E premte, 24 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Ethet e Gushtit në turizmin shqiptar / Kur mikpritjen s’e ke, por do që ta bësh biznes

18 Korrik, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

 

   E ndjej se si i shohin emigrantët vendasit, sidomos gjatë këtyre ditëve të nxehta verore, sidomos pas hapjes së shumëpritur të kufijve.  Secili nga ne ka një sy të tretë, të ndergjegjies, të telepatisë e sa më shumë ta ushtrosh atë aq më shumë aftësohet për perceptime edhe më të detajuara. Kjo shqisë ekstra, le të themi, më ka ndihmuar të kuptoj se nën ç’optikë i shohin shqiptarët turistët në përgjithësi dhe emigrantët në veçanti. Mërgimtarët duket sikur shihen si njerëz të mefshtë, të cilët mund të shfrytëzohen, të rripen kollaj, si asgjë më shumë se burim leku. Ndërkaq ka plot emigrant që e kanë lexuar këtë lloj mendësie dhe e shfrytëzojnë… Sidomos në muajin gusht bëhen gati të gjithë si në ethe, për emigrantët, burimi kryesor I të ardhurave të vendit tonë. Femrat të parat, mprehin makiavelizmin, cinizmin, pragmatizmin dhe arrogancen e mbështjellë me zhguall seksi. Por për hipokrizi dhe servilizem ndaj interesit nuk ua kalojnë dot “artistëve” të taksive, dyqaneve, restoranteve, hoteleve, klubeve etj! Po ky shpërfytyrim e shtazërim ndaj tjetrit nga mbin në mendjen dhe shpirtin e dikujt? Padyshim varfëria, represioni, reflukset hormonale, frustrimet me veten dhe jetën shqiptare, zilia, pamundësia, shtypja nën një darë mosfrymëmarrje konstante, dëshira për mbijetesë. Nga kultura…e munguar. Nga referencat në familje. Sepse fëmijët kurrë nuk bëjne ç’u thonë prindërit, por bëjnë saktesisht atë që bëjnë prindërit.

Gjithë sa më lartë e sa do shkruaj, më tej, më poshtë, ma ka shtënë ndërmend rrëfimi i thjeshte një mikut tim nga Kosova, i cili është resident në Angli dhe punon kuzhinier.

T’i duash pushimet në vendin tend, edhe kur bëhen barcaletë ndërkombëtare

 

Faturë e “saktë”, porosi e pasaktë!

“Në Shqipërinë tonë shumçka, nuk shkon” – thotë ai.  

“Së pari në marrëdhënie me veten tonë (shqiptarët), vrasje, rrahje, frikë, të shtëna me armë. Në fund të bishtit të gjatë të shfaqeve të shëmtuara vijnë marrëdhëniet me turistët,  të cilët ndiqen pas, si miu nga macja, për një rezervim tre ditor, që duhet përmbushur detyrimisht.

Nençmim, po edhe vjedhje, paragjykim që fillon që në përlasion e dy dialekteve. Rastisëm me nji mik nga Kuksi, në një nga perlat natyrore më të reklamuara të jugut shqiptar. Pas ditës në plazh, vendosëm të darkojmë e më pas të nisemish për Tiranë. Porositëm peshk, karkaleca kallamarë e rizoto.

Për mua ishte e tepërt dhe s’mundta të ha.

I kërkova kamarierit që porcionin me kallamarë e karkaleca ta paketonin, për me vetë, për gruan në shtëpi.

Kur e hapa paketimin, ishte vetem gjysmë racioni. Ishin vetëm karkalecët e mungonte fare kallamari.

Nuk u hidhrova, gabime bëjmë të gjithë. Pas një jave, meqë natyra më mahniti, kthehem me gruan dhe motrën, në të njëjtin vend dhe tek i njëjti restorant.

Porosisim peshk, sallatë, patate etj… Kamarieri na propozon edhe djathin e dhise, dhe e pranuam propozimin e tij, me dëshirë për diçka speciale. I pruri të gjitha, përveç djathit!

U tregova rishtas zonjave në tavolinë për ndodhinë e fundjavës së shkuar dhe na humbi dëshira për të kërkuar djathin, ndaj edhe nuk ia kërkuam më tej. Pas fare pak minutash kërkova llogarinë dhe në të qe shkruar edhe djathi i cili nuk na u servir fare. Kur ja vura në dukje këtë gjë kamarierit fillimisht u hoq sikur nuk degjoi e më pas kur rrefuzova të paguaj, iu mblodh përqëndrimi. Fillimisht u përpoq të largohej, me justifikimin për të pyetur e marrë informacion, por pas këmbënguljes sime më kërkoi ndjesë. Kërkova të flas me menaxherin, pasi përvoja e pakuptimtë dhe shqetësuese mu përsërit për herë të dytë, në të njëjtin lokal.

Hera e dytë që vij dhe dy herë “gabim”, ia nisa të flas me personin që mori përsipër rolin e menaxherit. Kerkoi ndjesë dhe “argumentoi” me një shprehje që nuk do e harroj kurrë: “Na falni por këtë kamarierin e kemi lab shumë të keq”. Më pas na ofroi miqësisht kafe ose fruta, por ishim në të dalë e sipër, të shqetësuar dhe nuk qe moment i përshtatshëm për kafe apo fruta.

U ndjeva i tradhëtuar nga njerëzit e mi!”

 

Pse po vihet në pikpyetje virtyti i lashtë i mikpritjes?

Shqetësimi nuk resht vetëm në lëmin e turizmit, problemi është te koncepti i sipërmarrjes në tërësi. Sipërmarrja është veç të tjerash një dukuri sociale që vjen si pasojë e dëshirës pikë së pari për vetpunësim e pikë së dyti si angazhim të një kapitali në kohë, në mënyrë që ky kapital të kthehet, shpresojmë, i shumëfishuar. Dukuritë sociale ecin thuajse të sikronizuara me njëra-tjetrën dhe ne jemi të vetëdijshëm ose gjysmë të vetëdijshëm se kush i bën në Shqipëri, investimet e mëdha në fushën e turizmit dhe se kush i frekuenton më së shumti këto aktivitete pompoze dhe figurante.  

Sipërmarrja, investimi, ndërmarrja duhet parë si një angazhim afatgjatë që do shenjojë jetën e sipërmarrësit, do e identifikojë botërisht atë, do jetë vula e tij. Disa prej nesh në Shqipëri supozojmë se që të hapësh një biznes, mjafton të investosh fuqishëm fillimisht. Pastaj suksesi hamendësohet i garantuar pikërisht nga shkëlqimi i madh i të hollave të hedhura në strukturim. Është e kotë të theksoj më tej se investimi më i madh, e që ka njohur ecuri të paparashikuar kudo në Europë është shërbimi ndaj klientëve. (Peshkun e gatuajnë të gjithë, por jo të gjithë kanë të njëjtën ecuri në të ardhura. Jo të gjithë shesin njësoj).

Përvoja e përditshme tregon se plot njerëz preferojnë të mbyllin shpenzimet e tyre bazike në mini-marketët e lagjeve, pasi aty ndjejnë afrimitet dhe fqinjësi të mirë. Gjejnë komunikim, familjaritet dhe dashamirësi.

Kur mikpritjen s’e ke, atëherë s’mund ta bësh biznes

 

Dashamirëria! Kjo është fjala kyçe për një histori të sukseshme, aq më tepër në turizëm. A shpërfaqet kjo dashamirësi në një hotel ku ti paguan shtrenjtë dhomën, por je i detyruar të paguash edhe zhezllonin, për të shijuar plazhin, sakaq që atraksione të tjera s’ka?! Ku është dashamirësia tek subjektet që shtojnë numrin e yjeve të hoteleve, vetëm për të shtrenjtuar çmimet? Pesë yje janë përgjegjësi shtesë, angazhim dhe detyrime ekstra në shërbim, janë një borxh i krijuar nga një premtim i rremë në të shumtën e rasteve.

Puna me njerëz është mjaft sfiduese, sidomos kur e merr përsipër nja kategori njerëzisht të cilët motiv të vetëm në çdo manovër kanë paranë. Për më tepër që katapultimi nga një shtresë e mesme në një shtresë të lartë me të ardhura të shumfishuara është narkotizues edhe për njerëz me një karakter të fortë, e jo më për persona fizik që të shkuarën e tyre financiare e kanë në mjegull. Duket sikur arroganca ka zaptuar detin, por uroj të mos jetë e vërtetë. Sepse shumë turistë duan ta frekuentojnë bregdetin tonë, por administrimi i gabuar, menaxhimi i parregullt i turizmit si industri dhe sipërmarrjeve lokale në veçanti i bën të largohen dhe të kenë një përshtypje të keqe për vendin në përgjithësi! Pra këtij turizmi, kësaj mikpritje të shtirur, po i bie maska, në disa raste qoftë edhe nga mungesa e një buzagazi, jo më nga pacipësia e shprehjes “Po deshe rri, po deshe ik!”. Është padrejtësi ndaj vetes, ndaj vendit nëse nuk ndryshon kjo. Dhe ndryshimi vjen nga të gjithë ne. Sepse duhet të mësojmë të mos jetojmë për fasadë e karshillët. Duhet të ndërgjegjësohemi ne të parët e të braktisim ambjentet e stërshtrenjta që nuk e justifikojnë shpenzimin. Kompleksi për mos u dukur të varfër po i merr në qaf shqiptarët. Por ndryshe nga iluzionet e rrjeteve sociale o njerëz të mirë, jemi vendi më i varfër në rajon, me të ardhurat më të ulëta për frymë dhe sigurisht më i varfëri në Europë, nëse mund të matemi me atë metër. Atëherë “të rrimë shtrembër e të flasim drejtë”. Në një treg rajonal (Itali, Greqi, Turqi, Kroaci, Slloveni, Mal i Zi e Maqedoni e Veriut) ku riviera e jugut tonë është e konkurruar fortë në bukuri, shërbim, çmime, emër (reputacion) ,infrastrukturë, cilësi gatimi, higjene etj, detyra më bazike e shtëpisë është pikë së pari të duam dhe respektojme rigorozisht njëri-tjetrin dhe së dyti të hedhim poshtë mitin e pushuesve europianë që thonë, teksa i mbyllin një herë e mirë hesapet me Shqipërinë:  Këta të gjitha i kanë veç tru e zemër jo!/

 

Shkrimi Mëparshëm

SPAK heton pasuritë e ‘njerëzve’ të Tahirit

Shkrimi Vijues

Qytetin e lashtë të Amantias e bëjnë grek. Florian Binaj: O tradhtarë! Zgarbista të ndyrë…

Të Ngjashme

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”
Kultura

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar
Kultura

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve
Kryesore

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit
Kultura

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Qytetin e lashtë të Amantias e bëjnë grek. Florian Binaj: O tradhtarë! Zgarbista të ndyrë…

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

Përvjetori i ndarjes nga jeta – Franz Bopp ai që i dha përgjigje pyetjes “Çfarë vendi zë shqipja brenda familjes indoevropiane?”

24 Tetor, 2025
Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

Përvjetori i lindjes së Gjergj Fishtës/ Shkrimtari që i dha shprehje artistike shpirtit kërkues të Shtetit të ri sovran shqiptar

24 Tetor, 2025
Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

Nga Kaukazi në Ballkan: Origjina e sllavëve përball autoktonisë ilire të shqiptarëve

24 Tetor, 2025
Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

Kishat dhe xhamitë e papërsëritshme shqiptare, të shembura ose të tjetërsuara gjatë komunizmit

24 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist