• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Aurel Plasari: Skënderbeu nuk u konvertua në mysliman, emrin “Ballkan” e ka shpikur një budalla

Vinny nga Vinny
17 Janar, 2023
Në Aktualitet, Kultura, Pikepamje
0
Aurel Plasari: Skënderbeu nuk u konvertua në mysliman, emrin “Ballkan” e ka shpikur një budalla
0
NDARJET
81
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në vigjilje të 555-vjetorit të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të veçantë me studiuesin e njohur Aurel Plasari dhe gjimnazistë.

Ndërkohë që Edi Rama tha se për heroin tonë Skënderbeun thuhet se ka ndërruar fenë jo një herë por dy herë, dhe për këtë duhen kërkuar përgjigjet te libri i Fan Nolit, kërkoi përgjigje nga Plasari.

Aurel Palasari tha se Skënderbeu nuk ka ndëruar fenë dhe se argumentet jepen duke lexuar Nolin.

Mes të tjerash ai tha se nuk ka një datë të saktë të ditës se kur ka lindur, apo dhe vendit. Mes të tjerash, Plasari pohoi se ka dyshime, por pa fakte, se Skëndërbeu mund të ketë lindur në Prizren.

“Agrementet duhen lexuar te Noli. Ai niset se nga e kemi këtë të dhënë. E kemi nga të dhënat legjendare. Noli në pleqëri, pasi shkroi tre veprat, jep argumentet dhe kundër marrjes peng. Ai thotë; ‘jo’. Por është bërë me status të vasalitetit. Kur kishte nevojë sulltani, ai, Gjoni është detyruar që të çonte të birin në ushtri. Është studim që është dhe shqip. Kur shkrova unë, ata thanë; Plasari përmbysi historinë. Por ça historie përmbysa unë?! Unë citova Nolin. Një nga faktet është; marrëdhënia e Gjon Kastriotit në Malin e Shenjtë.

Të drejtat e Adelfatit janë të drejta të një vëllazërie. Këtë princat në Ballkan, e përdornin si mundësi për t’u strehuar në një situatë ekstreme. Gjoni ka 4 djem, aty mungonte emri i një vëllai, që thuhet se u bë turk, i ati i Hamzait. Pse?! Se në një manastir të Malit të Zi s’mund të blinte të drejtë vëllazërie një mysliman. Ndaj dhe ky është një dokument që Skënderbeu nuk është mysliman. Ai është rritur dhe stërritur katolik.

Nga ana tjetër, blerja nga ana e të atit te një Pirgu, që është Pirgu shqiptar, që ishte katolik. dhe më pas i ka dhuruar dy tre fshatra manastirit. është marrëdhënie e qartë e dokumentuar, ku Gjergj Kastrioti nuk figuron i konvertuar.

Dokumentet e Ilandarit, tregojnë se një nga vëllezërit e Skënderbeut është varrosur aty, në një manastir. Për mua është dhe varri i një Kastrioti tjetër, që ka mundësi që të jetë varri i babait të Skënderbeut. Ne nuk kemi lindje, pra datës së Skënderbeut. Noli dhe të tjerët kanë rënë dakord që viti i tij i lindjes është 1404-1405. Tani kanë shpikur një datë, edhe zonja ambasadore.

Datat e lindjes në Mesjetë mbaheshin në librat e Kishës, për pagëzime. Këto regjistra nuk ekzistojnë se nuk e dimë se ku ka lindur. Unë kam idenë se ka lindur diku në Prizren, por s’kam asnjë fakt. Datën e vdekjes e dimë shumë mirë se vdiq një njeri i rëndësishëm për Europën. Kemi një gabim te Barleti që e vdes një vit më parë. Ne e kemi korrigjuar nga burimi bizantin. Barleti gabon se rështë qytetar venedikas. Viti në Venedik ndërrohet në 1 mars. Për Barletin data e vdekjes është 1467”, tha Plasari.

Plasari më pas duke u ndalur te libri i tij, “Skënderbeu një histori politike”, tha se: “Libri është një punë njerëzore, që s’do të arrijë kurrë të shfrytëzojë këto rezultate. Pasi ato janë rezultate që vijnë duke u kompletuar. Shpresoj se do të ketë të tjerë, që do të zbulojnë. Unë nuk mendoj se dalin çdo vit libra të rinj plotësues”.

Mes të tjerash, Plasari shtoi se emri Ballkan është vënë nga një studiues gjerman, që e cilësoi budalla.

“Emri ‘Ballkan’ është emër i vënë nga një budalla. Gadishulli quhej gadishulli ilirik. Gadishulli riprodhohej nga hartat që dilnin nga tekstet e Ptolemeut. Ai jepte një vargmal që përshkruante gadishullin ilirik. Edhe kur filluan Hartat e rilindjes Europiane imitonin këto harta. Arbëria ishte një nga ato vende të studiuara. Në mesin e shekullit XVIII, në kohën e Turqisë, një studiues gjerman Xonjën e pyesnin dhe i thotë se si quhet dhe ai tha; Ballkan.

Ishte budallallëk i atij momenti. Sot është çështja që mund të na thonë Ballkani dhe Europa. Ai rajon që thonë Ballkan, është Europa juglindore. Është një term i rremë për mua. Kur vjen puna në konceptin shkencor do them se ky gadishull është Europa Juglindore”,theksoi Plasari.

Etiketa: aurelkonvertuamyslimanplasariskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

Isa Boletini, fati i trishtë i familjes dhe pasardhësve së tij

Shkrimi Vijues

Enciklopedia e parë Shqiptare 

Shkrimi Vijues
Enciklopedia e parë Shqiptare 

Enciklopedia e parë Shqiptare 

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

21 Janar, 2026
Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

21 Janar, 2026
Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

21 Janar, 2026
101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

21 Janar, 2026
Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

Gjeniu shqiptar 23 vjeçar, që krijoi “Air Kosova” tash ka krijuar dronin ushtarak

21 Janar, 2026
Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Dy dekada nga vdekja e Ibrahim Rugovës

21 Janar, 2026
Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

Ramiz Tafilaj: Dy vëllezër, dy çanta shkolle, një flamur – rrëfimi që po e nxjerr Kosovën nga harta e vogël

21 Janar, 2026
101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

101 vjet më parë Shqipëria është shpallur Republikë

21 Janar, 2026
Mbi gjakun e Reçakut: Plani makabër i Serbisë për të “vrarë” të vërtetën

Mbi gjakun e Reçakut: Plani makabër i Serbisë për të “vrarë” të vërtetën

20 Janar, 2026
Sukses historik: 15-vjeçari nga Cërriku i pari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

Sukses historik: 15-vjeçari nga Cërriku i pari në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës

20 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.