• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Dritëro Agolli: Shqipëria pa Kosovën, një parajsë përgjysmë

Vinny nga Vinny
26 Shkurt, 2022
Në Kreu, Kultura
0
0
NDARJET
78
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Për Dritëro Agollin, Shqipëria pa Kosovën ishte si një parajsë përgjysmë. Shkrimtari dhe poeti i madh e kishte kuptuar kaherë se bashkimi do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve.

Do të ishte një bashkim shpirtëror, por edhe ekonomik dhe kulturor. “Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët”, thoshte me humorin e tij të hollë Dritëroi, teksa shtonte se “me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe”. Edhe pse nuk është më mes tonë, Dritëroi ka lënë pas aq shumë kujtime të vyera, saqë duket se ikja nuk ka ndodhur kurrë. Elona, e bija, me misionin për të mbajtur gjallë kujtimin e prindërve të saj, publikon herë pas here shkrime, poezi, letërkëmbime, aforizma. Mes tyre janë edhe mendime të Dritëroit për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë. Në shkrimin “Lidhjet e mjera të shqiptarëve” të 13 shkurtit 1996, teksa sheh jo pa trishtim përpjekjet këndej dhe andej kufirit për të shkrire kufijtë, Dritëroi thotë me shpoti se ajo që dy vendet, andej e këndej kufirit po bëjnë në shërbim të lidhjes së tyre, është “zyrtarizëm koniunktural evropian”.

DRITËRO AGOLLI

Shqipëria nuk bëhet parajsë pa Kosovën. Nuk ka parajsë të ndarë në dy pjesë. As demokraci të plotë nuk ka. Në tre milionë banorë bëhesh lehtë bajraktar dhe sundimtar feudal. Në shtatë milionë nuk bëhesh lehtë feudal sundimtar, pasi mendimi i përparuar është më i gjerë dhe më i madh. Pastaj janë pasuritë kombëtare të mëdha: minierat, bujqësia, industria. Po librat? Me një Shqipëri të plotë ke kulturë të plotë. Nuk ke frikë se nuk shiten librat. Shkrimtarët nuk do t’i nxjerrin librat duke paguar apo duke i sponsorizuar.

Do t’i nxjerrin në tirazhe të mëdha dhe shtëpitë botuese do të kenë fitime. Këmbimi i mendimeve do të jetë më i gjerë. Fantazia e pasur. Shpirti nuk do të jetë i vockël. Nuk ke qetësi shpirti në Korçë, shkon e jeton në Prishtinë. Edhe raca do të përmirësohet. Sa më larg ta marrësh nusen, aq më të bukur dalin fëmijët. Njerëzit nuk do të jenë shkurtabiqë, por do të jenë të gjatë. Me njerëz të gjatë ka demokraci të bukur. Sot për sot demokracia është shkurtabiqe, pasi edhe Shqipëria është shkurtabiqe. E them figurativisht, por ka edhe diçka të drejtpërdrejtë.

***

…fjala është për lidhjet dhe marrëdhëniet e dy pjesëve të Shqipërisë. Ato janë marrëdhënie dhe lidhje të tërthorta, janë lidhje delegatësh dhe udhëtarësh nga njëra anë. Nga ana tjetër janë lidhje fushatash politike, veçanërisht në kohë zgjedhjesh politike. Dhe, në fund janë lidhje psherëtimash sentimentale: “oh të gjorët – oh të shkretët”. Një oh plot romantizëm. Në këtë lidhje nuk ndihet frymëmarrja e njëri-tjetrit; nuk duken kokrrizat e dheut të të dyja anëve të futura nëpër këpucët e shoku-shokut; nuk vështron këpucët e zbathura para derës së odës; nuk vihen re shtretërit e shtruar për miqtë; nuk dëgjohen trokitjet e përbashkëta të lugëve në sofër; nuk mbahet vesh kënga e krushqve që marrin nuse këtej e andej! Kësaj i them unë lidhje. Po, çfarë bëjmë ne për një lidhje të tillë? Bëjmë vetëm zyrtarizëm koninuktural evropian./panorama

Shkrimi Mëparshëm

Tritan Shehu: Ballkani i hapur përkthehet Ballkani i Rusisë

Shkrimi Vijues

Rritet niveli i rrezatimit në Çernobil

Shkrimi Vijues

Rritet niveli i rrezatimit në Çernobil

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

7 Gusht, 2026
Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

7 Gusht, 2026
Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën dhe traditat prej katër shekujsh

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën dhe traditat prej katër shekujsh

7 Gusht, 2026
Revolucioni i vitit 1821 dhe rëndësia rrënjësore e shqiptarëve: Historia që tekstet shkollore nuk na mësuan

“Shqipëria e gjykuar prej një zonje angleze”/ Faik Konica përshkruan udhëtimin e Edith Durhamit në Shqipëri

“Shqipëria e gjykuar prej një zonje angleze”/ Faik Konica përshkruan udhëtimin e Edith Durhamit në Shqipëri

6 Gusht, 2026
Stavri Shkurti, mjeshtri i detajit, trashëgimia e pashlyeshme e një aktori të madh në artin tonë skenik

Stavri Shkurti, mjeshtri i detajit, trashëgimia e pashlyeshme e një aktori të madh në artin tonë skenik

6 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist