E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Fshikulloi si rrallëkush politikanët e korruptuar”, Presidenti Meta kujton At Gjergj Fishtën

Meta jep mesazhin e fortë: Të punojmë vetëm për të…

23 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

“Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim”, shkruan Presidenti Ilir Meta.

Meta ka kujtuar ditën e lindjes së poetit të shquar At Gjergj Fishta, duke shkëputur edhe vargje nga veprat e tij, dhe jep mesazh të fortë për situatën aktuale politike në vend.

Teksa thekson se Fishta jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare, Meta e quan një mesazh aktual thirrjen që përcjell vepra “Lahuta e Malësisë”, ku poeti idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

“Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë”, shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTE

“O Perëndi, a ndjeve?

Tradhëtarët na lanë pa Atdhe,

E Ti rri e gjuan me rrufe

Lisat n’për male kot…”

Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

 

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

 

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot.

 

At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

 

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e Atdhè?” 🇦🇱

Shkrimi Mëparshëm

Duhet të plotësoni edhe 15 kushtet e tjera. Ambasadori gjerman: Nuk ka integrim të Shqipërisë, pa Gjykatë Kushtetuese

Shkrimi Vijues

Reforma në Drejtësi ka vendosur Ramën përballë SHBA

Të Ngjashme

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet
Aktualitet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit
Kryesore

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën
Aktualitet

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët
Kryesore

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

Reforma në Drejtësi ka vendosur Ramën përballë SHBA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist