• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Flutura Açka i përgjigjet Ramës: Nuk ke më se çfarë ti ofrosh vendit

Vinny nga Vinny
22 Mars, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
0
0
NDARJET
199
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Flutura Açka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të tij ndaj anëtarëve të opozitës, në prezantimin e kandidatëve të PS-së këtë të diel në Elbasan.

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjete sociale, Açka nënvizon se në takimet që ka me qytetarët, ndihet nevoja e tyre për ndryshim. Më tej ajo theksoi se gjuha e përdorur nga kryesocialisti nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili sipas saj ka detyrë politikë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.

Postimi i plotë i Flutra Açkës:

Gjuha e tij nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili ka detyrë politike të bëjë zgjedhje të ndershme. Mbrëmë takova një mik të vjetër që jeton në zemër të kalasë së Elbasanit, me të cilin kam një jetë që njihem. Mëngjesin e “Ditës së Verës”, më shpjegoi ai, nuk i ishte lejuar të ecte në rrugicën e tij, pasi aty do të kalonte kryeministri. Edhe sot nuk ishte aq e lehtë të ecje nëpër Elbasan, pasi mbase, i pakënaqur nga “Dita e Verës”, Kryeministri ynë ia behu edhe sot në Elbasan, dhe sërish për të derdhur çartjen që e ka zënë prej kohësh gjatë rrugës për te Dita e Pranverës Shqiptare. Tha mes të tjerash, se ne “të tjerët” ishim aq të dëshpëruar, sa ishim kthyer në klitharakë që po trazonim rrugën e tij aq të ndritur, për të cilën shqiptarëve u duhen vetëm sy për ta parë. Dhe elbasanasit në fakt kanë sy për ta parë!

Unë dua të jem shumë e sinqertë me të dhe t’i them se me atë çfarë kam parë e dëgjuar e prekur nëpër Elbasan, të dëshpëruarit e vërtetë janë mijëra qytetarë të zakonshëm që nuk duan më të dëgjojnë dërrdërrollogjinë e tij të dalëboje; të dëshpëruarit e vërtetë janë “skuthat e tij të errësirës”, të cilët gjurmojnë hap pas hapi militantët demokratë dhe të tjerë qytetarë që u është fokur shpirti nga shkatërrimi që i ka bërë qytetit pushteti i tij dhe zarët e tij lokalë; të dëshpëruarit e vërtetë janë skuadrat e tij që dhunojnë dhe shkelin ligjin duke kërcënuar zyrat modeste të partisë opozitare, ku militojnë qytetarë të thjeshtë që meritojnë mbrojtjen nga ligji dhe shteti i tyre; të dëshpëruarit janë skalionet e tij që pasi i kanë siguruar me ligj mbylljen e opozitës me orën policore, dalin dhe bëjnë fushatë në orët e natës, pa pyetur për Covid e Ligj; i dëshpëruari i vërtetë është ai vetë që ende nuk e ka kuptuar se pyetjen që ia drejtoi sot opozitës “Se çfarë mund t’i ofrojë Shqipërisë?”, në të vërtetë duhet t’ia bëjë vetes dhe tarallakëve dhe banditëve rrotull tij.

Çfarë mund t’i ofrojë më Shqipërisë kryeministri ynë? Çfarë mund t’i ofrojë Elbasanit dërgata e tij, veç shkatërrimit të plotë të qytetit, shkatërrim që çdo qytetar e ka fare të qartë. Qyteti i Elbasanit është tani një udhëkryq bandash të mbrojtura nga pushteti i tij, është një qytet i tulatur nga dora e dhunshme e emisarëve të tij, është një qytet i fyer nga inferiroriteti dhe denbabadenëria e drejtuesve të tij butakë.

Lumi i vrerit ndaj opozitës, ndaj koalicionit të saj me partitë e tjera në Alencën për Ndryshim, vetëm e nderon opozitën dhe i shpjegon thjesht çdo shqiptari se sa i shqetësuar është kryministri i tij, por edhe përse është kaq i shqetësuar kryeministri i tij. Gjuha e tij nuk i ngjan asnjë kryeministri në botën e qytetëruar, i cili ka detyrë politike të bëjë zgjedhje të ndershme dhe detyrë historike të mos e bëjë më Shqipërinë lajm në gjuhë të huaj për guerrile që vjedhin vota dhe qeverira që vijnë në pushtet si hajdutë të vendimit të popullit të vet, duke shkelur çdo princip, çdo ligj, çdo moral, çdo kod e kusht qytetarie. Doni shembuj, ja një fare i thjeshtë. Në cilin ligj është mbështetur vendosja e këtyre reklamave të partisë në pushtet në këtë objekt shtetëror në Belsh?

Shkrimi Mëparshëm

Ul kokën Rama, pranon vaksinat e Putinit: Mbërrijnë në Rinas 10 000 doza Sputnik-V

Shkrimi Vijues

Shembja e maternitetit, Unioni i Arkitektëve: Institucionet heshtin

Shkrimi Vijues

Shembja e maternitetit, Unioni i Arkitektëve: Institucionet heshtin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist