• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Hafiz Ali Korça, patrioti i persekutuar nga regjimi komunist

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
8 Janar, 2026
Në Kultura
0
Hafiz Ali Korça, patrioti i persekutuar nga regjimi komunist
0
NDARJET
22
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Më 7 janar 1957 ndërroi jetë Hafiz Ali Korça, teolog me influencë, patriot, arsimtar e pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit.

Ali Korça, djali i Iljas efendiut, lindi në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll. U kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, drejtshkrim të gjuhës turke.

Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më pas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll.

Hafiz Ali Korça, patrioti i persekutuar nga regjimi komunist

Ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frënge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori i zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, Hafiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957. Nga punimet e tij mund të përmendim, përkthimin e Kuranit, Mevludin, “303 fjalë të Imam Aliut”, “Jusufi me Zelihanë”, “Rubaijati”, “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”, “Historia e shenjtë dhe katër kalifët”, etj.

Etiketa: Hafiz Ali Korçakomunistpatriotpersekutuarregjimi
Shkrimi Mëparshëm

Lea Ypi largohet e zhgënjyer: Mirupafshim Shqipëri, llaçin e shpifjeve ta kam lënë në derë

Shkrimi Vijues

Fan Noli, nxënës i veçantë e i përjetshëm me pesë diploma

Shkrimi Vijues
Fan Noli, nxënës i veçantë e i përjetshëm me pesë diploma

Fan Noli, nxënës i veçantë e i përjetshëm me pesë diploma

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Konstantinos S. Rodis: “ Jehonë Arvanite ” – Një qëndrim i vërtetë dhe neutral përballë fakteve

Konstantinos S. Rodis: “ Jehonë Arvanite ” – Një qëndrim i vërtetë dhe neutral përballë fakteve

11 Prill, 2026
Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

Arti i thurjes me grep, një nga vlerat e trashëgimisë sonë artizanale drejt UNESCO-s

11 Prill, 2026
Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit: “Denigrimi që i bëri regjimi komunist vazhdon”

Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit: “Denigrimi që i bëri regjimi komunist vazhdon”

11 Prill, 2026
Lahuta e Malësisë, zëri që nuk shuhet: Si mban gjallë identitetin shqiptar në shekullin XXI

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

Dimitrios Plapoutas: Mes Rrënjëve arbërore dhe kompleksitetit të identiteteve në Ballkanin para-nacionalist

9 Prill, 2026
Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

Një dëshmi e rrallë historike: Shqipëria në faqet e shtypit austriak më 1912, në momentin e lindjes së saj si shtet

9 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist