E hënë, 15 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Andon Zako Çajupi, pena majëmprehtë, alegoriku sqim, satiristi i andshëm i kohëve tragjike

28 Mars, 2024
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Albert Vataj

Historia e letërsisë shqipe, ajo e veprimtarisë atdhetare dhe mendimit, nuk mund të mos e konsiderojnë si një vlerë unike dhe tipar i njimendtë i atributeve, me shkas kushtrimi të gjithëkohshëm, sublimen krijuese dhe promovuese të një prej përfaqësuesve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atë të Anton Zako Çajupit. Kjo penë majëmprehtë diti të skalisë me pasion e përkushtim atë faqe të kushtimit patriotik, të cilën edhe sot e përcjellim me kërshëri dhe ëndje dhe një shkulm të fuqishëm përmendje dhe reagimi. Alegoriku sqim vjen përmes krijimtarisë së Çajupit si një dëshmues i një vëzhgimi të mprehtë dhe fshikullimi djegës, ashtu sikurse edhe satira e kohës tragjike që mëton ai, mbruhet me kaq qëllimsi shkundëse të atij shtati të molisur nga hekat dhe plogështia. Nga ai ngulm kumtues përcjellim me të njëjten forcë si kushtrimin për yshtjen dalëzotëse të fateve të kombit, ashtu edhe ndëshkimin e veseve dhe flligështisë që molepsin idiliken e atij identiteti që kërkon të purifikojë ky poet, kjo shkundullimë e zëshme, kjo penë shgjetare.

Më 27 mars 1866 u lind në Sheper të Zagorisë, Andon Zako Çajupi, avokat me pak sukses, poet buzëhollë, dramaturg i shquar, veprimtar patriotik, dhe demokrat. Jetoi dhe vdiq ne Egjipt më 11 korrik 1930.

Çajupin shumë ndër ne e lidhin me “14-vjeç dhëndërr” e ekranizuar me “Përrallë nga e Kaluara” por kjo është vetëm një copëz e mozaikut të tij krijues.

Në Nivan kreu mësimet gjysmë të mesme, të cilat i plotësoi në një lice francez në Egjipt, ku jetonte i ati. Më 1887, pasi bëri një vizitë në Sheper, që ishte e fundit për të, Çajupi shkoi në Zvicër, atje kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit të drejtësisë. Në Kajro, ku u vendos për gjithnjë, punoi për një farë kohe si avokat. Nga fundi i shek. XIX mori pjesë gjallërisht në lëvizjen patriotike shqiptare dhe mbajti krahun e saj më të përparuar. Në rrethet e gjera atdhetare u bë i njohur me një artikull që shkroi në kuadrin e diskutimit rreth çështjes së alfabetit në të cilin doli kundër adoptimit të alfabetit grek për gjuhën shqipe. Më 1909 botoi shkrimin e njohur Klubi i Selanikut, një pamflet dërrmues kundër armiqve të brendshëm të lëvizjes kombëtare shqiptare. Patriotizmi i flaktë dhe qëndrimi i prerë ndaj pushtuesve të huaj dhe veglave të tyre e nxorën Çajupi në krye të patriotëve që vepronin në Egjipt. Më 1919 u zgjodh kryetar i shoqërisë “Vëllazëria” me qendër në Kajro. Qe frymëzuesi dhe njëri nga hartuesit e memorandumit që shqiptarët e Egjiptit i dërguan Konferencës së Paqes më 1919 në mbrojtje të tërësisë territoriale të Shqipërisë. Më 1920 themeloi “Shoqërinë e Miqve”, e cila në vitin 1928 e ngriti zërin kundër shpalljes së monarkisë nga ana e A.Zogut.

Pothuaj në të njëjtën kohë me veprimtarinë atdhetare Çajupi e nisi punën letrare. Më 1902 botoi librin”Baba Tomorri”, një nga veprat më të shquara të letërsisë së Rilindjes Kombëtare. Me këtë përmbledhje që dallohet nga fryma luftarake patriotike, demokratizmi i hapur dhe fryma popullore në brendi dhe në formë Çajupi solli një ndihmesë të çmuar në pasurimin e letërsisë kombëtare. Në pjesën e parë dhe të dytë të librit janë vendosur me radhë vjershat patriotike dhe ato me temë dashurie; vjershat me karakter shoqëror dhe fabulat e shqipëruara janë përfshirë në pjesën e tretë të librit, që përmbyllet me komedinë e njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”. Vjersha e gjatë “Baba Tomorri”, me të cilën hapet përmbledhja, është një grishje e zjarrtë drejtuar bashkatdhetarëve që të zgjohen dhe të përpiqen për atdheun e robëruar. Patriotizmi i flaktë shquan edhe një varg krijimesh të tjera poetike, si Mëmëdheu, Ç’jemi? …. Ku kemi lerë?, Vaj etj. në të cilat duket brenga e poetit tek shihte që lëvizja nuk kishte marrë ende vrullin që ai dëshironte. Në një varg poezish kumboi me forcë thirrja për të rrëmbyer armët kundër robërisë shekullore të huaj (Besa-besën, Shqipëtar, Atdheu dhe dashuria etj.).

Dashuria e flaktë për atdheun është shkrirë në poezitë e Çajupi me urrejtjen e papërmbajtur ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët fshikullohen me forcë të veçantë satirike, si në vjershat Sulltani, Punërat e Perëndisë, Greku dhe shqiptari. Në një sërë vjershash poeti foli për plagët shoqërore të fshatit shqiptar (Fshati im, Kurbeti, Fyelli i bariut etj.). i këndoi dashurisë si ndjenjë njerëzore e natyrshme.

Pikëpamjet demokratike të Çajupi gjetën shprehje në një varg vjershash ku goditet shtypja dhe pabarazia shoqërore, ngrihet lart e me dinjitet jeta e lirë (Misiri, Varfëria dhe liria). Rreth viteve 1903-1905 Çajupi përfundoi poemën Baba Musa Lakuriq, që mbeti dorëshkrim. Në këtë vepër që zë një vend të rëndësishëm jo vetëm në krijimtarinë e poetit, por edhe në gjithë letërsinë demokratike, poeti parodizoi Biblën dhe në të njëjtën kohë, nëpërmjet legjendave biblike, trajtoi një varg problemesh të mprehta politike të kohës, goditi moralin hipokrit dhe një varg shfaqjesh negative të shoqërisë me klasa. Në këtë vepër u shfaq me forcë të veçantë demokratizmi revolucionar dhe ateizmi e afetarizmi i autorit.

Në historinë e letërsisë shqiptare Çajupi zuri vend edhe si dramaturg. Rëndësi të veçantë kanë sidomos komeditë e tij Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër dhe Pas vdekjes (shkruar më 1910, botuar më 1937), me të cilat solli një ndihmesë me vlerë në zhvillimin e këtij lloji në letërsinë tonë. Në komedinë e parë, autori vuri në lojë me një humor të lehtë mentalitetin dhe zakonet prapanike të fshatit shqiptar, të cilin e dha me ngjyra të gjalla e plotë imtësi të goditura jetësore dhe etnografike. Pas vdekjes është një komedi politike, ku me anë të situatave komike të gjetura bukur, përshkroi me sarkazëm dërrmuese portretin e politikanit që bënte lojën e xhonturqve në gjirin e lëvizjes patriotike shqiptare. Penës së Çajupi i përket edhe tragjedia Burri i dheut (botuar më 1937),

Çajupi u mor edhe me përkthime. Përveç një varg vjershash dhe fabulash që botoi në Baba Tomorri, më 1921 nxori në dritë Përralla të zgjedhura të vjershëtarit të madh La Fontenit, në të cilat, duke u nisur nga kërkesat ideore të shoqërisë shqiptare, rrahu me mjeshtëri çështjet politike, shoqërore, morale etj. të jetës së kohës, satirizoi veset njerëzore dhe shfaqjet negative të shoqërisë me klasa, si grabitjen, mashtrimin, dhunën etj. Më 1922 u botua Lulet e Hindit, përmbledhje me vjersha të poetëve indianë.

Etiketa: andoncajupimprehtepenasatiristizako
Shkrimi Mëparshëm

Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe aleanca e ngushtë me Alfonson V të Aragonit, çfarë parashikonte traktati që nënshkroi Heroi Kombëtar

Shkrimi Vijues

Denoncimi i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore: Tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon, ja kush drejton bordin shkencor të fondacionit

Të Ngjashme

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës
Kultura

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës
Kultura

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…
Kultura

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)
Kultura

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Denoncimi i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore: Tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon, ja kush drejton bordin shkencor të fondacionit

Denoncimi i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore: Tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon, ja kush drejton bordin shkencor të fondacionit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist