E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Forca nuk vendos, luftërat e padrejta janë të destinuara për t’u humbur

28 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Pikepamje, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

NGA JOSEP BORELL

Në këtë orë të errët, kur po shohim pushtimin e paprovokuar dhe të padrejtë të Ukrainës nga Rusia dhe fushata masive dezinformimi, a është shumë e nevojshme të ndahen gënjeshtrat – të shpikura për të justifikuar atë çka nuk mund të justifikohet – nga faktet. Faktet janë se Rusia, një fuqi e madhe bërthamore, ka sulmuar dhe pushtuar një vend fqinj paqësor dhe demokratik, që as nuk përbënte kërcënim dhe as nuk e provokonte atë. Për më tepër, Presidenti Putin po kërcënon me reprezalje çdo shtet tjetër që mund t’i shkojë në ndihmë popullit të Ukrainës. Një përdorim i tillë i forcës dhe detyrimit nuk ka vend në shekullin e 21-të.

Ajo që po bën Presidenti Putin nuk është vetëm një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare, por edhe një shkelje e parimeve themelore të bashkëjetesës njerëzore. Me zgjedhjen e tij për të rikthyer luftën në Evropë, ne shohim kthimin e “ligjit të xhunglës”, ku vendos forca. Shënjestra nuk është vetëm Ukraina, por siguria e Evropës dhe gjithë rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla, i mbështetur në sistemin e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare.

Agresioni i tij po merr jetë të pafajshme, po shkatërron dëshirën e njerëzve për të jetuar në paqe. Po goditen objekte civile, duke shkelur qartë të drejtën ndërkombëtare humanitare, duke i detyruar njerëzit të ikin. Po shohim zhvillimin e një katastrofe humanitare. Prej muajsh kemi bërë përpjekje të pashoqe për të arritur një zgjidhje diplomatike. Por Putini i gënjeu në sy të gjithë ata, me të cilët u takua, duke u shtirur se kinse ishte i interesuar për një zgjidhje paqësore. Por përkundrazi, ai zgjodhi një pushtim në shkallë të gjerë, një luftë të vërtetë.

Rusia duhet të ndërpresë menjëherë operacionet e saj ushtarake dhe të tërhiqet pa kushte nga i gjithë territori i Ukrainës. E njëjta gjë vlen edhe për Bjellorusinë, e cila duhet të ndalojë menjëherë përfshirjen e saj në këtë agresion dhe të respektojë detyrimet ndërkombëtare. Bashkimi Evropian është i bashkuar për të ofruar mbështetjen e vet të fortë për Ukrainën dhe popullin e saj. Kjo është një çështje për jetë a vdekje. Unë jam duke përgatitur një paketë emergjente për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës në luftën e tyre.

Tani komuniteti ndërkombëtar, si përgjigje, do të zgjedhë një izolim të plotë të Rusisë, për ta vënë Presidentin Putin para përgjegjësisë për këtë agresion. Ne po vendosim sanksione mbi ata që financojnë luftën, duke bllokuar sistemin bankar rus dhe qasjen e tij në rezervat ndërkombëtare.

BE-ja dhe partnerët e saj kanë vendosur tashmë sanksione masive ndaj Rusisë që synojnë liderët dhe elitat e saj, si dhe sektorët strategjikë të ekonomisë së drejtuar nga Kremlini. Qëllimi nuk është të dëmtohet populli rus, por të dobësohet aftësia e Kremlinit për të financuar këtë luftë të padrejtë. Duke bërë këtë, ne po renditemi krah partnerëve dhe aleatëve tanë – SHBA-ve, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Australisë. Ne po shohim gjithashtu se shumë vende nga e gjithë bota po protestojnë për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, përfshirë miqtë tanë në Shqipëri. Ne qëndrojmë së bashku në anën e duhur të historisë, përballë sulmit të tmerrshëm të Rusisë ndaj një vendi të lirë dhe sovran. Për të justifikuar krimet e tij, Kremlini dhe mbështetësit e tij janë përfshirë në një fushatë masive dezinformimi, që ka nisur javë më parë.

Ne kemi parë mediat shtetërore ruse dhe ekosistemin e tyre që shpërndajnë të pavërteta në rrjetet e mediave sociale me synimin për të mashtruar dhe manipuluar. Edhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë vënë në shënjestër nga operacionet e dezinformimit të Kremlinit që prej një kohe të gjatë dhe dinë si ta dallojnë kur ekspozohen ndaj manipulimit të informacionit.

Propagandistët e Kremlinit e quajnë pushtimin “një operacion special”, por ky eufemizëm cinik nuk mund ta fshehë se jemi dëshmitarë të një pushtimi të plotë të Ukrainës, me synimin për të shkatërruar lirinë e saj, qeverinë legjitime dhe strukturat demokratike. Ta quash qeverinë e Kievit “neonaziste” dhe “rusofobike”, është e pakuptimtë: të gjitha manifestimet naziste janë të ndaluara në Ukrainë. Në Ukrainën moderne, kandidatët e krahut të djathtë ekstrem janë një fenomen periferik me mbështetje minimale, pa e kapërcyer pengesën për të hyrë në Parlament. Qeveria ukrainase nuk e ka izoluar Donbasin dhe nuk e ka ndaluar përdorimin e gjuhës dhe kulturës ruse. Donetsku dhe Luhanski nuk janë republika, ato janë zona ukrainase të kontrolluara nga grupe separatiste të armatosura dhe të mbështetura nga Rusia.

Ne e dimë këtë, por edhe shumë rusë e dinë. Që prej fillimit të pushtimit ka pasur protesta të guximshme në qytetet e mbarë Rusisë, që kërkojnë mbarimin e agresionit kundër një kombi fqinj paqësor. Ne i dëgjojmë zërat e tyre, vlerësojmë guximin e tyre për të ngritur zërin dhe shohim gjithashtu shumë figura të shquara publike në Rusi që protestojnë kundër këtij pushtimi të pakuptimtë.

Unë vazhdoj të punoj me partnerët tanë nëpër botë për të siguruar veprimin e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar kundër sjelljes së Kremlinit. Më 25 shkurt, vetëm Rusia vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër agresionit rus ndaj Ukrainës, ndërsa Kina, India dhe Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan. Në gjithë botën vendet dënojnë sulmet e Rusisë dhe në Asamblenë e Përgjithshme, i gjithë komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkojë forcat dhe të ndihmojë për t’i dhënë fund agresionit ushtarak të Rusisë duke miratuar Rezolutën përkatëse të OKB-së. Falënderojmë veçanërisht Shqipërinë si bashkëpenëmbajtëse të rezolutës.

Për fat të keq, popujt e Ballkanit Perëndimor e dinë fare mirë se çfarë është lufta. Ata kanë përjetuar vuajtjet e civilëve të pafajshëm dhe e kuptojnë pse është kaq e rëndësishme të luftohet për liri. Ata e kuptojnë fare mirë se çfarë po kalon populli i Ukrainës.

Për shkak të këtyre kujtimeve të hidhura të luftës dhe ngase e vlerësojnë paqen e vërtetë popujt e Ballkanit Perëndimor dëshirojnë në masë dërrmuese t’i bashkohen Bashkimit Evropian, projektit më të suksesshëm të paqes në historinë e njerëzimit. Ata e dinë, ashtu si ne, se vendi i tyre është në BE.

Me këtë luftë në Ukrainë, bota nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Tani më shumë se kurrë, është koha që shoqëritë dhe aleancat të bashkohen për të ndërtuar të ardhmen tonë mbi besimin, drejtësinë dhe lirinë. Është çasti për t’u ngritur dhe për të folur. Forca nuk vendos. Kurrë nuk ka vendosur. Kurrë nuk do të vendosë.

*Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë

Shkrimi Mëparshëm

Këto janë humbjet e Rusisë në Ukrainë, në gjuhën e shifrave

Shkrimi Vijues

Boiken Abazi: Ukrainasit po luftojnë sot edhe për shqiptarët

Të Ngjashme

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut
Aktualitet

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”
Kultura

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij
Kultura

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Boiken Abazi: Ukrainasit po luftojnë sot edhe për shqiptarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

“Këtë tokë e trashëgojmë nga Skënderbeu …”

22 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist