• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Hofreiter: Fillimi i negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në është i nevojshëm

Vinny nga Vinny
11 Prill, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
19
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në intervistën për DW, kryetari i Komiteti të BE-së në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter, shpjegon pse duhet të përshpejtohet procesi i zgjerimit.

Deutsche Welle: Disa politikanë shqiptarë kanë qenë së fundmi tek ju për të kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Si mund t’i bindni skeptikët në BE që të heqin dorë nga qëndrimi i bllokues?

Anton Hofreiter: Është e rëndësishme që në këto kohë të vështira të sigurohemi që Bashkimi Evropian të bëhet më i fortë dhe më i qëndrueshëm dhe që e gjithë Evropa të bëhet më e fortë dhe më e qëndrueshme. Për këtë është e rëndësishme që perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të bëhet shumë, shumë e qartë. Kjo është arsyeja pse unë dua që ky proces më në fund të fillojë dhe të çelen negociatat. Kam shumë shpresë se kjo do të jetë e mundur pas zgjedhjeve në Francë dhe mendoj se është e domosdoshme. Kam përshtypjen se ka filluar të kuptohet edhe në BE se rajoni dhe Europa do të bëhen më të qëndrueshme dhe më të forta, nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Deutsche Welle: Vitin e kaluar, fillimi i bisedimeve për anëtarësim me këto vende dështoi jo më për shkak të Francës, por për shkak të Bullgarisë. Të paktën ky ishte shpjegimi zyrtar. Së fundmi, kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të aplikonte për të ashtuquajturin “decoupling”, pra, shkëputjen nga Maqedonia e Veriut. A do te ishte e mundur kjo?

Anton Hofreiter: E mundur është, por pyetja është se sa kuptim ka. Kur Shqipëria u nda nga bisedimet me Malin e Zi në atë kohë, kjo nuk pati efekt të mirë. Në Bullgari tani kemi një qeveri të re dhe jam optimist se kjo qeveri do të arrijë ta heqë veton.

Deutsche Welle: Cilat janë argumentet tuaja që flasin për një përshpejtim të procesit?

Anton Hofreiter: Së pari, disponimi i fortë pro-evropian që mbizotëron në këto vende flet në favor të tyre. Pastaj, është mirë për vetë vendet nëse vazhdojnë me reformat dhe përparojnë me integrimin në Bashkimin Evropian. Dhe së dyti, është në të mirë të Bashkimit Evropian, sidomos tani përballë sfidave për t’u zgjeruar dhe për të anëtarësuar vende të tjera, se vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumë për të ofruar: kanë njerëz interesantë, kanë një rajon me potencial tejet të madh, për shembull në sektorin e energjive të rinovueshme, dhe kësisoj është një situatë win-win për të gjitha palët.

Deutsche Welle: Tani edhe Ukraina po kërkon të hyjë në BE. A ka gjasa që Ukraina, ose një vend tjetër më i rrezikuar nga lufta, të anëtarësohet në BE përpara vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e kandidatit?

Anton Hofreiter: Nuk mendoj se kjo është e gjasshme. Por në funksion të luftës shfarosëse në Ukrainë, na duhet të kujdesemi shumë edhe për Ukrainën dhe të mos harrojmë Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Sfidat janë të mëdha. Por besoj se mund të zotërohen, nëse BE-ja qëndron e bashkuar, nëse BE-ja nuk mendon vetëm për anëtarët e BE-së, por edhe për shtetet evropiane dhe Shqipëria është padyshim një prej tyre. /DW

Shkrimi Mëparshëm

“Si ndodhën vrasjet e 2 prillit 1991”, sipas ish-zv.ministrit të Brendshëm!

Shkrimi Vijues

“Skënderbeu i Ri në Shqipëri” Përpjekjet e Venedikut për të përdorur nipin e Skënderbeut, me qëllim bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër osmanëve

Shkrimi Vijues

“Skënderbeu i Ri në Shqipëri” Përpjekjet e Venedikut për të përdorur nipin e Skënderbeut, me qëllim bashkimin e shqiptarëve në luftë kundër osmanëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Prekazi i Jasharëve me ngjyrat e tingujt e 36 orëve të luftës e qëndresës

Prekazi i Jasharëve me ngjyrat e tingujt e 36 orëve të luftës e qëndresës

7 Mars, 2026
A e vrau Zogu Bajram Currin?

A e vrau Zogu Bajram Currin?

7 Mars, 2026
Datojnë që nga periudha ilire. Dy valle myzeqare shpallen pasuri kombëtare. “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare”

Datojnë që nga periudha ilire. Dy valle myzeqare shpallen pasuri kombëtare. “Vallja e ngjalës” dhe “Vallja dyshe Myzeqare”

7 Mars, 2026
Kryengritja e fakteve: Kur Akademia Greke e quante Skënderbeun hero të Shqipërisë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

Media e huaj: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

Dr. Carolus H. Th. Reinhold: Shqipja, gjuha e “flotës greke” në mesin e shekullit të 19-të

6 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist