• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Gjendja në Ukrainë vlerësohet si “shumë, shumë serioze”

Vinny nga Vinny
12 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Bota, Kreu
0
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Aleatët më të rëndësishëm perëndimorë janë konsultuar në një videokonferencë të premten (11.02) për krizën e Ukrainës dhe kanë theksuar edhe njëherë vendosmërinë për sanksione të shpejta e të thella në rast të një sulmi rus në Ukrainë. Nga qarqet qeveritare gjermane bëhet e ditur, se gjendja vlerësohet nga Bashkimi Europian dhe NATO si “shumë, shumë serioze”. Të gjitha përpjekjet diplomatike synojnë që Moska të mos shkojë më tej me shkallëzimin e situatës. “Ajo që vlen është të ndalet një luftë në Europë”, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit pas përfundimit të lidhjes telefonike me krerëve perëndimorë.

Rritet shqetësimi për sulm rus ndaj Ukrainës

Presidenti, Joe Biden u konsultua në një rreth të gjerë krerësh perëndimorë për gjendjen në Ukrainë, me pjesëmarrjen edhe të kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz. Sipas Shtëpisë së Bardhë, në këtë videokonferencë morën pjesë edhe presidenti, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Iohannis dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Komisioni Europian u përfaqësua nga presidentja, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel.

Në bisedime u fol për “përforcimet ushtarake ruse në vazhdim” në kufirin ukrainas. Qëllimi i konsultimeve të partnerëve transatlantikë është koordinimi i diplomacisë dhe kërcënimit, thuhet nga Shtëpia e Bardhë. Sipas informacioneve të revistës gjermane, “Der Spiegel”, shërbimi sekret, CIA dhe ushtria amerikane iu raportuan aleatëve, se për shkak të informacioneve të reja, një sulm mund të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan nuk i komentoi raportimet e shërbimeve sekrete.

Diplomacia telefonike vazhdon të shtunën

Si Biden ashtu edhe presidenti francez, Macron për shkak të tensioneve të vazhdueshme duan të telefonojnë të shtunën me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Planet për këtë janë konfirmuar nga të gjitha palët. Macron ka telefonuar së fundmi disa herë me presidentin Putin. Të hënën e kësaj jave ai ishte në Moskë për bisedime, kurse në dhjetor ishte Biden e Putin që telefonuan me njëri-tjetrin. Të premten telefonuan edhe krerët e shtabeve ushtarake të SHBA dhe Rusisë, Mark Milley dhe Valeri Gerasimov, ku u diskutua për temat e sigurisë, bëri të ditur ministria amerikane e Mbrojtjes, pa ofruar të dhëna të tjera.

Ndërkohë SHBA kanë vendosur të transferojnë 3000 ushtarë të tjerë amerikanë nga një divizion në bazën amerikane të Karolinës së Veriut në shtetin anëtar të NATO-s, Poloni. Këtë e ka urdhëruar ministri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, me porosi të presidentit Biden, u tha në media./DW

Shkrimi Mëparshëm

Media Gjermane: Tirana, kryeqyteti rinor i Evropës me të rinjtë që po i largohen

Shkrimi Vijues

“Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë!” Shkrimtarja serbe përballet me Vuçiçin

Shkrimi Vijues

"Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë!" Shkrimtarja serbe përballet me Vuçiçin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Pasivizimi i adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Një çështje e pazgjidhur që kërkon vëmendje ndërkombëtare

Pasivizimi i adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Një çështje e pazgjidhur që kërkon vëmendje ndërkombëtare

6 Nëntor, 2026
Auron Tare: Ligji për Butrintin u hap rrugën fondacioneve të huaja për të administruar monumente shqiptare

Auron Tare: Ligji për Butrintin u hap rrugën fondacioneve të huaja për të administruar monumente shqiptare

6 Nëntor, 2026
Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

Shqiptarët dhe fashizmi: një akuzë “kolaboracionizmi” që dokumentet e rrëzojnë

29 Tetor, 2026
“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

“Albanians for America” u bën thirrje SHBA-së dhe BE-së të kërkojnë drejtësi për Banjskën

13 Tetor, 2026

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në TKOBAP, një mbrëmje kushtuar thesareve të folklorit shqiptar

12 Tetor, 2026
Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

Auron Tare publikon pamjet e shtëpisë së rrënuar të Mitrush Kutelit

12 Tetor, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist