• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

“Besnik i vetvetes”/ Vlerësohet pas vdekjes si ‘Nderi i Kombit’ aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi

Vinny nga Vinny
12 Shkurt, 2021
Në Kreu, Kultura
0
0
NDARJET
437
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit” aktorin dhe regjisorin e shquar Agim Qirjaqi.

Vlerësimi i Presidentit Meta është bërë me motivacionin për mirënjohje për nivelin e jashtëzakonshëm të aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, të shpalosur gjatë interpretimeve të paharrueshme dhe mjeshtërore si në skenat e teatrit, ashtu edhe në ekranin e madh të kinematografisë shqiptare.

Në fjalën e tij me rastin e 70-vjetorit të lindjes, drejtuar familjarëve, kolegëve aktorë dhe regjisorë Presidenti Meta teksa vlerësoi figurën e tij tha se profesor Qirjaqi mbrojti çështjen e Teatrit, duke dalë kundër shembjes së tij dhe kundër ligjit ‘Për Teatrin’.

Fjala e Presidentit Meta

“Të nderuar përfaqësues të artit, aktorë, regjisorë, të nderuar familjarë.  Jemi sot, së bashku për të vlerësuar një figurë të shquar të artit tonë skenik aktorin, regjisorin dhe profesor Agim Qirjaqin, në ditën e 70-vjetorit të lindjes.

Edhe pse zoti Qirjaqi nuk ndodhet fizikisht mes nesh prej kohësh, rolet e realizuara në kinematografi, apo veprat e vëna në skenë, nën regjinë e tij, mbeten në memorien e artdashësve.

Ashtu siç mbetet në memorien e studentëve të tij, në Akademinë e Arteve (sot Universiteti i Arteve), puna e tij e përkushtuar si pedagog.

Karriera e zotit Qirjaqi si aktor fillon në Teatrin Kombëtar, por bëhet shumë shpejt i njohur nëpërmjet filmave ‘Rrugë të bardha’ e ‘Lulëkuqe mbi mure’.

Me këtë të fundit, realizuar me regji të Dhimitër Anagnostit, vlerësohet me çmimin e parë si aktori më i mirë i vitit.

Agim Qirjaqi iu përkushtua me shumë dashuri edhe regjisë së filmave e telefilmave edhe pse mbeti gjithmonë i angazhuar intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve.

Këtë përvojë të madhe, si në teatër edhe në kinema, duke qenë i suksesshëm dhe i aftë, si në realizimin e rolet dramatike, por edhe atyre komike, zoti Qirjaqi e ndau për shumë vite me studentët e tij, në Akademinë e Arteve në lëndën e mjeshtërisë së aktorit.

Pas një trajnimi 2-vjeçar në Milano, me një nga regjisorët më të mëdhenj italian Giorgio Strehler, rikthehet në Shqipëri më i dhënë pas regjisë, duke vendosur në skenë kryevepra të letërsisë botërore dhe njëkohësisht, duke futur elementet e para të teatrit absurd.

Angazhimi i profesor Agim Qirjaqit ishte i plotë dhe i gjithanshëm si aktor, regjisor, pedagog, por edhe përkthyes dramash, anëtar i Akademisë së Arteve dhe bashkëthemelues e kryetari i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit.

Ndërkohë, ai drejtoi Teatrin Kombëtar, në një vit shumë të vështirë për këtë institucion, kur po vihej në pikëpyetje vetë ekzistenca e teatrit.

I vënë në krye të artistëve sindikalistë, profesor Qirjaqi mbrojti çështjen e Teatrit, duke dalë kundër shembjes së tij dhe kundër ligjit ‘Për Teatrin’.

Në karrierën e tij të gjatë, një nga figurat më të realizuara artistikisht, është ajo e Kolonelit Bunker, puna e tij krijuese arrin majat më të larta me këtë rol dramatik.

Me përvojën e tij të jashtëzakonshme, Agim Qirjaqi do të vazhdonte të jepte kontributin e tij për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Por fatkeqësisht ai u nda nga jeta shumë shpejt, por duke lënë pas një eksperiencë të madhe e të çmuar për të gjithë brezat e aktorëve e regjisorëve të rinj.

Kolegët e tij e kujtojnë me shumë dashuri e respekt, si aktorin e madh poliedrik, inteligjent, elegant e tërë finesë, me një mimikë të pasur e vështrim të thellë, si regjisorin me mendje të hapur e pedagogun e përkushtuar.

Si një profesionist që asnjë herë nuk bëri kompromis me profesionin e tij dhe mbeti besnik i vetvetes, i teatrit dhe i filmit. Një njeri që gjithë jetën dashuroi profesionin dhe vetë jetën.

Me mirënjohje për nivelin e jashtëzakonshëm të aktrimit dhe profesionalizmin e spikatur, për personalitetin e rrallë artistik e njerëzor, si dhe për përkushtimin në përçimin e dashurisë për artin tek brezat e shumtë të studentëve, si dhe për mbrojtjen e Teatrit dhe trashëgimisë sonë kulturore,  vlerësoj sot, zotin Agim Qirjaqin, pas vdekjes, me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit’”.

Shkrimi Mëparshëm

BE shenja “xhelozie”: Shqiptarët janë me SHBA! Fuqimisht këshillojmë të mos zhvillohen bisedime me autoritetet shqiptare

Shkrimi Vijues

“Nano të sqarojë takimin me Millosheviçin në Kretë.” Reagimi i Berishës: Avulluan një shishe uiski

Shkrimi Vijues

"Nano të sqarojë takimin me Millosheviçin në Kretë." Reagimi i Berishës: Avulluan një shishe uiski

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

Bust përkujtimor për Dom Mikel Tarabulluzin, mësuesi i parë shqiptar i dokumentuar në Kosovë

10 Gusht, 2026
Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

Çelet ekspozita “Fustanella” në Muzeun Etnografik të Beratit

10 Gusht, 2026
Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

Fjalori i gjuhës shqipe i Kostandin Kristoforidhit dhe kontributi i tij i papërsëritshëm në ndërtimin e vetëdijes kombëtare shqiptare

10 Gusht, 2026
Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

Festivali i 44-t i Këngës Arbëreshe sjell muzikë, histori dhe traditë

7 Gusht, 2026

Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

Marubët dhe Gjon Mili bashkohen në Shkodër, një udhëtim në historinë e fotografisë

7 Gusht, 2026
Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën dhe traditat prej katër shekujsh

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari që ruan gjuhën dhe traditat prej katër shekujsh

7 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist