• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914

Vinny nga Vinny
24 Shkurt, 2022
Në Kultura
0
0
NDARJET
43
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Jusuf Buxhovi

Daut Dauti: “Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914”, botoi Logos, 2020, faqe 456.Roli dhe rëndësia e Britanisë së Madhe në çështjen shqiptare nga Kriza Lindore e deri te Pavarësia shqiptare, deri më tani, nuk ka gjetur trajtim të duhur në historiografinë shqiptare. Madje, edhe kur është prekur, kanë munguar faktorët meritorë, siç është pasqyrimi i dokumenteve autentike si dhe vendit dhe rolit të politikës autentike britanike në rrethanat e kohës, veçmas në ato që përcollën procesin e shembjes së Perandorisë Osmane e deri te pavarësia e shtetit shqiptar.Në mungesë të tyre, kemi paraqitjen fragmentare, të shumtën të ndërtuar mbi stereotipet e qëndrimeve që ka ofruar historiografia e njëanshme serbe, ruse dhe pjesërisht ajo gjermane, ose ato të klisheve të njohura ideologjike, të cilat rolin e veçantë të Britanisë në këto zhvillime, e kanë interpretuar njëanshëm, prej nga është krijuar përshtypja e gabuar për rolin e saj në përputhje “me interesat hegjemoniste”, të afërta me ato franceze-ruse në kuadër të Antantës.Studimi i Daut Dautit paraqet përpjekjen e parë serioze të historiografisë sonë që pamja e politikës së Britanisë së madhe në raport me çështjen shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane e deri te fillimet e luftës së parë botërore, të shihet në një dritë tjetër, në përputhje me rolin e saj aktiv thuajse në të gjitha fazat e këtyre zhvillimeve, natyrisht në kuadër të interesave të veta, që kanë qenë edhe “të veçanta” në rrethanat e konfrontimeve midis interesave austro-gjermane dhe atyre ruso-franceze, por që atë e kanë përfillur si një realitet në kuadër të ristrukturimeve të hartës së re politike dhe shtetërore europiane që filloi të marrë fizionominë e vetë nga Kongresi i Berlinit e deri te Konferenca e Ambasadorëve.Merita e autorit, në këtë zhvillim, gjithsesi duhet parë te kompleksiteti i çështjes brenda për brenda përvijimeve politike britanike si dhe të raporteve me fuqitë e kohës ku Britania ka ndjekur interesat e veta strategjike dhe ekonomike në Lindje të Afërme dhe atë të Mesme. Problematika e parë trajtohet me një qasje serioze tek pasqyrimi i asaj që emërtohet si “Periudhë e Post-Berlinit”, pra te koncepti i “Liberalizimit britanik dhe Ballkani” e ku përfshihet edhe “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1883-1903”, me ç’rast, thuajse për herë të parë, hidhet dritë tek qasja liberale e Komitetit Ballkanik rreth autonomisë së Maqedonisë, me çka fillon edhe faza e implikimit të drejtpërdrejtë të politikës britanike në pjesën europiane të Perandorisë Osmane, mbi bazat e konceptit Gladstoneit i njohur edhe si “Britannian Pacificatrix”, prej nga, në zhvillimet e mëvonshme, çështja shqiptare do të marrë një dimension politik me angazhimin e Auberty Herbertit në Komitetin për Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, si një kauzë për çështjen kombëtare shqiptare ndër më të rëndësishme e kohës në radhën e fuqive të mëdha.Natyrisht se dioptria e kundrimit të autorit përcjell me shumë vëmendje faktorët që ndikuan kapërcimin e politikës britanike nga ajo e Komitetit ballkanik rreth Maqedonisë tek çështja shqiptare, që mori përsipër Komiteti Shqiptar i përbërë nga autoritete të rëndësishme politike dhe diplomatike britanike që shtroi ndikim të madh në Konferencën e Londrës për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar, ndonëse të përgjysmuar.E arritur e mirë e këtij studimi që përthekon rolin e politikës britanike për çështjen shqiptare nga vitet 1886-1914 gjithsesi janë edhe kapitujt (VII) për Edith Durhamin dhe angazhimin e saj të madh që mbi pikëpamjet gladstoniane për Ballkanin edhe shqiptarët të vihen në mesin e popujve të Ballkanit, paçka se ky koncept mohonte parimin e nacionalitetit. Si dhe kapitulli (VIII), për Abrey Herbertin dhe rolin e tij të madh me Komitetin për Shqipërinë.Pra, vepra si e tillë, duhet të përkthehet në gjuhën angleze, meqë plotëson boshllëkun e studimeve serioze të kësaj natyre, që ka lënë historiografia institucionale me ngarkesa ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë.

Shkrimi Mëparshëm

Berisha: Me agresionin ndaj Ukrainës, Rusia nisi Luftën e Tretë Botërore

Shkrimi Vijues

Putin kërcënon botën: Kush ndërhyn do të pësojë si kurrë më parë

Shkrimi Vijues

Putin kërcënon botën: Kush ndërhyn do të pësojë si kurrë më parë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve

“Lufta e UÇK-së e drejtë dhe e domosdoshme për liri”, Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve

18 Shkurt, 2026
TTW: Turistët amerikanë zbulojnë Shqipërinë: Destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

TTW: Turistët amerikanë zbulojnë Shqipërinë: Destinacioni mesdhetar pritet të dominojë Evropën në 2026-n

18 Shkurt, 2026
Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

Pavarësia e Kosovës, publikohet letra e Konicës drejtuar Gjeçovit për fatin historik të shqiptarëve

18 Shkurt, 2026
“Kosova: Udhëpërshkrim i shkurtër” për identitet e vlera universale

Gjergj Kastrioti konsiderohej mbret për arvanitasit. Lavdia historike, si një element përbashkues

Gjergj Kastrioti konsiderohej mbret për arvanitasit. Lavdia historike, si një element përbashkues

18 Shkurt, 2026
5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

5000 emblema të UÇK-së i vendosen NEWBORN-it në Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist