E shtunë, 18 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Dosja origjinale e hetimit dhe dënimit të Maks Velos ekspozohet në Shtëpitë Studio Kadare-Agolli

9 Maj, 2025
Në Aktualitet
Share on FacebookShare on Twitter

“Burimi informon se ai njeh Maks Velon që nga viti 1964 – 1965. Ai, në një rast i ka shkuar në studio Maksit në shtëpi, të cilën e ka në rrugën “Fortuzi”, për t’i parë punimet në pikturë. Në studio Maksi kishte piktura dekadente, ekstreme për frymën e tyre antirealiste dhe formë ekstravagante.”

Vetëm kjo fjali e shkëputur nga raporti i Motori Zefi, i datës 4 maj të 1975-ës, emërtuar si Dokumenti 13, dëshmon në fakt ironinë fatit dhe jetës së Maks Velos. Miq, të njohur, artistë, që i shkonin në shtëpi, në studio, në punë në Kombinat, e ndalonin në rrugë apo ambiente të tjera dhe provokonin biseda të qëllimshme. Njerëz që e pyesnin, i kërkonin mendim, analiza, e pas kthimit të krahëve shkonin të raportonin ato që kishin dëgjuar, menduar apo interpretuar në bisedë e sipër. Njerëz që regjistronin çdo thënie të tij në biseda me të tretë, që gjurmonin çdo lëvizje, qëndrim, pikturë, ngjyrë, mendim të pathënë, apo ëndërr të pa parë.

Dy vjet para se të dënohej me 10 vite burg, përndjekësit, gjyqtarët dhe xhelatët e Velos, “ithtarët” e sistemit dhe puritanizmit ideologjik e moralist, kishin kërkuar arrestimin e tij.

Në një relacion të shkurtit të 1976-ës, emëruar si Dokumenti 18, shkruhet: “Maksi njihet si një njeri feminist. Ai është dhe tip psikopati, por kjo nuk do të thotë se veprimet armiqësore që ai kryen i bën në mënyrë të pandërgjegjshme. Përkundrazi, ai është një njeri me mendime reaksionare, borgjeze e revizioniste, prandaj në qoftë se mund t’i arrihet arrestimit të tij është shumë e nevojshme që të bëhet demaskimi i tij para masës së artistëve dhe shkrimtarëve, pasi edhe nga vetë artistët ai njihet si njeri ultramodernist në art etj.”

Pjesët e mësipërme janë të shkëputura nga libri “Maks Velo, jetë paralele”, me 106 dokumente, botuar nga shtëpia botuese UETPRESS në 2018-ën, kur arkitekti ishte ende në jetë. Ai u bë i pari artist që botoi dosjen e tij të hetimit dhe dënimit, për të demaskuar një sistem politik, por edhe një shoqëri, e cila rrëzoi çdo vlerë të bashkimit, vëllazërisë, mbështetjes, zhvillimit, edukimit, përditësimit, njohjes dhe zbulimit, në emër të ideologjisë. “Mendoja se kisha shokë, kisha artistë… Ata ishin përbindësha”, do të shprehej gjatë promovimit të librit personazhi real i këtyre rrëfimeve, dëshmive, relacioneve të mbledhura përgjatë viteve 1973-1978.

“Maks Velo dëshmon diktaturën”

Pesë vjet pas ndarjes nga jeta, për të nderuar veprën, krijimtarinë, e për të përkujtuar gjithçka që ai përjetoi, dosja e hetimit dhe dënimit u zbulua për publikun e gjerë në Shtëpitë Studio Kadare- Agolli, përmes ekspozitës së titulluar “Maks Velo dëshmon diktaturën”.

Përgjatë tre ditëve, 6-8 maj, artistë, miq, të njohur, ish-të përndjekur, por edhe sy kureshtarë patën mundësinë të shohin foto të prëzgjedhura, dokumente, relacione, skica, fotografi të dhe për artistin, arkitektin e studiuesin antikonformist.

Drejtuesja e këtij muzeu, Anisa Ymeri, tha se ka një arsye të fortë që në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve u vendos ekspozimi për herë të parë në publik i dosjes. Por arsyeja pse u ekspozua në ish-apartamentin e shkrimtarit ishte sepse ai u projektua nga arkitekti Velo.

“Kjo është godina më personifikuese e të gjithë krijimtarisë së tij, në të cilën nuk kishte ndodhur asnjëherë asgjë që ka të bëjë me Maks Velon. Ai vendosi me një lloj force të jashtëzakonshme të brendshme, që drejtësinë publike kundër asaj që i kishin bërë gjithë jetën ta bënte po vetë. E deklasifikoi dosjen dhe vendosi ta botonte”, theksoi Ymeri.

 Përfaqësuesi i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Altin Hoxha, tha se ky institucion i administron dosjet e Velos që prej vitit 2017-të dhe se ekspozimi për publikun bëhet për qëllime njohjeje dhe edukimi, për të reflektuar mbi përvojën e artistëve të diktaturës.  

“Bëhet fjalë për dy dosje të rëndësishme që lidhen me jetën publike e private të artistit: dosja formulare 11/705 me 235 faqe dhe dosja hetimore gjyqësore prej 57 faqesh. Qëllimi i ekspozimit nuk është të nxisim hakmarrje apo ndasi, për ne është e rëndësishme që mos ushqejmë ndjenjën grangare, por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë, në mënyrë që ato histori të mos përsëriten më”, u shpreh Hoxha.

Maks Velo u dënua në vitin 1978 me 10 vite burg për agjitacion e propagandë dhe u lirua në janar të 1986-ës. Ndër akuzat që rëndonin mbi të ishte përdorimi i gjuhëve të huaja, leximi i literaturës reaksionare, ndikimi prej filozofisë perëndimore, admirimi për artistët si Picasso e Renuar.

/liberale/

Etiketa: dosjahetimitmaksorigjinalevelo
Shkrimi Mëparshëm

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diga më e fortë kombëtare për t’i mbrojtur shqiptarët nga Lindja e nga Perëndimi

Shkrimi Vijues

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Të Ngjashme

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar
Aktualitet

14-vjeçari që ndërtoi radar në Pogradec! Detekton njerëz përmes valëve! Nga rrjetet sociale te robotika e avancuar

13 Tetor, 2025
Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë
Aktualitet

Gazetarët shqiptarë i nënshtrohen kontrollit të imtësishëm në kufirin me Serbinë

11 Tetor, 2025
Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm
Aktualitet

Historitë e trishta të arratisjeve në komunizëm

11 Tetor, 2025
“Tetori i At Fishtës” në Lezhë, shkrimtarë dhe botues kërkojnë më shumë lexim të veprës së tij
Aktualitet

“Tetori i At Fishtës” në Lezhë, shkrimtarë dhe botues kërkojnë më shumë lexim të veprës së tij

11 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues
Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Thimi Mitko, ndriçuesi i mendimit kombëtar dhe i kulturës shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

Profesori dhe studiuesi i gjuhëve Pedersen: Në Greqi flitej gjuha shqipe dhe greqisht nuk kuptonte askush

16 Tetor, 2025
Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

Ku kanë përfunduar dorëshkrimet e At’ Shtjefën Gjeçovit?

16 Tetor, 2025
Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

Pse e hidhëruan Faik Konicën/ Ja pse dha dorëheqje nga parlamenti 

16 Tetor, 2025
“Lufta e tij i kapërceu kufijtë fetarë” Motivet e kryengritjes së Skënderbeut sipas Dr. A. K. Brackob

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

E ARDHMJA E SHQIPËRISË! Viti 1913, intervistë ekskluzive me Ismail Bej Qemalin në Londër  

15 Tetor, 2025
Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

Abëreshët gjaku i shprishur shqiptar

15 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist