E hënë, 15 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Albright: Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje

5 Mars, 2024
Në Kultura, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Madeleine Albright (pjesë nga vepra Zonja sekretare)
Përktheu: Engjëllushe Shqarri

Aty nga fundi i korrikut, vizitova Kosovën për herë të parë. Lufta kishte rreth gjashtë javë që kishte mbaruar. Pavarësisht nga meraku ynë, pjesa më e madhe e refugjatëve nuk kishin pritur dhe ishin kthyer. Disa familje ishin të lumtura që ishin bashkuar, kurse disa të tjera kishin zbuluar varre në vende nga më të çuditshmet. Për habinë e disave, UÇK-ja nënshkroi një marrëveshje çmobilizimi me Jamie Rubinin, i cili kishte qenë ndërmjetësuesi i bisedimeve, por megjithatë vazhdonte të kishte shumë dyshime për qëllimet e këtij grupi. Ashtu siç pritej, kishte disa raste hakmarrjeje, të drejtuara nga shqiptarët etnikë kundër serbëve, shumë prej të cilëve u larguan në Serbinë mëmë. Kosova e mëparshme ishte shkatërruar, kurse procesi i rindërtimit pothuajse nuk kishte nisur.

Kur isha në Prishtinë, fola para një turme të madhe të mbledhur në sheshin qendror të qytetit. Për shkak të gjithë atyre çative dhe dritareve, ishte vështirë të patrulloje. Dhe, ndërsa prisja në shtabin e OKB-së para se të flisja, dëgjuam një të shtënë arme, por askush nuk e dinte nga erdhi. Për të shmangur rrezikun, më çuan me një mikrobus në ato pak metra që nga dera e ndërtesës deri te podiumi që kishin ngritur para turmës. Pastaj mikrobusi ndaloi pas shpinës sime me derë të hapur, që, në rast se ndodhte gjë, të bija drejt e në të.

Turma, e zmadhuar prej refugjatëve të kthyer, ishte veshur me kostume kombëtare shqiptare dhe me bluza të Chicago Bulls-ave. Ndërsa prisja të mbaronin duartrokitjet, studioja njerëzit që kisha përpara. M’u kujtuan ata që kisha parë kohët e fundit në kampet e refugjatëve, si dhe të tjerë në gazeta dhe në televizor: fytyra të lodhura nga vuajtjet, të shtrembëruara nga frika ose gjithë ankth, ndërsa familjet e tyre kërkonin të dashurit që ishin zhdukur. Tani po ato fytyra buzëqeshnin.

I thashë turmës: “Kam shumë kohë që mendoj për ju dhe për vuajtjet që keni kaluar. Sot duhet të betohemi që kurrë më të mos vijnë natën njerëz me armë dhe kurrë më të mos ketë masakra në Kosovë”. Fjalët e mia u pritën me brohoritje. “Duhet të mbështetim Gjykatën për Krimet e Luftës, sepse ata që janë akuzuar për spastrime etnike dhe vrasje, duhet të japin llogari, ndërsa Sllobodan Millosheviqi duhet të përgjigjet për krimet e tij”. Turma brohoriti edhe më fort. Pastaj thashë: “Demokracia nuk mund të ndërtohet me hakmarrje. Në qoftë se duam të kemi fitore të vërtetë në Kosovë, kjo nuk mund të jetë fitorja e shqiptarëve kundër serbëve ose e NATO-s kundër serbëve. Duhet të jetë fitorja e atyre që besojnë te të drejtat e individit, ndaj atyre që nuk besojnë. Ndryshe nuk është fitore. Është vetëm zëvendësimi i një lloj represioni me një tjetër”.

Turma ra në qetësi. Mund të dëgjohej edhe zhurma e një gjilpëre.

Sigurisht, nuk prisja që plagët e trupit dhe të mendjes së Kosovës të shëroheshin aq lehtë. Pasionet e luftës vazhdonin të ishin të mëdha. Por, doja të përçoja një mesazh të vështirë.

Qershor 1999: Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në Kampin e Stenkovecit afër Shkupit, përkrah shqiptarëve të deportuar nga Kosova, (Foto: EPA/STRINGER)
Qershor 1999: Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në Kampin e Stenkovecit afër Shkupit, përkrah shqiptarëve të deportuar nga Kosova, (Foto: EPA/STRINGER)
Etiketa: albrightdemokracihakmarrjemadeleine
Shkrimi Mëparshëm

Muzika e eposit heroik legjendar! Studimet e rralla të Radojës për Veriun dhe Jugun

Shkrimi Vijues

Sfinksi në Antigone, dëshmi e prodhimit lokal të enëve prej bronzi

Të Ngjashme

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”
Kryesore

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës
Kultura

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës
Kultura

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…
Kultura

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)
Kultura

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur
Aktualitet

Një kryevepër bizantine mbi liqenin e Ohrit në Lin, që mbahet e fshehur

13 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues
Sfinksi në Antigone, dëshmi e prodhimit lokal të enëve prej bronzi

Sfinksi në Antigone, dëshmi e prodhimit lokal të enëve prej bronzi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

Kastriotët, “Dux Illyriae” dhe Pirgu Arbanas: Përgjigje shkencore ndaj revizionizmit historik të “Protothema”

15 Dhjetor, 2025
“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

“Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij”- Thëniet brilliante të Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

15 Dhjetor, 2025
Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

Historia e panjohur e klerikut dhe dijetarit të madh: Daut Boriçi, kreu i Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën dhe hartues i fjalorit Turqisht-Shqip, i cili ruhet në Arkivin e…

15 Dhjetor, 2025
“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

“Gjuha nënë e Europës”: Manifesti filologjik i Stanislao Marchianò-s dhe rilindja e identitetit Pellazg (1882)

15 Dhjetor, 2025
Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK që janë në Hagë

13 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist