E martë, 15 Korrik, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Autorët dhe veprat më të mira për 2024-n, ndahen çmimet “Sami Frashëri” për shkrimtarë, studiues dhe botues!

1 Nëntor, 2024
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Në Art Galeri në Seferan të Bashkisë Belsh u zhvillua këtë prag fundjave një nga aktivitetet më të rëndësishme në kuadër të “Muajit të Letersisë” i cili ishte edhe edicioni i parë i ndarjes së çmimit “Sami Frashëri” për shkrimtarë, studiues e botues për vitin 2024. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm akademikë, figura të rëndësishme të Letërsisë dhe Artit si edhe të rinj e të reja të apasionuar pas Letërsisë e Artit.

Në fund të aktivitetit u ndanë edhe çmimet ” Sami Frashëri” .Juria e edicionit të parë të çmimit “Sami Frashëri” e përbërë nga Namik Dokle, ish-kryetar Parlamenti dhe shkrimtar, Behar Gjoku, studiues, Gëzim Hoxha, arkeolog, Viola Isufaj, profesoreshë e Letërsisë Bashkëkohore në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Dega Gjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës dhe Naim Gjoshi, kompozitor, shpallën fituesit e këtij edicioni. Çmimi “Sami Frashëri ” në letërsi ju dha shkrimtarit Ben Blushi për romanin ” Komploti”.Çmimi “Sami Frashëri ” në Publicistikë iu dha botuesit Bujar Hudhri për gazetën EXLIBRIS dhe Çmimi “Sami Frashëri ” në “Studime Albanologjike ” ju dha studiuesit Mariglen Kasmi për librin “Wilhelm Zu dhe Shqipëria”.

Nga ana e tij ,Namik Dokle, Kryetar i Jurisë së ndarjes së Çmimit “Sami Frashëri” u shpreh se kjo ditë është një ditë emocionuese jo vetëm për shkrimtarët, studiuesit dhe botuesit por edhe për Belshin dhe zonën e Dumresë ku fillon rrugëtimi i një eventi kaq të rëndësishëm.

Autorët dhe veprat më të mira për 2024-n, ndahen

Edicioni i parë i ndarjes së këtij çmimi me emrin e rilindasit të shquar nis në Belsh dhe do kthehet në një traditë të përvitshme të këtij qyteti qytet të vogël por me emër të madh. Belshi është më i bukur se bukuroshja e Belshit. Sot promovojmë një Çmim me shumë vlera me emrin e Sami Frashërit ,këtij dijetari, shkrimtari, publicisti, enciklopedisti ,i cili ka një nga veprat më të famshme”Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”.

Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes. Ai dha kontribut në çdo fushë dhe pena e tij shkëlqeu kudo. Ai ëndërronte që Belshi të ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe Belshi e ka vendosur bustin e tij në pedonalen e këtij qyteti duke i shprehur mirënjohjen e përjetëshme për vlerësimin që i pati bërë .Në nderim të veprës së këtij rilindasi të shquar ,këshilli bashkiak i bashkisë Belsh vendosi këtë Vjeshtë krijimin e Çmimit vjetor me emrin e rilindasit të madh, aktivitet mjaft i rëndësishëm letrar ky që do të kthehet në të ardhmen në një event të përmasave të kombëtare.

Ben Blushi, fitues i çmimit “Sami Frashëri” në letërsi me librin “Komploti” duke përshëndetur të pranishmit shprehu falënderimet e tij për jurinë dhe për lexuesit shqiptarë që kanë zgjedhur më së shumti këtë libër.

Si të gjithë ata që vijnë në Belsh edhe unë ,mendoj se Belshi është një mrekulli natyrore dhe Sami Frashëri ka patur të drejtë kur propozonte që Belshi të zgjidhej për kryeqytet dhe Belshi do kishte qenë kryeqyteti ideal i Shqipërisë.Faleminderit për çmimin për librin “Komploti” që është lexuar nga mjaft lexues këto kohë kur leximi nuk është më aq i preferuar.

Ne si shkrimtarë jemi të detyruar të përshtatemi dhe brezi i ri të kuptojë sesi do jetë Shqipëria pas 20,30,40 vitesh.Ne duam që Belshi dhe Shqipëria të mos shpopullohet sepse kemi një vend të mrekullueshëm. Edhe njëherë dua të vlerësoj themeluesit e këtij çmimit “Sami Frashëri” i cili promovon jo vetëm shkrimtarët ,studiuesit e botuesit por promovon edhe Belshin si një destinacion turistik mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë.Botuesi Bujar Hudhri u shpreh se për të ishte nder i madh marrja e çmimit prestigjoz “Sami Frashëri”. Jam i lumtur u shpreh Hudhri para të pranishëmve që e marr një çmim me kaq vlera në një “kryeqytet” që ishte ëndërr e rilindasve. Ky është një çmim i papritur për mua dhe uroj që të kenë fatin ta marrin shkrimtarët ,studiuesit dhe botuesit më të mirë shqiptarë të së ardhmes”, tha ai.

Autorët dhe veprat më të mira për 2024-n, ndahen

Studiuesi Mariglen Kasmi i cili gjithashtu u vlerësua me çmimin “Sami Frashëri” gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi u shpreh i surprizuar për vlerësimin që i është bërë veprës së tij “Studime Albanologjike” të titulluar “Wilhelm Zu dhe Shqipëria” .

“Më vjen mirë që puna ime dhe ky studim u vlerësua dhe besoj se studime të tjera cilësore do të sjellim unë dhe të gjithë kolegët për lexuesit në të ardhmen”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë Belsh Arif Tafani në fillim të këtij eventi shprehu vlerësimin e tij për këshillin bashkiak i cili mori vendimin për themelimin e çmimit vjetor “Sami Frashëri” për të nderuar shkrimtarët, studiuesit dhe botuesit më të mirë të Shqipërisë.

Me shpresën që ky çmim prestigjoz do të fusë në një garë interesante këtë kategori vlerash, kryebashkiaku i Belshit u shpreh se vitin e ardhshëm që përkon me edicionin e dytë të ceremonisë së ndarjes së çmimit “Sami Frashëri ” do të zhvillohet 1 Qershor në Belsh dhe ky event do kthehet në eventin kombëtar më të madh të këtij lloji ku do dominojë mbi të gjitha edukimi i brezave të rinj me dashurinë për librin, studimet dhe botuesit më cilësorë. /News 24

Etiketa: autoretcmimetfrasherisamishkrimtareveprat
Shkrimi Mëparshëm

Në nëntor publikohet fjalori më i madh i gjuhës shqipe

Shkrimi Vijues

Botohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” i autorit Bardhyl Mahmuti

Të Ngjashme

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”
Kryesore

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian
Aktualitet

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’
Aktualitet

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona
Aktualitet

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri
Aktualitet

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…
Kryesore

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025
Shkrimi Vijues
Botohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” i autorit Bardhyl Mahmuti

Botohet libri “Ushtria Çlirimtare e Kosovës” i autorit Bardhyl Mahmuti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

Historia e nje fotoje/ “Hyrja Triumfale e Isa Boletinit në Vlorë – 1912”

15 Korrik, 2025
Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

Kalaja Trekëndore e Butrintit, fortesë madhështore e stilit venecian

15 Korrik, 2025
Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

Vepër e vitit 1860/ Përfundon restaurimi i ikonës ‘Joan Pagëzori’

15 Korrik, 2025
‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

‘Nënqyteti’, piktori Taso rikthen Pogradecin e vjetër përmes artit: Ekspozita, himn për qytetin dhe traditat tona

15 Korrik, 2025
Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

Restaurohet manastiri i vitit 1634! “Fjetja e Shën Mërisë” në Spile, nga më të veçantët në Shqipëri

15 Korrik, 2025
“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”, Famullitari i Shkodrës: Njerëzit në Theth i tradhtuan dhe i dogjën…

14 Korrik, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist