E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Deputeti shqiptar citon vargjet e himnit kombëtar në Parlamentin e Serbisë

24 Nëntor, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka pyetur edhe njëherë se kur do të krijohen kushtet për përdorim të lirshëm, publik dhe zyrtar të simbolit kombëtar shqiptar.

Në njjë postimi në Facebook ku edhe e ka postuar fjalimin e tij nga Kuvendi, Kamberi ka thënë se ka kaluar një vit nga fjalimi i tij për nevojën e përdorimit të lirë, publik dhe zyrtarë të simbolit tonë kombëtar, ndërkohë që Republika e Serbisë po vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon i cili, me ligj, i pamundëson pakicave nacionale që të përdorin lirshëm simbolet e tyre “nëse janë identike me simbolet e shteteve tjera”.

“Se sa është në Serbi shkalla e mosdurueshmërisë ndaj simbolit nacional shqiptarë na ka treguar edhe sjellja e huliganëve, të cilët kanë hequr flamurin shqiptar në vende të shumta në Beograd ku ishte i vendosur si pjesë e protokollit shtetëror për vizitën e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Huliganët janë kryerësit e drejtpërdrejtë të këtij akti vandal, por duhet të theksohet që ata janë produkt i diskursit i cili mbështetë dhe ushqen stereotipet antishqiptare, armiqësinë dhe hasmërinë ndaj tyre. Një diskurs të këtillë, autori i veprës ‘Shqiptari imagjinarë’, Aleksandar Pavloviq, e quan ‘shqiptarizëm’ duke u mbështetur në konceptin e ‘ballkanizimit’ të Marija Todorovës, i cili e përshkruan diskursin i cili krijon stereotipe për Ballkanin dhe politikën e cila është në mënyrë organike e lidhur me këtë diskurs”, ka thënë ai.

Kameri ka shtuar se në këtë atmosferë, mosdurimi, urrejtje të hapur dhe paragjykimeve ndaj shqiptarëve dhe ndaj gjithçkaje që lidhet me shqiptarët, duke shtuar këtu diskriminimin në të drejta fundamentale, jeta e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe e shqiptarëve që jetojnë në brendësi të Republikës së Serbisë, është e vështirë.

“Në atmosferën e krijuar në të cilën mohohen krimet e luftës, glorifikohen kriminelët, muralet e të cilëve i ruan vet policia dhe nëse marrim parasysh Raportet e Organizatave ndërkombëtare që Serbia ka ngecje serioze dhe kthimit mbrapa në demokraci, atëherë, ndoshta nuk duhet të habitemi pse ndaj një akti vandal si ai i heqjes së flamujve shqiptar në Beograd shteti nuk ndërmerr asgjë. Pushtetarët heshtin me krenari. ‘E bukur kjo ndjenja e krenarisë’ do të thoshte Mesha Selimoviq, ‘na mbron nga pendimi’. Për shumëkënd me të drejtë shtrohet dilema nëse ky akt vandal ndaj flamurit të Shqipërisë është pjesë e projektit ‘Open Balkans’ apo e atij të ‘Botës serbe’ të Aleksandar Vulinit”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në atë seancë ka përmendur vandalizmin ndaj flamurit shtetëror shqiptar, por detyra e tij qenësore në atë Kuvend është të pyes pse shqiptarët e Luginës së Preshevës, respektivisht ata që jetojnë në Serbi, nuk munden lirshëm, publikisht dhe zyrtarisht të përdorin simbolin e tyre kombëtar, simbol ky që përfaqëson në thelb një pjesë të identitetit të tyre.

“Si vend i cili pretendon të jetë pjesë e BE-së, (edhe pse sot me të drejtë mund të shtrohet pyetja nëse Republika e Serbisë me të vërtetë dëshiron anëtarësimin), ky shtet duhet të eliminojë ligjet e veta diskriminuese. Njerëzit janë shpirtërisht të lidhur me simbolet e tyre identitare. Njerëzit shpeshherë, përgjatë historisë, edhe kanë vdekur për ato simbole. Prandaj, pa marrë parasysh ligjet aktuale, situatën negative politike, e cila mohon simbolet tona, unë mund të them që ne nuk do të heqim dorë nga simbolet tona identitare. Ne, me durim do të angazhohemi dhe do të presim kur e drejta jonë identitare mbi përdorimin e lirë, publik dhe zyrtarë do të realizohet”, ka thënë ai teksa i ka përmendur disa nga vargjet e himnit të flamurit./21Media

Shkrimi Mëparshëm

“As për mua e as për ty, po për gjithë Shqipëri…!” Kryengritja e vitit 1847 në Shqipërinë e Jugut

Shkrimi Vijues

Escobar e Lajçak sot në takimin e radhës të “Open Balkan” në Beograd

Të Ngjashme

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë
Aktualitet

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash
Aktualitet

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”
Aktualitet

Tinka Kurti feston 93 vjetorin: “Pres të më bëni një ceremoni të përshtatshme”

18 Dhjetor, 2025
Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit
Aktualitet

Ilir Muharremi: Tingulli i lashtësisë, mozaiku i Saimir Stratit

18 Dhjetor, 2025
Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia
Aktualitet

Punimet në Parkun e Finiqit/ Studiuesit: Po vihet në rrezik trashëgimia

17 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Escobar e Lajçak sot në takimin e radhës të “Open Balkan” në Beograd

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

Eurostat, Shqipëria në krye të listës për rënie të popullsisë

19 Dhjetor, 2025
The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria, mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025
Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

Kombi shqiptar me imazh të unifikuar në një festival vlerash

19 Dhjetor, 2025
Bajronizmi arbëresh

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

Shqipëria Venedikase: Si u shkua nga Malësi në Mal i Zi? Një analizë historike, kulturore dhe demografike

19 Dhjetor, 2025
Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

Fan Noli në Gjenevë: 105 vite më parë, Shqipëria pranohet anëtare e Lidhjes së Kombeve

18 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist