• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Edhe për sa mund të mbetet shqiptare një tokë që po mbushet me njerëz të ardhur, ndërsa vetë shqiptarët po bëhen popull i rrugëve të botës?

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
11 Maj, 2026
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Edhe për sa mund të mbetet shqiptare një tokë që po mbushet me njerëz të ardhur, ndërsa vetë shqiptarët po bëhen popull i rrugëve të botës?
0
NDARJET
7
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elis Buba

Në mbrëmjet e Tiranës së re, atje ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve që loznin me top leckash nëpër oborre dhe ku era sillte erën e bukës së sapodalë nga furra e lagjes, sot fryn një tjetër puhizë. Nuk vjen prej Dajtit, as prej lumit të Lanës. Vjen prej deteve të largëta, prej ishujve ku dielli lind mbi oqean e njerëzit flasin gjuhë që s’i ka dëgjuar kurrë kjo tokë e vjetër ballkanase. Vjen prej Filipineve, prej Indisë, prej brigjeve të largëta ku njeriu e mbledh jetën në një trastë dhe niset pas bukës, ashtu siç janë nisur dikur edhe shqiptarët tanë.

Dhe Shqipëria, kjo nënë e mplakur para kohe nga ikja e bijve të vet, rri tani në pragun e shtëpisë si një zonjë e vetmuar që pret trokitje të huaja në derë. Sepse bijtë e saj kanë marrë udhët e botës: kush në Londër, kush në Milano, kush në Gjermani e Amerikë, dhe sofrat kanë mbetur përgjysmë. Nëpër hotele mungojnë kamerierët, në kantierë mungojnë krahët, në restorante mungojnë duart që mbajnë tabakanë. E vendi, i lodhur nga zbrazëtia, kërkon të mbushet me frymë tjetër.

Na thonë se do të vijnë njëzet mijë punëtorë. Nesër ndoshta dyzet mijë. Sot një filipinas në hotel, nesër një indian në punishte, pasnesër një tjetër në qoshen e lagjes ku dikur rinte plaku me qeleshe e pinte kafen e mëngjesit. Dhe Tirana, kjo qytet i fryrë si bukë misri mbi saç, do të zgjohet një ditë me fytyra të reja në autobusë, me gjuhë të panjohura në tregje, me zakone të tjera nëpër rrugë.

Po ç’ndodh me shpirtin e një vendi kur njerëzit e tij ikin e vendin e tyre e zënë të huajt? A mbetet po ajo këngë? Po ai zakon? Po ajo mënyrë të qeshuri, të zemëruari, të pirë kafeje ngadalë nën hijen e një mani? Apo kultura nuk humbet, por ndryshon si lumi që mbetet po ai, edhe pse ujërat i ndërrohen pareshtur?

Ka nga ata që thonë: “S’ua kemi borxh.” Të tjerë përgjigjen: “As bota s’ua pati borxh shqiptarëve kur u hapi dyert.” Disa druhen nga humbja e vetvetes; disa të tjerë druhen nga një Shqipëri pa njerëz, pa rini, pa duar pune, një Shqipëri pensionistësh që presin postierin e muajit si dikur pritnin letrën e kurbetçiut.

Dhe e vërteta, si gjithmonë, rri diku mes dhimbjes dhe nevojës. Sepse kombet nuk vdesin vetëm kur pushtohen. Vdesin edhe kur zbrazën. Kur djemtë ikin, vajzat ikin, djepet mbeten bosh dhe dritat e shtëpive fiken një e nga një. Atëherë, në heshtjen e atyre shtëpive, hyn i huaji — jo si pushtues, por si njeri që kërkon bukën e vet.

E kështu Shqipëria gjendet sot përballë pyetjes më të vështirë të kohës së saj: a mund të mbetet shqiptare një tokë që po mbushet me njerëz të ardhur, ndërsa vetë shqiptarët po bëhen popull i rrugëve të botës?

Më konkretisht;

Sipas burimeve mediatike, Departamenti i Punonjësve Migratorë në Filipine ka njoftuar zyrtarisht qytetarët për mundësi të reja punësimi në Maltë dhe në Shqipëri. Sipas raportit Malta po punëson kujdestarë filipinas me paga mujore që variojnë nga 1,000 deri në 3,500 euro.

Ndërkohë, Shqipëria kërkon të punësojë rreth 20 mijë punëtorë në sektorin e hotelerisë, shkruajnë mediat e huaja.  Nënsekretarja e DMW ( Departamenti i Punëtorëve Migrantë), Patricia Yvonne Caunan vuri në dukje se Filipinet janë një nga vendet partnere të preferuara për punësim.

Në maj të vitit të kaluar, Ministria e Ekonomisë njoftoi se qeveria shqiptare ishte në negociata me një shtet të huaj për të sjellë dhjetra mijëra punonjës. Paraprakisht u njoftua se Shqipëria kishte filluar negociatat me Filipinet për të marrë rreth 40 mijë punonjë nga ky vend të cilët janë të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë.

Po, kjo është e pashmangshme. Historia nuk njeh boshllëk; aty ku një popull heq dorë nga vetja, një tjetër do të hyjë për ta mbushur vendin e tij. Dhe kjo nuk ndodh prej ndonjë ligji moral, por prej atij vullneti të verbër që sundon njerëzit dhe kombet njësoj si natyra sundon pyjet apo detrat.

Shtetet e Europës, sado që predikojnë universalizëm, ruajnë me fanatizëm trupin e tyre kombëtar. I huaji, edhe kur është i zotë, mbetet gjithnjë pas vendasit, sepse instinkti i ruajtjes është më i fortë se çdo teori humaniste. Francezi zgjedh francezin; gjermani mbron gjermanin. Jo nga dashuria, por nga frika e zhdukjes. Vetëm popujt që lodhen prej vetes heqin dorë nga ky instinkt.

Shqipëria, përkundrazi, duket se po hyn në atë fazë të rrallë të kombeve kur vetëdija kombëtare tretet më shpejt se kufijtë. Dhe atëherë fillon amalgama: jo si pasuri shpirtërore, siç e quajnë optimistët e qytetërimit, por si shenjë e humbjes së formës së vet. Çdo kulturë që nuk mbron qendrën e saj, përfundon duke u shpërndarë si trup pa skelet.

Kur gjuha trajtohet si send pa vlerë, kur identiteti vihet në thonjëza nga vetë bijtë e tij, atëherë kombi ka hyrë në stadin e lodhjes metafizike. Nuk është më armiku ai që e rrënon; është indiferenca. Dhe indiferenca është forma më e lartë e dorëzimit.

Njeriu gjithnjë kërkon rehati të menjëhershme dhe e shet të ardhmen për të. Kështu veprojnë edhe kombet. Prandaj trojet, kujtesa dhe pasuritë humben fillimisht në ndërgjegje, shumë përpara se të humben në hartë.

Sepse natyra është mizore në qetësinë e saj: ajo nuk ruan asgjë që nuk dëshiron të ruajë vetveten. Dhe një popull që pushon së dashuri vendin e vet, shumë shpejt nuk do ta ketë më atë vend.

Duke marrë parasysh politikat sovraniste apo kombëtariste që shteti shqiptar ndjek ndaj punonjësve vendas, kjo çështje bëhet edhe më e ndjeshme. Çfarë nënkupton kjo në thelb? Në shumicën e vendeve të Europës, kur paraqitesh për një vend pune, je pothuajse gjithmonë i dyti apo i treti në radhë përparësie: fillimisht vjen qytetari vendas — për shembull një francez në Francë — dhe më pas një qytetar i Bashkimit Europian, i cili gëzon prioritet jo domosdoshmërisht për shkak të kualifikimeve, por si rrjedhojë e politikave shtetërore dhe kuadrit ligjor mbrojtës të atij vendi.

Në Shqipëri, një kuadër i tillë ligjor pothuajse mungon, pasi vendi po përballet rishtazi me këtë dukuri dhe ende nuk ka ndërtuar mekanizma afatgjatë mbrojtës për tregun vendas të punës dhe identitetin kulturor.

Sa i përket pyetjes hipotetike mbi ndikimin në kulturën tone, mendoj se, nëse nuk ndërmerren masa të ngjashme me ato të vendeve të Bashkimit Europian, Shqipëria rrezikon të hyjë gradualisht në një proces amalgamimi kulturor dhe denatyrimi identitar. Ky proces, në njëfarë mënyre, duket se ka nisur tashmë përmes formave të islamizimit politik të mbështetur financiarisht, dhe mund të thellohet më tej me njohjen e ardhshme të pakicave të reja kombëtare, si ato bangladeshase, indiane apo filipinase në Shqipëri. Sakaq që zonat e bregdetit të jugut, që nuk kane qënë tradicionalisht e historikisht minoritete të askujt etnie veç asaj shqipe, mund të guxojnë, – duke marre shkase nga këto kryqëzime demografike, të ngrenë zërin edhe për autonomi nga Shqipëria, siç tashmë po e bëjnë publikisht qarqe të caktuara jashte kufirit të vendit tonë.

Në mungesë të një sistemi arsimor të fortë, të orientuar drejt ruajtjes së identitetit kombëtar dhe gjuhës shqipe; në mungesë të politikave sovraniste afatgjata; dhe përballë indiferencës së theksuar të një pjese të shoqërisë ndaj vlerës së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar — të cilat shpesh relativizohen deri edhe nëpërmjet vendosjes së tyre “në thonjëza” — ekziston rreziku që, me kalimin e kohës, të humbasë jo vetëm vetëdija kulturore, por edhe ndjenja e së drejtës mbi trojet dhe pasuritë kombëtare.

Kjo është natyra që i ploteson dëshirën e fshehtë njeriut: kur një popull pushon së dashuri dhe së mbrojturi vendin e vet, shumë shpejt rrezikon të mos e ketë më atë.

Etiketa: absurdeelis bubafilipinasindianenjerezpolitikashqiptarete ardhurtoke
Shkrimi Mëparshëm

Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Shkrimi Vijues

Studimet shqiptare të Hahn-it dhe përgjigjja kritike e Prosper Mérimée

Shkrimi Vijues
Studimet shqiptare të Hahn-it dhe përgjigjja kritike e Prosper Mérimée

Studimet shqiptare të Hahn-it dhe përgjigjja kritike e Prosper Mérimée

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Studimet shqiptare të Hahn-it dhe përgjigjja kritike e Prosper Mérimée

Studimet shqiptare të Hahn-it dhe përgjigjja kritike e Prosper Mérimée

11 Maj, 2026
Edhe për sa mund të mbetet shqiptare një tokë që po mbushet me njerëz të ardhur, ndërsa vetë shqiptarët po bëhen popull i rrugëve të botës?

Edhe për sa mund të mbetet shqiptare një tokë që po mbushet me njerëz të ardhur, ndërsa vetë shqiptarët po bëhen popull i rrugëve të botës?

11 Maj, 2026
Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

Ernesto Sabato, gjeniu i letërsisë latino-amerikane që u rrit në prehrin e një nëne shqiptare

11 Maj, 2026
Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

Spiro Konda, shkencëtari i diplomuar në Athinë që guxoi të ringrejë tezën pellazgjike për prejardhjen e shqiptarëve

Spiro Konda, shkencëtari i diplomuar në Athinë që guxoi të ringrejë tezën pellazgjike për prejardhjen e shqiptarëve

9 Maj, 2026
Durrës/ Hapet i restauruar plotësisht Muzeu Etnografik

Durrës/ Hapet i restauruar plotësisht Muzeu Etnografik

9 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist