• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Ismail Kadare u shpall qytetar nderi i Tetovës

Vinny nga Vinny
28 Tetor, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
30
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ismail Kadare sot u shpall qytetar nderi i Tetovës. Ky vendim u mor sot në seancën e këshillit komunal.

Ceremonia për këtë pritet të mbahet gjatë festave të nëntorit, kështu deklaroi kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi.

Këshilltarja komunale nga Lëvizja Besa, Besa Kadriu tha se ky akt do jetë një pikë pozitive për imazhin e qytetit.

“Kjo është një prestigj dhe do jetë një imazh pozitiv për qytetin për të pasur një anëtar siç është figura e Ismail Kadaresë, një autoritet shumë i dëshmuar në pjesën e krijimtarisë letrare, i cili njihet edhe në rang botëror. Autor i disa çmimeve prestigjioze botërore… Paraqet një figurën të një ambasadori të letërsisë shqipe veprat e të cilit janë përkthyer në dyzet gjuhë të botës”, deklaroi Kadriu.

Edhe pse votuan për, kritikë për këtë pikë pati nga këshilltari i LSDM-së, Gligorije Stojanovski i cili deklaroi se qyteti është multietnik dhe referuar shpalljes së Rifat Jasharit si qytetar nderi muajin korrik nga Komuna, se do të ishte më e arsyeshme nëse do të shpallej edhe dikush nga pala maqedonase. Siç deklaroi ai, përkundër respektit ndaj Kadaresë, tha se më mirë do ishte të shpallej dikush që është nga vendi dhe që punon dhe kontribuon për këtu.

Nga ana tjetër, këshilltari nga VMRO-DPMNE-ja, Ratko Davidovski përshëndeti nismën për shpalljen e Kadaresë si qytetar nderi. Ndërsa duke u ndërlidhur me Stojanovskin, ai tha se këtë e kanë si iniciativë dhe se do të propozojnë në vazhdim që edhe dikush nga pala maqedonase të shpallet qytetar nderi. Siç deklaroi ai, kjo pritet të bëhet në ditën e Komunës.

IsmailKadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82) dhe zv/kryetar i Frontit Demokratik. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin “Princesa de Asturias” për Artet më 2009 dhe Çmimin “Jerusalem” më 2015, si dhe para tre viteve me çmimin “American Nobel Prize”.

Kujtojmë që me 22 korrik, Komuna e Tetovës e shpalli qytetar nderi Rifat Jasharin, vëllaun e Adem Jasahrit. Familja Jashari njihet për historinë e saj dhe kontributin në çështjen kombëtare të shqiptarëve./portalb

Etiketa: ismailkadarenderiqytetartetove
Shkrimi Mëparshëm

Ermal Meta kthehet në Shqipëri si shkrimtar me librin “Nesër e Përgjithmonë”

Shkrimi Vijues

Misteri i gjuhës burushaski!

Shkrimi Vijues
Misteri i gjuhës burushaski!

Misteri i gjuhës burushaski!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist