Nga prof. Sazan Guri
DODONA PELLAZGJIKE – MENÇURI, FORCË, FAT
Në portën e faltores së Dodonës pellazgjike shkruhej se në botë mbizotërojne tre fuqi, mençuria, forca, fati. Përmëndësit e parë si OMIRI (Homeri) dhe Herodoti shpjegojnë emrin DODONA të marrë nga perënditë e vjetra pellazgjike. Fatthënësit e DODONËS quheshin siç e thamë më lart: Tomuri, fatthënat Tomure, Tomurosose. Këtë e verteton e ëma e Aleksandrit – Olimpia që kur mori fronin e Mbretërisë së Mollosisë nga i vllai ngulte këmbë në: ‘karakterin jo grek te mbretërisë së saj pellazge’. Çka vertetohet me faktin, kur disa athinas dërguan një delegacion në Dodonë, me qëllim që të bënin një fli për Zotin e Pellazgëve, ajo u dërgoi një letër grekëve, në të cilën shprehte qartë se: Grekët nuk kanë asnjë të drejtë të shkelin tokën Mollose.1 Lidhur me këtë fakt ishin Straboni (në librin e shtatë) dhe Plini në librin e katërt që na njoftojnë se: origjina e selëve ishte nga fisi Sulion, prej të cilët dilnin fatëthënësit klerik fetar të tempullit të Jupiterit Pellazgjik të Dodonës ose tempulli i Zeusit të Dodonës.2 Kujdes i dashur lexues, jo rastësisht, aty përqark Tomorri ende sot kemi krahinë e popull që quhen suliot-sulovë, që ne ndonjëherë i qesëndisim duke i thirur sulovarë. Vetë Herodoti, mbasi e vizitoi Dodonës, pat shkruar se: ‘Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse e mësova në Dodonë. PO AI: “… më pas helenët i morën këto emra (të perëndive) nga pellazgët…” PO AI (ndërsa flet për pellazgët): “… këta janë që u krijuan helenëve teogoninë dhe që u dhanë perëndive emrat e tyre, që u caktuan nderime dhe mjeshtëri dhe që treguan edhe fytyrat e tyre.3
Edhe Straboni, shkruan se: ‘Orakullin e Dodonës e themeluan Pellazgët’. 4 Ose Homeri për shëmbull në poemën Iliada pohon se: themelimin e tempullit të Dodonës e çon para luftës së Trojës.5 Nga Skymni te Përshkrimi i botës, i cili ka jetuar në shekullin e III[1]I.p.e.s, mësojmë se: në kohën e tij ‘Dodona, ndodhej në trevën e Molosëve Ilirë. Ai shkruan se: për Pellazgët flitet se kanë qenë popujt më të moçëm nga të gjithë ata që kanë sunduar në Heliadë’. 6 Ndërsa, Polibi (200-120 para krishtit), midis të tjerave për pellazgët, flet edhe për faltoren e Dodonës, ku sipas tij kemi shprehjen se: kjo hijerore (faltore) u prish nga fisi grek i Etolinjëve udhëhequr nga gjenerali i tyre Dorimahu (Dhorimahos).7
DODONA DHE ORAKULLI I SAJ
Pranë këtij Mali ndodhet dhe një fshat sot me emrin Dhodhanë, që ka ngelur qysh nga prehistoria. Në faqen jugore të Tomorrit, mbi katundin Bargullas, (vend i bardh, për shkak të shkëmbinje gëlqerorë plalkor të bardhë dhe si zonë me dëborë) gjen qafën e Dhodhonit, po në këtë fshatë ekziston edhe pllaka e Dodonit. Përposhtë Tomorit gjendet edhe një fshat tjetër që e ka emrin, Mrakull apo Mbrakull që do të thotë (mbë)Orakull, (te) Orakulli ose shkoj mbë Orakull. Me këtë emër (Dhedhana, Dhodhona) kuptohet burimi kryesor i jetës, që si në fillimet e njerëzimit, sikundër edhe sot, është toka, duke i blatuar asaj, dhuruar, kushtuar si shenjë miradije e mirënjohje gjëra të shtrejnta. Ata (njerëzit) mendonin dhe besonin se dhèu (toka) i tyre do të (pro)dhonte më shumë. Straboni thekson se: Dodona e mollosve u themelua nga pellazgët, të cilët ishin populli më i vjetër ajo gjendej në zotërimet mollose që së bashku me kaonët qeverisnin Epirin.8 Po aty, ai thekson se…DODONA është e ftohtë…kishte kambanë të ramtë e shumë të madhe….
Dyzet e pesë qytete ofrojnë rrënojat pellazgjike, ku midis këtyre qyteteve përmendet Dodona.
DODONA, NJË NDËR TETË ORAKUJT E BOTËS
Artifakti i madh në këtë rast është se Dodona, sipas studiusëve përfshihet te lista e tetë Orakujve të botës, që fillon, sigurisht, me më të parën dhe me më të vjetrën, siç është Dodona, pastaj vazhdon me Delphin, Delos, Cythera, Omphalos, Akrotin, Paphos, Tritoni, El Marj dhe përfundon me Bendet.9 Madje, ky orakull është pajisur edhe me një Kod të përbërë nga katër simbole kyç, ku i pari ka qenë ai i vendndodhjes (Mali i Tomorit në Qendrën Perëndimore të pellazgjisë). Simboli i dytë ka qenë ai i pemës së Lis-it, ku ndër popullin shqiptar, gegë e toskë, mbizotëron koncepti se rrjedhim nga fara e Lisit të Dodonës, (asokohe frutat e tij haheshin dhe përdoreshin për shumë qëllime të tjera). Kaq të zotë kanë qenë pellazgët në kultivimin e druve pyjorë, kryesisht të lisit (dushkut), sa kishin arritur të përzgjidhnin një lloj dushku, lëndët e të cilit ishin të ngrënshme. Këtë e paraqet si artifakt edhe studiusi, dhe njëherësh konsulli francez në Janinë Pukëvili (1770-1838), pas vizitës së tij në Labëri (1806), ndërsa flet për gogolat e valanidhit, shprehet:
KËSHILLIMET NË DODONË
Në lashtësi, qendra e vendbanimit e Dodonës është e vogël, ndërkohë që faltorja ka pasur nam të madh së paku që në kohën e luftës së Trojës.10 I mbëshetur te Herodoti, Hammond-i parashtron se Kroesus-i i Lidisë konsultoi orakullin e Dodonës, sikur të ishte njëri ndër ‘orakujt e Greqisë’, por atij nuk i kujtohej përgjigja e perëndisë. 11 Ka të ngjarë që shtetet greke të jenë këshilluar në Dodonë para pushtimit persian, njëlloj siç këshillohëshin në Delf, por ne nuk dimë se ç’qëndrim u është këshilluar nga perëndia të mbajnë ndaj Persisë.12 Hammond-i na kujton Demostenin, sipas të cilit priftërinjtë e Delfit dhe të Dodonës: urdhërojnë shtetin athinas të bënte flijime për Dionisin.13Ky peligrinazh i ardhur nga thellësitë e mijëvjeçarëve preku dhe shtetet e para të Greqisë pas homerike si Athinasit dhe Spartanët. Madje thuhet se interesimi i spartanëve për të shkuar në Dodonën e largët u shtua edhe nga popullariteti në rritje i Dodonës, të cilët e pohojnë njëherësh shumë studius, por pa nënvizuar e kuptuar se popujt që përbënin këto shtete ishin veçse pellazg.14 Kujdes se këtu jemi përpara disa gjetjeve; E para, se Dodona është orakulli më hyjnor, por edhe më i hershmi, së dyti, se Dodona është vendqëndrimi më i hershëm i Zotave, së treti, Dodona është vend i shenjtë që mbart zgjidhjen e enigmës, e katërta, Uliksi te “Odiseja”, ashtu si Akili te “Iliada” si pellazg i drejtohet Dodonës pellazgjike si vend i shenjt dhe jo Olimpit. e pesta, Uliksi e koncepton qartë fjalën “atdhe”. E njeriu një atdhe ka, si Uliksi, Itakën apo Agomemnoni – Argosin. E secili, në ndryshim të atdheut, ndryshon edhe në fis, etni, komb. Aty pyeti edhe Eneu këtë orakull. Po aty janë konsultuar mbretër e princa si Knezi, mbreti i Lidisë Aleksandri. Dhe Pirroja i Epirit, aty pyeste, para çdo nisjeje për luftë. Edhe mbretërit e Epirit, Maqedonisë dhe Ilirisë për çdo problem e kërkonin fatin tek ky orakull. Rrënjët e Dodonës na e kofirmon edhe Euripidi, i cili thekson se: Oresti, i biri Menelaut u nis nga Argosi për t’u këshilluar me Orakullin e Dodonës mollosiane.15“…Më në fund vdiq Zoti dhe u varros në Dodonë nën dushkun e madh, dhe varri i tij u bë vend haxillëku (pelegrinazhi) i tërë botës. Rreth dushkut edhe varrit të Zotit, u ndërtua orakulli, të cilin e ruanin donetinët (fis molos)”. Kjo faktohet edhe sipas një mbishkrimi të lashtë, se fitimtarët e garave sportive dodonase stoliseshin me një kurorë dushku, si në memorie të njeriut të parë që u ul mbi Dodonë me lisa, aty ku gjenden riprodhime fragmentare objektesh pellazge me motive të dushkut (Dodonë). Etruskët, sipas një studiues francez, dushkun e quanin pikërisht si në shqip.
SHKËLQIMI DHE RËNIA E QYTETIT TË DODONËS
Gjithsesi, Dodona njohu një lulëzim dhjetra shekullor deri në shek. XII p.e.s., periudhë kur, siç e thamë më sipër, filloi rënia e mbretërisë pellazge, që vazhdoi deri në rrafshimin e saj në vitin 219 p.e.s. prej gjeneralit Paul Emilit, por sidomos prej asaj që ndodhi me shkatërrimin total të Iirisë me Emil Paulin, si për të kaluan të atin, dogji edhe gurët e sokakëve të ilirëve më 168 para krishtit dhe të thrakëve një vit më pas, për të vazhduar po me këtë furi në shkatërrimin përfundimtar të dardanëve më 48 para krishtit. Edhe Dodona vuajti po aq sa vuatjet e pellazgëve dhe vllezërve të tyre. Sipas Polybios….16 Tempullin e DODONËS e prishën Etolinjët (fis grek), ………ndryshe, kush tjetër!? Kjo pohohet dhe nga Enciklopedia e Historisë Britanike, në të cilën theksohet se etolianët shkatërruan tempullin e Dodonës në vitin 219 p.K. Ata prenë edhe lisin e shenjtë. Por orakulli ka vazhduar të ekzistojë deri në shekullin e tretë të erës tonë. 17 Shkatërrimi ka qenë i madh saqë dhe gjetja e rrënojave të orakullit është gati e pamundur. Tempulli i DODONËS u zhduk nga mesi i shekullit të parë, para Krishtit.Siç ka shkruar Andre Saglio se: Ky besim vazhdoi deri kur perandorët romakë shkatërruan tempujt, dhe dogjën të fundin pemë që fliste. Pak nga pak, zelli i shenjtë u shua. Pushtues skeptikë vodhën tempullin dhe hajdutë të mevonshëm grabitën pa zgjuar hyjnitë e poshtëruara. Por rrënimi nuk kishte të sosur ende. Më 435 pas krishtit, Perandori i Lindjes, Teodosi II, urdhëroi shuarjen e përhershme të Dodonës pellazge e pagëzuar si “zjarrishte pagane” dhe shndërrimin e saj në një “yjëz të krishterë” gjer në vitin 475, kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët ostrogotë, të pasuar nga saraqenët, bullgarët, etj., e fshinë Dodonën për jetë të jetës nga faqja e dhèut, kryeqendrën e parë të pellazgëve, më sakt europiane – popullit më të lashtë të kontinentit. Dhe zyrtarisht ishin orthodoksët bizantinë (serbo-bullgarë) që aty nga shekulli IX, i dhanë dërmën e fundit këtij kulti, por siç do ta shohim edhe më poshtë, flakjen në abisalet e humnerës po e bënë pjesa injorante e shqiptarëve, bashkë me ta, edhe ne të “lëciturit” që s’bëzajmë. Orakulli i Dodonës u mbyll zyrtarisht në shekullin e IX prej Perandorisë Bizantine. Përveç Orakullit pranë Dodonës ndodhej edhe pylli i shenjtë i lisit të Dodonës, ku rrinin priftëreshat që dëshifronin fëshfërimën e gjetheve të lisit, fëshfërim të cilën Eskili e përcjell me anë të pjesës, Promenteu i lidhur, si mënyrë komunikimi me zë.18 Ata janë lisa fjalman. Është fakt historik i njohur, që kisha e krishterë e shkretoi orakullin e Dodonës, duke ia luftuar më tërbim simbolet pagane, posaçërisht shqiponjën. Po edhe adhurimi parahelen i Diellit-yll dhe i Hënës-vetull i ka rrënjët e thella në Ilirinë e dikurshme, rreth Dodonës dhe brenda kufijve tanë, që nga Konispoli deri në Vermosh. Është kjo arsyeja që mungesa e fanatizmit fetar në Shqipëri, ku nuk u sheshuan dot kurrë këmbëkryq, as krishtërimi, e as islamizmi, dhe ku nuk gjen “Netë Shën Bartolemeu”, si në Francë (gusht 1572) e gjetkë, e ka rrënjën (ndër të tjera) edhe te paganizmi dodonas, i trupëzuar nga simbolika e shoshitur më sipër. 19 Është e pajustifikueshme, porosit studiusi më i zellshëm i Dodonës Maksim Zotaj, prej të cilit kemi marrë tharmin e këtij studimi shkrim, që: në programet apo tekstet e shkollave shqipe, Dodona, as që zihet me gojë, qoftë edhe shkarazi2.
Arsim Spahiu, Shteti Epirot, v. 2011 2 PLINI, Libri i katërt, 33 3 Herodoti, libri II, 52, HISTORIA, 4 Straboni, Gjeografia, libri V. VII, 324, 327, 328. 5 Homeri, ILIADA, kënga XVI, vargjet 233-234, v. 2006
6 Skymni, Pürshkrimi i botüs, pürmendur nga Mit’had Frashüri, te Fati i Shqiptarüve, botim i v. 2009 7 Polibi, Libri Historitë, libri IV, 67 8 Straboni, Geographica, Book III, Chapter 7. Luterix Pontiorum, Typis Regils, M DCXX. 9 Robert Temple, MISTERE T E YLLIT SIRIOS, fq.171, v.1998
10 Arsim Spahiu, SHTETI EPIROT, fq. 81, v. 2011 11 Herodoti, V. I, 46, 2-3, 12 Herodoti , V. I, fq. 46, 13 N. G. L Hammond, no 2, fq. 359, 488-511, v. 1967 14 Sazan Guri, SI T’RROKIM HELENISHTEN, LATINISHTEN ME GEGËNISHTEN, v. 2017
5 Euripidi, Orestes, Phoenician Women, Bacchae 16 Polibi, Libri Historitë, libri IV, 67 17 Enciklopedia Britanike
18 Eskili, Prometeu i lidhur, 19 Eva Brinja, Antikiteti, v. 2005 20 Maksim Zotaj, Orakulli i Dodonës, v. 2011