Vullneti i mirë për Kosovën, është në vetvete një koncept i vyer, një nder dhe një mision madhor, që mund t’i bashkëngjitet një emri të përvetshëm.
Elvana Shala, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC (Komisioni Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut), në 9 nëntor ka pranuar çmimin vjetor “Global Youth Leadership Award”, që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit.
Përshtypjet e saj ajo i ka ndarë edhe me miqtë e saj të Usa Albanian Sociaty, më konkretisht me Z. Behlul Gashi.
Ajo ka ndalur tek një nga përshtypjet më të forta. “Ka qenë nder i madh për të që të pranoj një çmim të tillë nga një shtet i cilin ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Të rinjtë e saj dhe të drejtat e njeriut në nivel ndërkombëtar duke bërë kështu thyerjen totale të kufizimeve politike shtetërore duke qenë se çmimin personalisht e ka dorëzuar kryeministri i Nepalit”
“Pjesëmarrjet e mija të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë”.-thekson ajo.
Zyrtarisht ndarja e çmimit është bazuar në punën e saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesëmarrjet e saj të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë , ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.
Të nominuar për këtë çmim kanë qenë më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës ndërkohë që 54 personalitete nga vetëm 39 shtete janë përzgjedhur si fitues të çmimit!
Ambasadorja Shala çmimin e pranoi zyrtarisht nga kryeministri i Nepalit Sher Bahadur Deuba në një ceremoni zyrtare në Kathmandu.

Veprimtari i Usa Albanian Society, Z. Behlul Gashi dhe Ambasadorja Elvana Shala
Vepra me vlera kombëtare e Ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën
Me 9 janar, Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, ka realizuar projektin e saj “Historia ime motiv për ty”, bazuar në jetën e saj personale.
Projekt ky i cili i është dedikuar atyre që jeta i ka sfiduar njësoj si atë, por që ato sfida përmes këtij projekti janë kthyer në guxim dhe motiv për shumë kënd, sidomos të kategorive të margjinalizuara të Kosovës.
Më herët kujtomë se Ambasadorja Elvana Shala i ka dhënë jetë një fushate ndërgjegjësimi kundër diskriminimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kjo fushatë me slloganin NJË FIJE DRITË, është inicuar me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit të qytetarëve të Kosovës në thyerjen e paragjykimeve, luftimin e diskriminimit, stigmës, rritjen e ndërgjegjësimit, e mbi të gjitha promovimin e të drejtave të tyre për integrim të barabartë në shoqëri.
Sllogani #NJËFIJEDRITË është vendosur me qëllim kërkesës së dritës për të ndriçuar errësirën e krijuar pa fajin e tyre, duke mos pasur guximin, te shfaqen dhe të flasin hapur për fatkeqësinë dhe krimin e padrejtë të cilin e përjetuan më shumë se dy dekada më parë.
Dokumentari “Triumfi i Ambasadores se Vullnetit te Mire per Kosoven”
“Triumfi i Ambasadores se Vullnetit te Mire per Kosoven” eshte dokumentari mbi jeten, vepren dhe sfidat e mija e shendetesore i realizuar nga RTV21 me iniciative te Xheraldina Vula-s.
Nje dokumentar qe sjelle ekskluzivisht rrefimin tim dhe te familjes sime nga dita e lindjes e deri sot, perjetimet e tmerrit ne Beograd, suksesin e operimeve heroike nga dr. Florin Ramadani, paragjykimet, politikanin e pare dhe te tjeret qe besuan dhe mbeshteten punen time sukseset neper bote etj.
Ndiqeni rrugetimin tim 30 vjecar, te rende e te suksesshem.
Uroj te jete motiv per te gjithe ata qe i ndajne sfidat e njejta me mua!” ka shkruar Ambasadorja Elvana Shala në profilin e saj, në lidhje me dokumentarin e mëposhtëm, që vlen të ndiqet për të kupruar një dimension njerëzor të dhimbshëm, por frymëzues.



















