• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Akademia e Shkencave: Ja sa përqind e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj Covid 19

Vinny nga Vinny
30 Dhjetor, 2020
Në Aktualitet, Kryesore, Sociale
0
0
NDARJET
109
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Akademia e Shkencave në vendin tonë ka bërë një studim për epideminë mbi gjendjen e imunitetit të popullatës 10 muaj pas shpërthimit të koronavirusit.

Duke prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit, rezulton se në popullatën e Tiranës është krijuar imunitet rreth 50%.

Studimi është kryer nga profesor Genc Sulçebe i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Komitetit për vaksinën COVID si dhe nga akademiku Alban Ylli.

Kujtojmë që 5 muaj më parë, në studimin fillestar të Akademisë së Shkencave, imuniteti ishte në shifrën 6-7% (muaji qershor).

Sipas mjekut Sulçebe, popullata e Tiranës ka rritur ndjeshëm imunitetin ndaj virusit vdekjeprurës, përhapja e të cilit në kryeqytet tashmë ka rënë.

Imunologu bëri të ditur se studimi është ndarë në tre faza, ku në fund të mbylljes në ishim në nivel thuajse zero të antitrupave në qytet, ndërsa situata ndryshoi në fund të qershorit.

“U përzgjodhën popullata që mbulojnë disa qendra shëndetësore. Këto qendra mbulojnë një popullsi rreth 258 mijë banorë. Rezultati i kampionimit të kësaj popullate që u bë në 264 individë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, ishte që pozitiviteti i përgjigjes imunitar, i gjurmimit të antitrupave në këtë popullatë, ishte 6,4 përqind. Kjo ishte në fund të qershorit të këtij viti”, tha ai.

Më interesante është faza e tretë e mbyllur në fund të vitit, ku ka rezultuar se gati 50 përqind e qytetarëve kanë krijuar antitrupa.

“Në fund të këtij viti, ne aplikuam fazën e tjetër të studimit seroepidemiologjik, i cili u realizua pi në ato qendra shëndetësore. Kampionimi këtë herë ishte në 817 individë, të cilët përfaqësojnë statistikisht popullatën kampion të këtyre lagjeve që mbulojnë 258 mijë banorë. Në 812 individë të testuar dolën pozitivë me antitrupa 405 individë, 49,6%”, tregoi Sulçebe.

Më saktësisht në studim bëhet fjalë për 49.5% të popullsisë që e kanë kaluar virusin. Tirana është qyteti më i prekur nga koronavirusi ku është regjistruar dhe numri më i lartë i të infektuarve.

Profesori Alban Ylli shprehet se imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët ndaj duhet shtuar kujdesi nga qytetarët.

“Në Tiranë ka një harmoni të virusit në të gjithë lagjet e Tiranës. Imuniteti në Shqipëri është ende relativisht i ulët, duhet të kemi kujdes. Popullata në Shqipëri ka potencial për qarkullim të virusit, edhe për valë të tjera” – tha Ylli.

Shkrimi Mëparshëm

Kastrati bleu aeroportin e Rinasit, Konfindustria ngre disa pikëpyetje të forta

Shkrimi Vijues

Etatizimi i shoqërisë shqiptare

Shkrimi Vijues

Etatizimi i shoqërisë shqiptare

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

Faik Konica: Ai që është gati të vdesë për Shqipërinë… nuk e zgjat, e bën, nëse jo t’ia mbathë

3 Mars, 2026
Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

Vepra dhe misioni i Padër Zef Pllumit në librin e Gjon Markut

3 Mars, 2026
Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937

3 Mars, 2026
Sa të vjetër janë realisht arvanitët në Greqi? Konstantinos Sathas: Një “rishkrim” i historisë midis sllavëve dhe shqiptarëve

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

Besëlidhja e Lezhës (2 mars 1444): akti politik që parapriu shtetin shqiptar

2 Mars, 2026
Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

Përfundon restaurimi i Muzeut Etnografik të Beratit

2 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist