• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Arbëreshët e Greqisë, “Shqiptarët e Heladhës, nuk vërshuan kur ra Skënderbeu”

Vinny nga Vinny
24 Prill, 2021
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
209
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Rrypina e ngushticës së Korintit tërhoqi atje, së bashku me shumë nga kombet e tjera, edhe shqiptarët e kolonive tona, që kishin shkuar atje dikush për të nxjerrë dhé, dikush si murator, dikush për të ngarkuar vagona o për të bërë tjetër gjë.

Disa kaluan nga një vend në një tjetër e, pothuaj, të gjithë vajtën në Athinë. Nga ata që janë kthyer prej andej, mësuam që në Atikë flasin shqip, që në një pjesë të madhe të Greqisë ndër fshatra të vegjël banojnë shqiptarë, kurse ndër qytete banojnë helenë. Dhe këtë e la të shkruar edhe Hahni o sepse i kishte parë, o sepse ia kishin thënë, sjell diasporashqiptare.

Tregojnë, gjithashtu, ata që qëndruan në Korfuz, se nga dy brigjet që janë pranë luginës, që arrin deri në ranishten ku është ngritur qyteti, njëra është plot me helenë, ndërsa tjetra ka shqiptarë. Këta bashkatdhetarë që zënë kaqë hapësirë të Heladhës, nuk vërshuan këtu kur ra Skënderbeu; gjithë ata fisnikë shqiptarë ikën në vende të largëta nga Turqia, sepse Greqia vetë ishte atëherë nën turkun, e pushtuar nga Muhameti II, ndër ata muaj që Skënderbeu qëndroi në Itali.

Po historitë e Mesjetës, a nuk shërbejnë për të kujtuar përhapjen e popullit tonë, tutje nëpër Heladhë e deri në Hidër e Poros? Por në kohën e Skënderbeut, qytetet Koronë, Modonë e Napoli të Moresë, ishin pothuajse shqiptare, siç dëshmojnë rapsoditë, që kanë lindur aty.

Mjaft familje arbëreshe, që erdhën prej andej qëndrojnë në mes nesh. Kjo përzierje popujsh, që gjeti njerëz të shkuar prej këndej atje, ishte qysh prej kohëve të Platonit, i cili flet për këtë gjë. Dhe tash duket qartë se kjo gjendje mbeti edhe mbas ardhjes së helenëve, që zunë vendbanimet e mbajtura prej pellazgëve qëmoti, gjë për të cilën flasin deri gurët e asaj kohe. Dhe, meqenëse mandej shkrimtarët nuk i shënuan qartë popujt grekë sipas këtij ndryshimi racash, kemi një pështjellim të madh në mendjet tona. Në këtë mënyrë s’kemi gjë tjetër veçse emra fisesh që luftonin mes tyre ose bënin paqë e marrëveshje, në vend që [shkrimtarët] të njihnin shkakun e thellë të ndasive dhe të aleancave, që do të kish qenë drita sqaruese e asaj bote. Shkaku ishte, ndoshta, te popullsia e ndryshme, në të cilën e jona – sikurse e pandeh Benloew – ishte vendasem ndër ishujt e Egjeut e në brigjet e Azisë.

10 prill 1885 (Përshtatje në gjuhën e sotme nga dialekti arbëresh)

Marrë nga “Jeronim De Rada, Vepra historike dhe filologjike”, përkthyer prej italishtes, pajisur me një studim hyrës dhe me shënime dhe komente plotësuese nga Prof. dr. Jup Kastrati, botim i Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët. 

Shkrimi Mëparshëm

Ekspozohen ‘thesaret’ e sekuestruara gjatë regjimit komunist të Frashërit

Shkrimi Vijues

Sqarimet e fundit, Ilirjan Celibashi: Ja 3 mënyrat si duhet votuar

Shkrimi Vijues

Sqarimet e fundit, Ilirjan Celibashi: Ja 3 mënyrat si duhet votuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist