Prof. as. Dr. Elena Kocaqi
Dardani, sipas Homerit, është i pari njeri që ka banuar në Azinë e
Vogël pas përmbytjes së madhe, nga i cili kanë rrjedhur dhe popujt e
racës së bardhë me origjinë dardano-albane të Azisë së Vogël si frigjia,
lidia, mysia, karia, pellazgjia e Azisë së Vogël dhe popujt e racës së
bardhë Europiane si ilirët, keltët, gjermanët etj.
Teukri
Sipas Deodor Siçilianit, mbreti i parë i Trojës ka qenë Teukri, që
ishte djali i Skamandrit me Iden.
Dardani
Ai ishte pasardhës i Teukrit që i dha emrin trojanëve dhe pothuajse
Azisë së Vogël si dardane. Ai themeloi qytetin Dardani buzë detit.
Erithoni
Ishte djali i Dardanit dhe mbahet si mbreti më i pasur i Trojës,
madje Homeri e quan si burrin më të pasur ndër njerëzit e vdekur.
Trojani
Ai ishte djali i Erithonit dhe dardanët u quajtën edhe si Trojanë pas
qeverisjes së tij. Në fakt, Homeri, përdor të dy emrat për të treguar
trojanët, si atë dardan dhe atë trojan.
Ilu ose Ylli
Ai ndërtoi qytetin e Trojës duke e zgjeruar dhe lulëzuar atë, prandaj
Homeri e quan Trojën edhe si Ilu, nga ku ka marrë emrin dhe vepra e
tij Iliada.
Laomedon
Qeverisi Trojën dhe pati dy djem, Priamin dhe Thithon. Djali i
madh, Priami, u bë mbreti i Trojës pas vdekjes së të atit.
Priami
Ishte mbreti i Trojës, vendit që ishte ashtu siç është edhe sot një nga
pikat më strategjike të planetit tonë. Priami ishte një mbret i pasur dhe
kjo do të ketë shërbyer si shtysë për nisjen e një lufte kaq të madhe për
kohën. Emri i tij në shqip do të thotë Pri-am, jam prijës. Nga rrënja
shqip, ka dalë dhe emri Princ, që përdoret edhe sot në disa gjuhë të
botës, por që me siguri nuk e dinë se çdo të thotë me të vërtetë dhe në
cilën gjuhë e ka kuptimin. Priami kishte shumë gra të cilat i kishte marrë
nga fiset e Azisë së Vogël dhe nga Gadishulli Ilirik. Ai ishte baba i 50
fëmijëve me gra të ndryshme. Ka hyrë në historinë e njerëzimit për
urtësinë, mençurinë dhe besnikërinë e tij. Disa popuj të Evropës që e
kanë origjinën nga Troja, e kanë mbajtur Priamin si njeri të shenjtë,
madje dhe si perëndi dhe kjo për shkak të cilësive të tij të admirueshme.
Ai është një nga burrat më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.
Hektori
Djali më trim i Priamit, që luftoi dhe vdiq në Trojë. Ai kishte marrë
për grua Andromakën, vajzëne mbretit të Qiqilisë po në Azinë e Vogël.
Hektori, një burrë trim, i printe në luftë ushtrisë së Trojës dhe u vra nga
Akili. Siç do ta shohim më poshtë në këtë studim, nga djali i Hektorit dhe
nga ilirët e Panonisë rrjedh populli dhe mbretëria e Frankëve.
Pari
Ishte i biri i Priamit dhe vëlla i Hektorit. Pari që në shqip do të thotë
po Pari, pra, që është i pari, nga ku del dhe fjala Pari që ka përdorur
shqiptarët për parinë, apo aristokracinë. Ai rrëmbeu Helenën nga
Mykena dhe e mbajti si gruan e tij për dhjetë vjet. Thuhet se lufta
shpërtheu për Helenën pasi ai e shkeli në besë Menelanë, sepse i mori
gruan kur ky i kishte besuar shtëpinë. Po t’i referohemi besës që ka qenë
institut i së drejtës tek shqiptarët deri sot, ndoshta mund të gjejmë
ndonjë nga shkaqet e Luftës së Trojës, por shkaku kryesor i saj nuk ishte
asHelena dhe as Pari, por interesat gjeo-ekonomike midis vetë fiseve
pellazgo-albane. Pari vret Akilin, por vritet nga Filokteti.
Ene Dardani
Ishte trojan dhe luftëtari më i zoti pas Hektorit, që i printe fisit të
dardanëve. Pas rënies së Trojës ikën për te fiset e tjera pellazgo-iliroalbane të Italisë, ku themelon Romën. Romakët ia dedikojnë edhe sot
Ene Dardanidit themelimin e qytetit të tyre. Ene Dardanidi sipas Geofrey
of Manmouth dhe autorëve të tjerë mesjetarë perëndimorë është edhe
babai i dinastisë britanike, sepse nga një nipi i tij Briti, themelohet
mbretëria e Britanisë pasi ai vendoset aty me popullin e tij. Në sagat
mesjetare skandinave, të cilat tregojnë për origjinën iliro-trojano-thrake
të skandinavëve, thuhet se Evropa quhet ndryshe dhe me emrin Enea.
Kjo tregon sa i rëndësishëm ka qenë Ene Dardanidi për historinë e
Evropës.
Hypothoni dhe Pyleu
Prijësit e pellazgëve që banonin në Larisën e Azisë së Vogël dhe ishin
bijtë e pellazgut Leto Teutamidi. Teutamid që ishte mbiemri i tyre,
është emër iliro-shqiptar, që përdoret edhe sot.
Elefnor Halkadondia
Princ i Abantëve popullsisë që në atë kohë pasi kishte ardhur nga
Thrakia, jetonte në Kalkida, Eube, Histe dhe Ritre, dhe që luftuan kundër
trojanëve. Po ky fis, pas luftës së Trojës ikën nga ishulli i Eubes dhe, siç
na njofton Herodoti, do të vendoset në tokat ilire dhe gjatë gjithë
historisë së lashtë janë njohur si Amantë me qytet kryesor Bylisin dhe
themelues të Orikumit. Këtu edhe një herë del qartë se nuk ka dallim
etnik midis ilirëve e thrakëve.
Pandari dhe Glauku
Ishin prijësit e lykaoneve që banonin në Trojë. Pandari ishte hedhësi
më i mirë i shtizës. Ai arrinte gjithmonë ta hidhte në shenjë, ndoshta dhe
për këtë ka pasur emrin Pa-ndar që do të thotë se e hidhte shtizën në
shenjë pa iu ndarë asnjëherë objektivit. Kaonët janë populli trojan që pas
rënies së Trojës, një pjesë u vendos në Kaonin e Epirit dhe në Korfuz, dhe
pjesa tjetër në Italinë ilire. Pasardhësit e tyre jetojnë edhe sot në Shqipëri
nga malet e Llogarasë deri në lumin Thiami. Ishin aleatë të trojanëve.
Emri Glauk është përdorur shumë në Iliri, ka pasur një mbret të
taulantëve që quhej Glauk dhe që më pas u bë mbret i ilirëve.
Pirro, Akamanti, Aksyli
Ishin prijësit e thrakasve në luftë dhe ishin aelatë të trojanëve. Emri
Pirro del në Thrakë po edhe në Epir, edhe sot në Shqipëri. Emri Akamant
është i afërt me emrin Amantë që ishte fisi thrakas që u vendos në Iliri
pas luftës dhe që quhej si fis ilir. Aksyli kishte baba Teutandrin, emër që e
ndeshim te fisi tjetër trojano-pellazg dhe më vonë tek ilirët e sot në
Shqipëri.
Rez Eanidi
Ishte mbret i Thrakës në atë kohë dhe ka një emër të bukur po
shqip Rez që do të thotë rreze dielli. Me emrin Rez në këtë kohë ka
dhe një lumë në Trojë. Ishte aleat i fortë i trojanëve, sepse kishte krushqi
me ta.
Pylemeni i Enetëve
Ishte prijësi i Pelagonëve që banonin në Kytorr e Sezam, aleatë të
trojanëve. Ka pasur dy fise enetësh, një në Ulqinin e Kotorrin e sotëm, që
banohet nga shqiptarë, edhe pse kanë kaluar tre mijë e dyqind vjet nga
lufta e Trojës, dhe fisi tjetër i enetëve në Venecian e sotme, që sipas disa
autorëve antikë e kanë themeluar trojanët dhe në antikitet është njohur si
territor ilir. Në luftë ndoshta kanë marrë pjesë Enetët e Kotorrit por ka
mundësi të kenë qenë edhe Enetët e Venetias sot, apo Enetët e Belgjikës,
pra kjo është e diskutueshme.
Askani dhe Forku të Frigasve
Ishin prijësit e një tjetër fisi trojan në Azinë e Vogël, nga ku kishte
dheorigjinën familja mbretërore e Mykenës. Askani dallohej për
bukurinë e tij dhe prandaj e kanë quajtur me emrin Asgan, që i përgjigjet
shumë mirë emrit të sotëm shqip, kur tregon për një djalë të bukur dhe
trim. Në ninullat që u këndojnë bebeve të tyre edhe sot nënat shqiptare
këndojnë që t’u rritet djali t’u bëhet asgan. Këtu duket qartë që lufta e
Trojës ka qenë luftë civile, sepse frigasit janë aleatë të trojanëve dhe
kundërshtarë të mbretit mykenas, që ishte i së njëjtës etni me ta.
Hyrt Gyrtiadi
Ishte mbreti i Mysëve fis në Azinë e Vogël, që më pas dalin si një fis
Ilir në vend të Ilirisë në kufi me Danubin. Dhe siç e sqaron Straboni
te Gjeografia Mysët e Trojës kanë ardhur nga Mysët e Evropës. Emri
Hyrt në shqip do të thotë tokë afër shtëpis, që përdoret si kopsht, ndërsa
mbiemri i tij Gyrt, ka kuptimin në shqip gurt, sepse në këtë vend ka pasur
qytete të quajtur Gyr-tona, pra gur-tona po kështu ka pasur emra të tillë
në Kretë e Thesali.
As Hyrtaku
Prijësi i fiseve nga Përkoti dhe Arsiba hyjnore. Mbiemrin i As-it,
Hyrt e shpjeguam më sipër si një pjesë toke afër shtëpisë që punohet e
mbillet për të plotësuar nevojat e familjes për perime ose bar për lopët,
pra, ka funksionin e një kopshti afër shtëpisë. Për-koti që është
shqip Për-koti. Arsib ishte një vend i pasur, nga më të pasurit në Azinë e
Vogël.
Penthesilea e Amazonave
Në ndihmë të trojanëve kanë marrë pjesë dhe amazonat, siç janë
quajtur nga grekët, sepse emri i tyre i vërtetë nuk dihet. Amazonat ishin
nga Skithia një vend në veri të Detit të Zi. Skithët e quanin veten e tyre
albanë dhe ishin të një race me thrako-iliro-trojanët. Mbretëresha e tyre
luftoi krah trojanëve dhe u vra nga Akili.
Trojau shkatërrua, dhe u dogj, por nuk mori fund qytetërimi i saj i
lavdishëm. Siç do e shohim më pas në këtë studim fiset trojane emigruan
në Itali, Britani, Irlandë, Francë dhe themeluan mbretëritë trojane atje,
por edhe fiset e ashtuquajtura gjermane, anglo-Saksone, që nisën një valë
të dytë emigrimi nga territoret etnike trojane dhe ilire duke u bashkuar
me të njëjtën popullsi që kishte prej 1000 vjet që banonte në ato vende, u
përzie dhe formuan ato kombe që njohim edhe sot. Nuk ishte rastësi që
Evropa Perëndimore ngriti qytetërimin dhe kulturën më të lartë që ka
njohur njerëzimi, sepse ata ishin njerëz me kulturë të lartë, ishin trojanodardano-albano-ilir.
Trojano-ilirët nuk vdiqën, ata janë të gjallë dhe sot më të
fortë se kurrë, pasi kanë ngritur qytetërimin dhe shtetet më të
forta të botës së sotme si ato amerikano-veriorë, anglezë,
gjermanë, francez, skandinavë etj.