E mërkurë, 16 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Foto / Mërgimtari nga Malësia e Madhe hap një muze përtej Atlantikut

18 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Një muze në qytetin Miçiganit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, themeluar nga Anton Marku Juncaj, një ish malësor i pasionuar pas verave etnografike, i cili në saje të vullnetit dhe dashurisë për artin dhe trashëgiminë kombëtare, arriti të grumbullojë qindra eksponate me vlerë dhe ti bartë në Amerikë, ku edhe themelon këtë muze unik, me synim që atë ta pasurojë e zgjeroje që të jetë tërheqës si per brezin tonë të ri në Amerikë ashtu edhe për vet amerikanët e të tjerët

Në kuadër të prezantimeve që bën portali ynë prointegra.ch, çdo të hëne, u përcaktova për një muze jashtë trojeve shqiptare madje tej Atlantikut, ku një mërgimtar ynë, pri nga pasioni dhe atdhedashuria dërgoi qindra eksponate të trashëgimisë sonë dhe themeloi një odë- muze.

Do theksuar se, shqiptarët kudo që kanë mërguar, kanë bartur një copë vendlindje në kurbet, qoftë doket, zakonet, këngët, vallet apo veshjet, apo edhe relikte të tjera nga fusha e etno-gjenezës, duke jetuar në dhe të huaj, por edhe duke bashkëjetuar më atë pjesë të kulturës të trashëguar nga të parët. Si asnjë pjesë e  popullatës shqiptare, nuk ka qenë më kultivuese apo thënë edhe më fanatike, sesa pjesa e migruar e popullatës nga Malësia e Madhe e cila, ndonëse ka migruar edhe tej Atlantikut, bashkëjeton për aq sa lejojnë mundësitë në masë të madhe me zakonet e doket e vendlindjes.

Në këtë rrafsh prin sidomos mërgimtari Anton Marku Juncaj nga Drume- Hot, të Malësisë së Madhe që prej vitesh jeton në Amerikë, por që është shumë i lidhur me vendlindje dhe me trashëgiminë etno- kulturore. Në saj të punës së tij të madhe sot pos një shoqërie kulturo artistike- “Rapsha në Mërgim” e kemi edhe ketë vepër muzeale që Antoni e themeloi në qytetin Miçiganit  ( Michiganit) ne Macomb të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky mërgimtar i pasionuar pas vlerave muzeale, në saje të vullnetit dhe dashurisë për artin popullor dhe trashëgiminë kombëtare, arriti që brenda pak vitesh të grumbullojë në Malësinë e Madhe me qindra eksponate me peshë, jo vetëm etnografike dhe ti bartë në Amerikë, ku edhe themelon këtë muze unik, me synim që atë ta pasurojë dhe zgjeroje edhe më dhe në këtë mënyrë brezave të ri tua ofrojë ato vlera të mëdha materiale e shpirtërore që ka pas Malësia, e krahas kësaj edhe miqve amerikanë e të tjerë që të njihen sado pak me thesarin e madh të trashëgimisë sonë kombëtare.

Ai përmes një bisede që zhvillova, përmes  postës elektronike, mi përcolli edhe këto foto, duke treguar se ka filluar me bashkimin e disa instrumente dhe veshjeve kombëtare, meqenëse siç thotë: ne u merreshim pak me folklor burimor te trevës se Malësisë se Madhe këtu ne Amerikë,  por duke mu pëlqyer për ditë e me shumë motivi për thesarin tonë material e shpirtëror i hyra grumbullimit të artefakteve të ndryshme, në fillim sa për të pas një dhomë muze, por ambiciet u shtuan dita ditës dhe tash për synim kam një objekt më të madh muzeal, duke pas përkrahjen e mërgimtarëve tanë nga treva prej nga kam ardhur e pse jo edhe më gjerë”.

Ai më tej shpjegon se : “Sot ky muze ose ode ashtu si ne e quajmë ka diku rreth 250 gjëra që janë filluar nga veglat e punës qe janë përdor ne trevat tona e deri tek enët e përditshme te një familje malësore, por edhe një numër të mirë të instrumente kombëtare e bashkë me to edhe dhjet palë veshje kombëtare duke filluar nga çakshirët, xhamadani e me xhubletën sa mijëvjeçarë. Po ashtu kemi edhe afër 80 libra te vjetër te historisë shqiptare te trevave te ndryshme duke filluar nga kanuni i Lek Dukagjinit, Lahuta e Malsis e shumë e shumë të tjera. Po në këtë muze kemi edhe disa fotografi shumë me domethënie qe i takonin të ndjerit Prek Gruda, një i atdhetarit të madh të kombit tonë

Përveç këtij muzeu këtu ne mërgim ne prej afër 9 vitesh kemi udhëheq edhe Shoqërinë Kulturo- Artistike “RAPSHA NE MERGIM” ku edhe jemi si iniciatori i parë për krijimin e saj e që sot numëron dakun afër 40 anëtar e qe pothuaj se shumica prej tyre kanë lind dhe rritur këtu në Amerikë, por flasin, këndojnë dhe vallëzojnë shqip

Më konkretisht është SHKA “Rapsha në mërgim” e themeluar qysh në vitin 2012, si degë e ndarë nga trungu i simotrës së saj “Rapsha” – Drume- Hot, që në fakt është një nga shoqëritë më të organizuara e më cilësore shqiptare që ruan në shkallë të lartë këngën e vallen e sidomos veshjen autoktone të femrave, xhubletën mijëvjeçare./prointegra

 

 

Shkrimi Mëparshëm

Të sëmurët me Covid dynden në pika saldimi për bombola oksigjeni

Shkrimi Vijues

Bullgaria pengon me veto integrimin e Maqedonisë. Këshilli i Ambasadorëve: Nuk është treguar një vend i orientuar drejt Europës

Të Ngjashme

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet
Aktualitet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore
Aktualitet

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit
Kryesore

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën
Aktualitet

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët
Kryesore

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues

Bullgaria pengon me veto integrimin e Maqedonisë. Këshilli i Ambasadorëve: Nuk është treguar një vend i orientuar drejt Europës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

Letërkëmbimi i Skënderbeut me sulltanët në Arkivin sekret të Vatikanit, si u zbuluan! Çfarë përmbajnë 8 letrat e panjohura, dokumentet

16 Korrik, 2025
Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

Gjirokastra feston 20-vjetorin si trashëgimi botërore

16 Korrik, 2025
Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së atdhetarit të shquar, Çerçiz Topullit

16 Korrik, 2025
Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

Trashëgimia e Karl Gegës, vizion i gjeniut shqiptar që lidhi Evropën

16 Korrik, 2025
Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

Esat Toptani nuk ishte i vetmi që bashkëpunoi me jugosllavët

16 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist