E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Der Standard” Arroganca e Ramës u kushton shqiptarëve 110 milionë euro

27 Nëntor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Një raportim nga gazeta austriake Der Standard shkaktoi shumë zemërim në rrjetet sociale: Pasuritë shqiptare në botë po sekuestrohen pasi qeveria refuzon të paguajë gjobën prej 110 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti

 

Nga Eric Frey, Der Standard

Disa banka austriake dhe kompani energjetike kanë marrë kohët e fundit nga një letër të pazakontë. Një kompani ligjore është duke pyetur nëse ato kanë ndonjë pasuri ose aksione të Republikës së Shqipërisë sepse ato duhet të ngrijnë.

Arsyeja është një gjyq në arbitrazh që disa investitorë italianë bënë kundër Shqipërisë në 2015 dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar (ICSID) u dha atyre rreth 100 milionë euro kompensim në prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën.

Austria është një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Firma ligjore Dorda ka marrë përsipër detyrën e sekuestrimit të pasurive shqiptare dhe po përpiqet të mbledhë deri në 25 milionë euro për Francesco Becchetti-n, një nga 3 paditësit. Llogaritë dhe letrat me vlerë në 7 banka, pjesa e koncesionit që Shqipëria ka me kompanitë Verbund dhe EVN për shkak të projekteve të ndërtimit të një termocentrali në vend duket se janë vënë në pikëpyetje.

Procedura në shumë shtete

Sipas Konventës së ICSID, në të cilën Austria është aderuar, vendimet e arbitrazhit duhet të zbatohen nga gjykatat vendase. Urdhri i ekzekutimit u bë në 10 nëntor në Gjykatën e Qarkut të Vjenës.

“Firma ligjore është akoma duke pritur përgjigjet nga kompanitë në fjalë, për të ashtuquajturat deklarata të borxhit të palëve të treta”, thotë një nga partnerët e Dorda, Florian Kremslehner. Përveç Austrisë, ka procedime paralele edhe në vendet të tjera të Evropës. Sapo shuma totale të jetë mbledhur, detyrimi konsiderohet i përmbushur.

“Procedura të tilla përmbarimore janë mjaft të rralla”,  thotë Kremslehner për “Der Standard”, sepse shtetet zakonisht pranojnë vendime të tilla arbitrazhi. Pengesa më e madhe është se shtetet këmbëngulin në sovranitetin e tyre dhe zbatimi është i vështirë në shumë shtete të tjera”.

Qeveria shqiptare refuzon të paguajë, duke përmendur një proces ankimimi që është në vazhdimësi. Në fakt, sipas një platforme kërkimore shqiptare, Ministria e Financave në Tiranë tashmë ka buxhetuar 110 milionë euro për të shlyer këtë detyrim.

Çështja e lirisë së shtypit

Kjo çështje është veçanërisht pikante sepse ka të bëjë gjithashtu me lirinë e shtypit. Kompania televizive Agonset u konfiskua, por sipas mendimit të gjykatës së arbitrazhit kjo u bë sepse ishte tepër kritike ndaj qeverisë. Konfiskimi “ishte kulmi i një fushate politike kundër paditësve”, të cilët gjithashtu u përndoqën me procedime të diskutueshme penale.

Shqipëria zakonisht merr nota të mira për klimën e saj të investimeve, por tashmë ka humbur disa procedura të arbitrazhit kundër investitorëve. Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori konsiderohet të jetë pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët rrallëherë u drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit.

Shkrimi Mëparshëm

Foto / Funerali i legjendës Diego Armando Maradona. Ja numri i familjarëve dhe miqëve të ngushtë në ceremoni

Shkrimi Vijues

Pano Soko ia numëron të gjitha Braçes, pasi e quajti hajdut: Shihemi në gjyq

Të Ngjashme

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij
Kryesore

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente
Aktualitet

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?
Aktualitet

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Pano Soko ia numëron të gjitha Braçes, pasi e quajti hajdut: Shihemi në gjyq

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

Nga Iliriku në Bizant dhe deri më sot: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

9 Dhjetor, 2025
Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

Kur katër batalione osmane nuk arritën dot të mposhtnin Isa Boletinin e ngujuar në kullën e tij

9 Dhjetor, 2025
Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

Nobelisti me dy fytyra, Ivo Andriq dhe “Drafti mbi Shqipërinë” (1939): Një dokument i vazhdimësisë së gjeopolitikës ekspansioniste serbe

9 Dhjetor, 2025
Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

Lahuta shqiptare zyrtarisht pasuri botërore në UNESCO, hyn në mbrojtje urgjente

9 Dhjetor, 2025
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist