Gazetari Nebil Çika ka zbuluar një episod nga jeta e tij, kur kishte zhvilluar një takim në zyrën e babait të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çika ka treguar se babai i Dendias fliste shumë mirë shqip dhe e theksonte me krenari faktin se ishte nga një fshat i Bashkisë së Himarës. Më tej ai zbuloi se kishte bërë edhe një vizitë në zyrën e Spiro Dedes dhe i kishte bërë përshtypje që ai mbante pranë tavolinës edhe bustin e Skënderbeut.
Sipas gazetarit gjenetika e tij shqiptare nuk i sjell asnjë favor vendit tonë, pasi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka nënën e tij shqiptare, por në fund të fundit i shërbejnë Greqisë. Postimi i plotë: Këto dite ka qarkulluar në media një lajm për origjinën shqiptare të ministrit te jashtëm grek Nikos Dendias i cili vizito Shqipërinë, ne te cilin jam përmendur edhe un.