E mërkurë, 22 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Politika

As sfidë, as tradhti ndaj Bashës. Shehaj shpjegon pse u fut në garë

26 Maj, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj sqaron arsyet e kandidimit të tij për kreun e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Nuk është një çështje që ka të bëjë me ambicien, por me bindjen që unë kam krijuar, që pas zgjedhjeve të 25 prillit, ku ne humbëm, arrita në konkluzionin se është e pamundur të shkojmë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme, nëse nuk ndryshojmë. Krijova bindjen se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të futem vetë në garë. Dy elementë kanë ndikuar shumë në humbjen e 25 prillit, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale” – tha Shehaj në Frontline në News 24.

“As sfidë, as tradhti ndaj Bashës, por bindje se nëse PD nuk ka ndryshim, nuk mund të shkojë në pushtet. Në këtë mënyrë, PD e ka të pamundur të mundë Edi Ramën. Nëse nuk ka garë, nuk ka konkurrencë, PD e ka të pamundur të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk kam asnjë qejfmbetje me kryetarin e PD, thjesht kam një bindje dhe në bazë të saj veproj. Nuk e bëj as për inat, as për tradhti. Jam futur në politikë, sepse mendoj që Shqipëria duhet ndryshuar, i duhet dhënë fund tranzicionit 30-vjecar, dhe për këtë duhet reformuar PD. PO nuk bëmë PD një parti perëndimore, nuk do ta bëjmë dot kurrë Shqipërinë perëndimore” – tha Shehaj.

Ai shtoi se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së 25 prillit dhe të mos kandidonte më për kryetar të PD, duke shtuar më tej se nuk mendon se do të përjashtohet nga grupi apo të ndëshkohet me ndonjë masë tjetër, nëse nuk e fiton garën e 13 qershorit.

“Kjo shihet nga fakti që janë zgjedhur deputetë pa asnjë lidhje me politikën, që janë qartazi pasojë e shit-blerjes së votave. Ka shumë arsye që ne i humbëm zgjedhjet. Ka pasur disa elementë shumë të rëndësishëm që na kanë penalizuar dhe nuk na kanë dhënë mundësinë të jemi mjaftueshëm të besueshëm jo vetëm për elektoratin e djathtë, por edhe për elektoratin gri. Këto elementë, bashkë me blerjen masive, na çuan në humbje.

Liderët kanë privilegjin që të marrin vendime, por përtej vendimeve, ata duhet të mbajnë edhe përgjegjësi. Unë mendoj se rezultati i zgjedhjeve është përgjegjësi e atij që drejton, liderit. Është drejtuesi që mban përgjegjësi për rezultatin në çdo garë. Pikërisht për këtë arsye unë nuk dua të vazhdojmë që kryetarët e PD të vazhdojnë të rrinë kryetar, pavarësisht humbjes.

Prandaj unë do të propozoj, dhe nëse zgjidhem kryetar i PD, nëse humbas zgjedhjet, absolutisht do tërhiqem dhe nuk do të marr pjesë në garë. Mendoj se duhet kufizuar edhe mandati i kryetarit të PD. Nëse duam ta çojmë Shqipërinë drejt perëndimit, ne duhet të sillemi si një parti perëndimore. Kudo në perëndim, kryetari i një partie largohet, nëse humb zgjedhjet.

Kam pasur një raport konstruktiv me Bashën, ndërsa tani nuk kam më, sepse tani po konkurrojmë në një garë. I kemi uruar njëri-tjetrit suksese në garë, por nuk kemi pasur komunikim. Në deklaratat e mia nuk ka pasur asnjë aludim ndaj Bashës, por unë thjesht mendoj si duhet të jetë kryetari i partisë. Unë nuk mendoj që Basha është i korruptuar, por mendoj që PD duhet të jetë e besueshme për qytetarët, sepse këta të fundit votojnë, nëse besojnë.

Ne jemi përballë faktit që kemi humbur zgjedhjet, që do të thotë se diku kemi gabuar. Vendimet janë marrë nga lidershipi, që do të thotë se ai ka gabuar. Duhet bërë një analizë në PD, që të shihet se ku u gabua. Ka disa gabime që janë të qarta, siç ishte djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhje. Gabimet analizohen në PD dhe merren masa që PD të forcohet dhe të bëhet më e besueshme për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Absolutisht që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, madje as të mos rikandidonte. Dorëheqja ka kuptim, kur nuk rikandidon më” – tha Shehaj.

Shkrimi Mëparshëm

Anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut / Ministri gjerman: Koha që BE të mbajë premtimet

Shkrimi Vijues

Dua Lipa reagon kundër akuzave të “New York Times”: Po përdor paturpësisht emrin tim

Të Ngjashme

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB
Aktualitet

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh
Kryesore

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike
Kryesore

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025
Aktualitet

Media spanjolle “OKdiario”: Shqipëria, destinacioni evropian për vitin 2025

20 Tetor, 2025
Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”
Aktualitet

Dorëshkrimet e Dritëro Agollit/ Ekspozohen pjesë origjinale të veprës “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

15 Tetor, 2025
Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh
Aktualitet

Arkeologu: Në Drenas zbulohen gjurmë se njeriu banonte ndoshta para 50 mijë vitesh

14 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Dua Lipa reagon kundër akuzave të “New York Times”: Po përdor paturpësisht emrin tim

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

“Magjia e vizatimit”/ Piktori Gazmend Leka, ekspozitë me mbi 80 krijime në Galerinë FAB

21 Tetor, 2025
E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

E dhimbshme: Ja si e detyruan Janaq Paçon t’i thyente skulpturat e tij

21 Tetor, 2025
Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

Traktati i Shën Stefanit dhe shqiptarët – padrejtësia e madhe e shekullit XIX. Si u shndërrua Ballkani në vatër konfliktesh

21 Tetor, 2025
Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

Lidhjet mes shqiptarëve dhe ilirëve; dëshmite historike përball propagandës politike

21 Tetor, 2025
Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

Thoma Turtulli, filantropi që i dhuroi Korçës; spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun, jetimoren dhe mbeti pa varr

20 Tetor, 2025
Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

Lumturimi i Shën Terezës, humanistes së ndërgjegjes njerëzore! I dha botës, dashurinë për të pamundurin

20 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist