E hënë, 15 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Arkeologët në gjurmë të qytetit antik afër Manastirit

17 Prill, 2025
Në Aktualitet, Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Gjetjet e fundit në lokalitetin e Gradishtës në komunën e Manastirit në Maqedoninë e Veriut kanë zbardhur misteret e një qyteti antik që i paraprin Perandorisë Romake me shekuj, e ndoshta edhe me mijëvjeçarë. Fillimisht, studiuesit besonin se qyteti ishte ndërtuar gjatë mbretërimit të mbretit Filipi V (221-179 para erës sonë). Megjithatë, zanafilla e tij u shty pas zbulimit të një monedhe të prerë midis viteve 325-323 para erës sonë gjatë jetës së Aleksandrit të Madh. Zbulimi i sëpatave prej guri dhe i fragmenteve të enëve prej qeramike sugjeron se kjo zonë ishte e banuar që në epokën e bronzit

Për vite me radhë, arkeologët besonin se rrënojat në lokalitetin e Gradishtës në komunën e Manastirit në Maqedoninë e Veriut ishin mbetjet e një poste ushtarake të ndërtuar për t’u mbrojtur nga sulmet romake. Megjithatë, gërmimet e fundit, të mbështetura nga teknologjia e fundit dhe zbulimi i një monedhe të lashtë, zbulojnë një histori shumë më të madhe, thuhet në deklaratën e përbashkët të Institutit dhe Muzeut Maqedonas në Manastir dhe Universitetit Shtetëror Politeknik i Kalifornisë, Humboldt. Arkeologët e studiuesit po nxjerrin në pah një qytet antik që i paraprin Perandorisë Romake me shekuj, e ndoshta edhe me mijëvjeçarë.

Zbulimi i mistereve në Gradishë

“Afër fshatit Cërnobuki – vend i njohur si lokaliteti arkeologjik i Gradishtës – hapet një dritare në historinë e qytetërimit maqedonas para Aleksandrit të Madh”, ka shpjeguar Engin Nasuh, kurator-këshilltar dhe arkeolog në Institutin dhe Muzeun Kombëtar të Manastirit. I përmendur për herë të parë në literaturë në vitin 1966, Nasuh ka thënë se vendndodhja mbeti një mister për dekada, deri më tani. Gërmimet arkeologjike gjatë viteve të fundit kanë filluar të zbulojnë të dhëna të reja mbi madhësinë shtrirjen dhe ndikimin e lokalitetit arkeologjik. 

Ky zbulim hedh dritë të re mbi të kaluarën e Maqedonisë, kur shteti i lashtë maqedonas ishte një nga shtetet e para moderne në Evropë

Në vitin 2023 falë teknologjisë moderne, duke përfshirë radarët depërtues në tokë dhe LIDAR me dronët më të fundit, të marrë me financim nga Dekanët e Kolegjit të Arteve, Shkencave Humane dhe Shkencave Sociale në Cal Poly Humboldt, është zbuluar një qytet që dikur kishte lulëzuar prej zhvillimit. Akropoli mbulon të paktën shtatë hektarë. Strukturat e dukshme deri më sot supozohet të përfshijnë teatër të stilit maqedonas dhe një punëtori tekstili.

Qytet para Perandorisë Romake

Fillimisht, studiuesit besonin se qyteti ishte ndërtuar gjatë mbretërimit të mbretit Filipi V (221-179 para erës sonë). Megjithatë, zanafilla e tij u shty pas zbulimit të një monedhe të prerë midis viteve 325-323 para erës sonë gjatë jetës së Aleksandrit të Madh. Zbulimi i sëpatave prej guri dhe i fragmenteve të enëve prej qeramike sugjeron se kjo zonë ishte e banuar që në epokën e bronzit (3300–1200 p.e.s.). Sipas arkeologëve, ky zbulim hedh dritë të re mbi të kaluarën e Maqedonisë së Veriut, kur shteti i lashtë maqedonas ishte një nga shtetet e para moderne në Evropë. 

“Është një qytetërim që ka luajtur rol të madh në të kuptuarit e sotëm të botës dhe dëshirën për të lidhur qytetërime dhe kultura të ndryshme”, ka thënë Nasuh. Arkeologët deri më tani kanë gjetur sëpata guri, monedha, një biletë balte për teatër, qeramikë, pjesë loje dhe vegla tekstili. Sipas Nasuh, disa nga këto artefakte, duke përfshirë qymyr dhe kocka, janë datuar midis viteve 360 para erës sonë dhe 670 para erës sonë. Këto zbulime ofrojnë dëshmi të prekshme të përparimit të qytetit përpara ngritjes së Romës.

“Ky zbulim është domethënës. Ai nxjerr në pah organizimin komplekse dhe strukturat e pushtetit të Maqedonisë së lashtë, veçanërisht duke pasur parasysh vendndodhjen e qytetit përgjatë rrugëve tregtare për në Konstandinopojë. Madje është e mundur që figura historike si Oktaviani dhe Agripa të kalojnë nëpër zonë në rrugën e tyre për t’u përballur me Kleopatrën dhe Mark Antonin në Betejën e Actiumit”, ka thënë arkeologu Nick Angeloff, profesor i antropologjisë në Cal Poly Humboldt. 

Gjurmët e qytetit nxjerrin në pah organizimin kompleks dhe strukturat e pushtetit të Maqedonisë së lashtë, veçanërisht duke pasur parasysh vendndodhjen e qytetit përgjatë rrugëve tregtare për në Konstandinopojë

Sipas profesor Angeloffit, qyteti mund të jetë Lincus, kryeqyteti i humbur i Mbretërisë së Linkestis, një mbretëri autonome në Maqedoninë e Epërme që i rezistoi sundimit të argeadëve deri në pushtimin nga Filipi II në vitin 358 para erës sonë. Gjithashtu në Lincis u lind Euridika, mbretëresha dhe gruaja e mbretit Amyntas III të Maqedonisë dhe gjyshja e Aleksandrit të Madh.

Etiketa: arkeologjikemanastirqytetizbulime
Shkrimi Mëparshëm

Pse ekziston vetëm një kopje e cunguar e “Mesharit”, ruhet në Bibliotekën e Vatikani! Gjuha e veprës është gegërishtja e shekullit XVI

Shkrimi Vijues

​“Eksodi Kosovar” dhe “Muri i Kujtesës”, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës

Të Ngjashme

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde
Kryesore

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë
Aktualitet

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas
Kryesore

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë
Kryesore

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë
Kryesore

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit
Aktualitet

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues
​“Eksodi Kosovar” dhe “Muri i Kujtesës”, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës

​“Eksodi Kosovar” dhe “Muri i Kujtesës”, simbole të sakrificës dhe vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

Prof. mr. Eroll Sejdiu: Historiku i Shqipes Standarde

15 Shtator, 2025
Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

Në Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

15 Shtator, 2025
Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

Më 14 shtator 2022, në moshën 93-vjeçare, ndërroi jetë aktorja e njohur ndërkombëtare me origjinë shqiptare, Irene Papas

15 Shtator, 2025
Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

Portreti i Lasgushit skalitur nga pena e Ismail Kadaresë

15 Shtator, 2025
“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

“Komunistët me Vasil Shanton i vranë në atentat djalin e babanë tim”, rrëfehet nipi i Isa Boletinit: Nga familja u ekzekutuan 15 vetë

13 Shtator, 2025
Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

Prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për Parkun Arkeologjik të Bylisit

13 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist