E diel, 19 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Filmi shqiptar rrëmben gjashtë çmimeve në SHBA!

21 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Prodhimi shqiptar shënon sukses në konkurrimin në “Northern Virginia International Film Festival”, në SHBA. Filmi me regji nga Dionis Papadhimitri, rrëmbeu plot 6 çmime në këtë festival.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë e vlerëson sukses, duke publikuar edhe renditjen e vlerësimeve që iu akordua në “Northern Virginia International Film Festival” në SHBA.

“Sukses për filmin “Love”, regjia Dionis Papadhimitri, prodhim i shtëpisë kinematografike “Papadhimitri Film Production”. Fitoi 6 çmime në festivalin “Northern Virginia International Film Festival”. Filmi më i mirë; regjisori më i mirë, Dionis Papadhimitri; skenari më i mirë; aktori më i mirë, Genti Kame; aktori më i mirë dytësor, Gentian Zenelaj, filmi më i mirë në gjuhë të huaj” – raporton Qendra Kombëtare e Kinematografisë ( QKK).

Skenari i “Love” është shkruar nga Irvin Muçaj dhe Dionis Papadhimitri, dhe jetësohet në film përmes paraqitjes artistike të aktorëve të njohur si Genti Kame, Olta Gixhari, Rozi Kostani, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Luli Bitri dhe Herion Mustafaraj. Në role në filmin “Love” janë dhe Nevina Shtylla dhe Sara Kolami.

Plot humor e ironi, filmi flet për një burrë pas të dyzetave që kthehet për të kërkuar qetësinë. Jeta familjare dhe vitet e rutinës janë të padurueshëm. Në vendlindje çdokush kërkon të kthehet një ditë, por a është kjo zgjidhja?!

Në këtë kërkim sa personal aq edhe grotesk “të shtëpisë” nisin dhe aventurat. A janë të diskriminuar burrat, sot! Pse nuk flasim për këtë?!

Në rolin kryesor është Genti Kame, që sjell me shumë ndjenjë, një personazh të ri në karrierën e tij. Të ndarë nga vitet, katër shokë fëmijërie takohen sot në një Tiranë që shkëlqen nga dritat dhe luksi ekstrem, dhe nën buzëqeshjet e tyre nisim të njohim të vërtetën.

Gent Hazizi, Herion Mustafaraj dhe Gentian Zenelaj, janë të pazëvendësueshëm për diversitetin që kanë arritur. Në tre role të arritur artistikisht, hyjnë në film plot sensualitet, aktoret Olta Gixhari, Rozi Kostani dhe debutuesja, Sara Kolami.

Filmi dhe realizimi

Filmi “Love” është xhiruar në Tiranë, si prodhim i shtëpisë kinematografike “Papadhimitri Film Production”, financuar më parë, nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Me regji nga Dionis Papadhimitri, “Love” është një film i ndërtuar në të tashmen, duke depërtuar me shumë kurajë në krizat dhe përjetimet e personazheve. Subjekti i thjeshtë i filmit dhe kujdesi për të ruajtur deri në fund të bukurën, vjen me shumë estetikë, në një kuadër të saktë nga drejtori i fotografisë Spartak Papadhimitri.

Muzika e filmit nga Bojken Lako, sjell në “Love” ajrin, përtej shkëlqimit dhe arrogancës, të kohës dhe vendit ku jetojmë.

Kostumet nga Ardi Asllanit janë në harmoni të plotë me ngjyrat, skenografinë dhe mbi të gjitha ndihmojnë dramaturgjinë dhe aktorin të thotë fjalën e vet. Filmi “Love” me aktorët shqiptarë shënoi sukses këtë herë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Virxhinia Veriore, në SHBA, një pjesëmarrje që vjen në vijim dhe të festivaleve më parë që ka marrë pjesë ky prodhim i kinematografisë shqiptare dhe vlerësuar me çmime.

LOVE NGA Dionis Papadhimitri, në janar të këtij viti fitoi dhe çmimin special të jurisë në Festivalin e Filmit Bayou, që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në edicionin e 16-të, mbajtur prej 20-27 janar.

Shkrimi Mëparshëm

Kur Mihal Grameno i shkruante letër bashkëkombasve

Shkrimi Vijues

Himariotët dhe Himara siç i njohu Marin Barleti

Të Ngjashme

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush
Kultura

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?
Kultura

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 
Kultura

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob
Kultura

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  
Kultura

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar
Kultura

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Himariotët dhe Himara siç i njohu Marin Barleti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

16 Tetor, 2025
E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist