E hënë, 27 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Imzot Pjetër Bogdani, dijetari e luftëtari i paepur

14 Gusht, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Imzot Pjetër Bogdani, një personalitet shumëdimenzional, mbetet figurë e padiskutuar kulturore-historike shqiptare.

Gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra. Krijoi edhe fjalë të reja. U përpoq në krijimin e termave po ashtu.

Përderisa vendin e lindjes, autori na e ka bërë të ditur në parathënien e veprës së tij, duke treguar se është nga Guri i Hasit, Rajoni i Prizrenit, data e lindjes nuk dihet sigurtë. Sipas Anila Omarit, me gjithë pasurinë e dokumentacionit, mbetet edhe sot i panjohur ky fakt biografik.

Studiuesit që janë marrë me jetëshkrimin e tij, kanë dhënë data të ndryshme që përfshijnë vitet 1618-1630. Megjithatë nga kërkimet e thelluara të L. Marlekajt kufinjtë e datëlindjes së Bogdanit mund të përafrohen midis viteve 1625-1627.

Si nxënës i kolegjit ilirik të Loretos, pas studimeve filozofike dhe atyre teologjike, ai shugurohet prift. Detyrën e meshtarit e ushtron në fshatrat e Prizrenit, në anët e vendlindjes së tij.

Në vitin 1656 thirret në Romë për të vazhduar studimet e larta teologjike në Kolegjin papnor të Propagandës së fesë. Aty i mëson gjuhët e Lindjes. Më 1658 kreu studimet e larta të teologjisë e filozofisë në Romë. Mori titullin doktor. Pas një kohe veprimtarie e apostulli si meshtar, emërtohet ipeshkëv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit.

Krahas misionit shpirtëror dhe atij ungjillor, imzot Pjetër Bogdani, punoi edhe në kultivimin e identitetit. Me vetëdije të plotë për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, ai gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra. Krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës si dhe në teologji e në fjalorin kishtar në përgjithësi.

Çeta e profetëve e Pjetër Bogdanit, Botimi I, 1685
Çeta e profetëve e Pjetër Bogdanit, Botimi I, 1685

Vepra e imzot Pjetër Bogdanit “Çeta e profetëve” (Cuneus prophetarum), u botua më 1685 në Padovë. Më 1691 dhe 1702 u rishtyp në Venedik me tituj të ndryshëm. Vepra “Cuneus Prophetarum”, sipas përkthimit të at Justin Rrotës ofm “Çeta e profetëve”, është një nga veprat më të rëndësishme teologjike, e të trashëgimisë të vjetër letrare në gjuhën shqipe.

Fakti që është e para vepër origjinale në gjuhën shqipe, në krahasim me veprat e autorëve paraardhës që ishin kryesisht përkthime, e bën tepër të rëndësishëm këtë libër.

Imzot Pjetër Bogdani është figura më e shquar e letërsisë së vjetër shqiptare. Ai shquhet jo vetëm si klerik i lartë, por edhe si atdhetar, me një dashuri të pakufi për gjuhën shqipe e për popullin shqiptar; dijetar e letrar, luftëtar i paepur për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe për zhvillimin e përparimin e tij kulturor. Ligjërimi i tij dallohet për zhdërvjelltësi e ndërtime sintaksore të një arkitektonie të sigurt.

Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare, iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithëkombëtar.

Imzot Pjetër Bogdani ishte një erudit. Nga vepra e tij mësojmë se, përveç gjuhës amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.
Për vlerat e shquara të Bogdanit më së miri flet vepra e tij “Çeta e profeteve”, e cila është shkruar me një kulturë të gjerë dhe ngërthen informacion të pasur nga historia e popullit tonë, filozofia dhe shkencat e natyrës.

Ndërroi jetë më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë ku edhe varroset.

Përgatiti: Aulon Marku /ObserverKult

Etiketa: bogdanidijetarkatolikluftetarpjeterpriftshqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Shkodër, tre monumente historie në prag shembjeje. Shansi dhe sfida e Benet Becit para tyre

Shkrimi Vijues

Kolë Idromeno, gur këndor i artit shqiptar dhe sinteza e universve adriatiko-jonianë të kulturës

Të Ngjashme

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”
Aktualitet

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës
Kultura

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj
Kultura

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

Busti i Lekë Dukagjini po kthehët në tokën e tij në Shpenadi të Prizrenit nga Shoqata “Lekë Dukagjini”

27 Tetor, 2025
108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

108-vjetori i themelimit të Liceut Francez të Korçës

27 Tetor, 2025
Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

Morea, një rrëfim për kujtesën e një toke arbërore që ende frymon në këngët dhe gjakun e bijve të saj

27 Tetor, 2025
Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

Berat, dy ikona të rralla nisin procesin e restaurimit në laboratorin e DRTK-së

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist