E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Ernest Koliqi për Faik Konicën në 150-vjetorin e lindjes

7 Mars, 2025
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Frank Shkreli

“Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.” (Faik Konica)

Marsi është muaji i Faik Konicës! 15 Marsi, 2025, shënon 150-vjetorin e lindjes së Faik Konicës. Ndërsa numri i parë i revistës së tij të famshme “Albania” ka filluar botimin me 25 Mars, 1897 në Bruksel – një revistë mujore me përmbajtje politike, letrare dhe kulturore — vërtetë një tribunë mendimesh politike dhe historike nga më të dalluarit e elitës kombëtare shqiptare të kohës. Për 12 vjet, që vazhdoi së botuari, “Albania” përfshinte, përveç gjuhës shqipe, artikuj edhe në frëngjisht e turqisht.

Në një shkrim përkujtimor në revistën e tij “Shejzat” (No 5-8, 1967), Ernest Koliqi, vlerson zotësitë e Faik Konicës dhe kontributet e tija në lëmi të ndryshme të veprimtarisë së tij, pore dhe disa të meta:

Image

Ernest Koliqi

“Ndonëse nuk la nji vepër organike që të pasqyronte pregatitjen e rrallë ditunore dhe vêtitë e shqueme artistike me të cilat e pajisi natyra, prap se prap, në letrat shqipe emni i tij mbetet si ai i nji stilisti plot hijeshi, i nji magjistari të shkrimit. Me gjuhën tonë ende në fazën e parë të lavrimit, ai dijti me i u afrue në shprehje shkrimtarvet mâ të përmendun frengë, për zgjedhësi (élégance) e ligjirim fjolluer”.

Duke shtuar se Konica, “Fjalinë e lakon me mjeshtri të pashoqe, mendimin e ndryn në nji gëlvozhë a lëvozhgë gastarje, periudhën e gjallnon me nji dèll muzikuer tërhjekës tue u dhurue fjalëve mâ të zakonshme nji theksim të ri pa dalë kurrkund nga hullija e rythmit të natyrshëm idiomatik të shqipes. I thjeshtë e i hollë, i lëvizun e i qartë, styli i tij shtjellohet herë plot andje e gaz, herë plot sarkazëm e maraz, këtu i urtë e i këthiellët, aty papritmas idhnak e sulmues, gjithëkund veç i mbajtun në nji rrafsh të lum artistik pa të rrekun (sans effort), por vijanoz burues me hir të vetvetishëm. Për të kuptue e çmue si e sa duhet këtë shkrimtar të pikatun qi solli në përdorim të shqipes struktura trajtash kejèt të kullueta e të zgjedhuna edhe la mbas vetes në gjuhën t onë letrare gjurmë që për-ditë mâ tepër bien në sÿ, lypet të dallojmë në ‘tê njeriun nga artisti”.

Ernest Koliqi e cilëson Faik Konicën si një njeri “me të meta shumë të mëdha por dhe artist me vërtyte të jashtazakonshme. Por kadalë… Artisti me lumninë e magjisterit të vet shpesh herë shtie në punë edhe të mbetat e njeriut, të cilat nepër spastrim të flakës së artit shërbejnë me i dhanë stylit at nâmë të vecantë e at fuqi njimtuese (séduisante) që përbân cilsinë kryesore të shkrimeve konicjane. E meta ma në shêj e njeriut ishte nji mburrje diku e haptë, diku e mbulueme për zânafillën aristokratike”, të tij, është shprehur Koliqi.

Asdrêni e Mihal Grameno e paditën si mprojtës anakronik i oxhakizmës e i parësisë, shkruan ai dhe përemend tjera të meta, si “buzëhollë, e i pakënaqun, i nji natyrë grindavece së cilës i u shtonte nji paqindrueshmëni e çmeritëshme në mendime dhe nji prirje idhnake qi shpërthente me mujshi (prépotence) të pafrêshm e, tue kapërcye çdo cak jo vetëm t’arsyes e t ’urtisë por edhe të dêjsisë e të njerzisë. Në polemika, Konica i prénte drût shkurt”, ka theksuar Koliqi.

nga ana tjetër, Koliqi ka shkruar se Konica ishte i vetdijshëm i cilësive të veçanta që posedonte ai vet. Ai ishte i paisur, shton ai, me cilësi që kishte marrë e zhvilluar në shkollimet më heret në Kolegjin Saverjan të Shkodrës, mâ vonë në Stambollë e në fund në Francë. “Ky grumbullim i jashtazakonshëm prirjesh e studimesh e vênte Faikun në nji numër Shqiptarësh të ndritun e të dijshëm që aso kohe mund të numrohej në gishtat e nji dore”. Ai ishte i vetdijshëm, shkruan Koliqi për Konicën, se “Rrjedhimi aristokratik e naltonte atë mbi turmën; vêtitë gjeniale natyrore dhe kultura e naltojshin atë mbi aristokratë; nji shije artistike, mrekullisht e hollueme anames përvojës së gjallë e banesës së giatë në qendrat mâ të njoftuna të qytetnisë perendimore, e shqueishin disi edhe ndër ata tre o katër shembra që mund i rrijshin për krah në botën shqiptare. E vërteta âsht që Faiku në polem ikat e ndezta të veta, shfrente mëninë e vet të thellë sidomos kundra vogëlsinave shpirtnore që shembtojnë jetën, kundra mendes së madhe të ’injorantave, ngushtësisë mendore të gjysmakve, verbënisë së fanatikvet, e guximit të shpërdoruesavet të patrjotizmit”, thekson Ernest Koliqi në shkrimin e tij mbi Konicën botuar në vitin 1967. Duke sjellur një citim zemrimi të Konicës: “Té mos kisha nisur flet’én (vafté n’è djall!) s do té humhja koh’én t’ime t’u mésonj gomarëve ç’është liria. Dy muaj janë qé u nis kjo puné,dhe qé tani jam i lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë té shesé pleh njeriu se té nisje puné pér Shqipétarét. Jané nj’a 50 Shqipétaré qé kuptojnë ç’është liria”. megjithkëse, për Konicën, “rrebet i vijnë e shkojnë”, ai vazhdon botimin e revistës “Albania” për gjithsejt 12 vjet (1897-1909).

Por megjithse, ndonjiherë kalêmi i rrëshqiste dhe me zêmër të frÿt vërvitej kundra ndoj atdhetari të ndershëm dhe cenonte ndoj vlerë të njimendët shqiptare, shprehet Ernest Koliqi për Konicën, ai e mbron atë duke theksuar se cilido të jetë gjikimi për Faik Konicën, si njeri me të meta, “kurrnji grimë ai gjikim nuk ia zvoglon vlerën e tij artistike”, as kontributet e tija të mëdha.

Në artikullin e tij, Ernest Koliqi e lartëson Faik Konicën si një, “Mjeshtër të pashoq”, i cili qëndron veças si zêjtar i shkrimit që i shëndrron fjalët në djamanta, e thurë me ta shëndriza (joyaux) vezullore.” Ndërsa Koliqi vlerson revistën “Albania” të Konicës si e para revistë, “e përkohëshme “shqiptare, ku Toskë e Gegë edhe Arbreshë, e Shqiptarë të kolonive të Kajros e të Bukureshtit e të viseve të tjera, shfaqën mendimet e veta pa ndryshim besimesh e krahinash. Mbetet si palestër vërtè kombtare, pasqyrë e të gjitha rrymbave mendore e shoqnore”, ka vlersuar Ernest Koliqi revistën “Albania” të Konicës, Ndërsa ka shkruar se në numrin e parë të revistës, kuptohet qellimi i dyfishtë që donte të ndjeki me botimin e “Albania-s”: “t’ ua tregoië Shqiptarve udhën e shelbimit politik e qytetnuer dhe t ’i a bâjë të njoftun të huejvet vêtitë shpirtnore ma te zgjedhuna të gjakut arbnuer.”

Në kujtimin e tij për Faik Konicën dhe revistën “Albania”, Koliqika shkruar se në “ numër, herë me shprehje të buta, herë me zâ qortues, plot kumbime zemrake, porositen Shqiptarët me i lânë m ‘anesh ndasinat m’u bashkue. Sipas Koliqit, nxitja për bashkim midis shqiptarëve, përsritet “orë e ças si leit-motiv gjatë dymbë­dhetë vjetve të jetës së përkohëshmes, “Albania”.

e Faik Konicës: “Bashkim, bashkim! M’e madhja nevojë për né Shqipétarét sot për sot është bashkimi. Pa bashkim nuk vetemi, kurr s’kemi për té vajtur përpara, por as do të na quajnë komb bota. Na duhen shkolla që të mësojmë djemt tanè dhe t’u zbukurohet mendja, që të bëhen njerëz, dhe njerez të vërtetë; na duhen udhëra që të lehtësohet tregëria dhe vobësia të pakësohet, shkurt, kemi nevojë të qytetërohemi dhe né si té tjerét popuj. Po me se kërkohen shkollat, si bëhen udhërat, si arrihet qytetëria? Kur të mblidhemi gjithë Shqipétarét dhe t’i kërkojmë me urtësi; me bashkim, vetëm me bashkim…“Bashkim ç’do me thënë?” sipas Konicës. “…Shqipétarë, rrojmé té gjithé në Shqipéri, dhe pérdorim gjithé njé gjuhë. Dhe Shqi­pëtarët e mençur e té urté qé kuptojnë két gjé, kanë detyré t’u japin té tjeré Shqipétarvet t’a kuptojnë dhe ata… Le té nisim pra qé sot, gjithékujt sa i mundet, kété bashkimin aqé té miré pér pérparimin tonë. Té duhemi té gjithé si véllezèr; té mos kursejmé as vojtje as té holla pér té mbjellë dashurinë midis bijve té Shqipérisé.”

Mesazh më të bukur nuk ka, sot për sot, për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë dhe anë e mbanë trojeve autoktone në Ballkanin Përendimor, në këtë 150-vjetor të lindjes së të madhit Faik Konica. Bashkim! Bashkim midis shqiptarëve për shpëtim, porosit sot Faik Konica.

Etiketa: ernestfaikkoliqikonicapervjetori
Shkrimi Mëparshëm

Historia e panjohur e Ferid Jegenit, mësuesit patriot që hapi shkollat e para në Dibër

Shkrimi Vijues

7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist