E martë, 28 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Albanologjia zyrtare – shkenca e përhumbjes së kombit shqiptar

15 Korrik, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

AGRON DALIPAJ

Shqiptarët, kombi më vital, i ndodhur gjeografikisht midis dy qytetërimeve më të ndritura të antikitetit europian, atij grek e atij romak, kur këto qytetërime humbën gjuhët e tyre, shqiptarët mbijetuan e ruajtën të paprekur gjuhën dhe traditat e tyre.

Historiografia njeh se greqishtja e vjetër dhe latinishtja humbën si gjuhë, por kurrë nuk na ka treguar nëse vdiq një popull grek a një popull latin, që i fliste ato gjuhë. Kjo të bën të dyshosh se nuk ka pasur kurrë në antikitet ndonjë popull që fliste greqisht apo një tjetër që fliste latinisht.

Luftërat iliro-romake janë luftërat më të mëdha e më të gjata në historinë e njerëzimit, por për to zor se gjen një dokumentar a një film artistik, dhe kjo duhet ta ketë një arsye… Ndërkaq për personazhin (ireal) artistik të letërsisë angleze, Robin Hudin, ka me dhjetëra filma…

Ndërsa, për qytetërimin e ndritur greko-romak nuk ekziston ndonjë shkencë e quajtur elinologji a latinologji, për shqiptarët “e pandritur”, europianët njohin shkencën e albanologjisë! Çka është ky absurd?! Pse ia bëjnë këtë nder një kombi të vogël, duke krijuar një shkencë më vete për të?! Kujt iu dogj barku për shqiptarët e sotëm e për të shkuarën e tyre?! Pse përkrah albanologjisë nuk ekzistojnë paralel edhe shkenca të tjera si rusologjia, frankologjia, gjermanologjia, etj.?!

Mjafton t’i kthehemi “arritjeve” të shkencës zyrtare të albanologjisë dhe do kuptojmë fare qartë nëse ajo është shkenca për të studiuar seriozisht historinë e gjuhën e arbërve (albanëve), apo është shkenca e ngritur për një tjetër qëllim…

Nëse i kthehemi historisë, ne shqiptarët quhemi pasardhës të drejtpërdrejtë të iliropellazgëve, që kanë banuar gjithë Gadishullin Ilirik. Gjatë rënies graduale të Perandorisë Osmane, në Ilirik u krijuan shtete të reja, pa asnjë histori të mëhershme shtetërore (si Greqia, Mali i Zi, Serbia etj.), me mbështetjen e fuqive të mëdha europiane. Për të krijuar kombe e shtete inekzistente, fuqive të mëdha europiane iu desh të organizoheshin e të derdhnin energji e pasuri të mëdha për të zhbërë një realitet ekzistent në Gadishullin Ilirik, të banuar në shumicë nga arbrit a përndryshe nga shqiptarët.

Krijimi i shteteve e i kombeve të reja në Ilirik, kërkonte medoemos ndryshimin e identitetit të popullsisë në hapësirat ku do krijoheshin kombet e shtetet e reja. Problemi më i madh ishin shqiptarët, të cilët përbënin shumicën e popullsisë së gadishullit, e që në pamundësi asimilimi të shpejtë, një pjesë e madhe duhej depërtuar nga trojet e tyre në shtetet e reja, sepse balanca etnike e popullsisë së këtyre shteteve, anonte nga shumica shqiptare. “Revolucioni grek” i 1821 ishte krejtësisht një revolucion me gjakun e shpirtin e shqiptaro-arvanitëve dhe asnjë emër grek ndër dymbëdhjetë emrat e kapedanëve të këtij revolucioni. Pikërisht, këta kapedanë të këtij revolucioni, që duhej të drejtonin shtetin e ri, u thirrën në Bavari dhe ju bë presion të pranonin se ishin grekë. Askush prej tyre nuk e pranoi “identitetin” e ri të imponuar dhe njëmbëdhjetë prej tyre vdiqën nga plumbi, përveç Kollokotronit (Bithëgurit), i cili vdiq në burg i verbër pas tre burgosjeve… Mandej, në atë që sot quhet Greqi, filloi ndryshimi i gjuhës me dhunë e me çdo mjet tjetër, nga shqip në greqisht. I gjithë ai që sot quhet Epir nga shteti i sotëm grek, deri në 1912, zyrtarisht, nga po ky shtet, quhej Kato Alvania (Shqipëria e Poshtme), porse më 1920 deri më 1922 u bë depërtimi me dhunë (gjenocid) i 2.8 milionë banorëve shqiptarë, e që me kast i quajtën turq, për të sjellë në vatrat e pronat e tyre 1.5 milion ortodoksë nga Turqia, e më pas, me vulën e Europës së qytetëruar, ky gjenocid u pagëzua si “këmbim popullsish”! Imagjino sikur sot, me metodat turko-greke të 1920-22, të këmbehen dy-tre milionë polakë me dy-tre milionë gjermanë…

I njëjti skenar greko-turk mbi shqiptarët, u vu në skenë nga serbët po në ortakëri me Turqinë, dhe në të dy rastet, Europa heshti. Heshti, sepse ishte vetë ideatorja dhe organizatorja e gjenocidit të planifikuar mbi shqiptarët. Kuptimplotë vargu i Fishtës: “moj Evropë moj kurvë’ e motit!”.

Heshti Europa edhe në ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë. Heshti dhe kur u hodh gaz i helmuar në shkollat shqip. Ka heshtur gjithmonë ndaj masakrave e makabriteteve përmbi shqiptarët prej të dy krijesave monstra të saj, Greqisë e Serbisë. Gjenocidi mbi popullsinë çame është i gjithi i filmuar nga anglezët, të cilët si të pranishëm atje, jo vetëm nuk ndërhynë, por dhe heshtën e heshtin edhe sot!

Le të kthehemi sërish te shkenca zyrtare e albanologjisë.

Gjithkush e di se albanologjia zyrtare në asnjë rast nuk ka përmendur se:

1. “Revolucioni Grek” ishte i gjithi me jetën dhe gjakun e shqiptaro-arvanitëve dhe ishte revolucion 100% arbëror.

2. Albanologjia zyrtare nuk ka asnjë studim mbi gjenocidet greke e serbe mbi shqiptarët.

3. Albanologjia zyrtare nuk ka ende asnjë studim për faktin pse sot 22 milionë qytetarë të Turqisë janë me origjinë shqiptare.

4. Albanologjia zyrtare (përfshi ASH e ASA) nuk ka asnjë shkrim për ngjarjet e viteve 1981 e 1999 në Kosovë dhe asnjë notë për Kryengritjen Shqiptare të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, kur vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqiptar!

5. Albanologjia zyrtare nuk ka pranuar në asnjë rast prejardhjen pellazge të shqiptarëve, edhe pse e gjithë popullsia e Epirit, deri më 1922, quhej pellazge e ishte shqiptare. Ky mospranim i prejardhjes iliro-pellazge të shqiptarëve nga ASH e ASA, mohon zyrtarisht gjysmën e popullit shqiptar të shpërngulur me gjenocid dhe njëkohësisht mohon grabitjen e gjysmës së atdheut të shqiptarëve!

6. Të gjitha studimet gjuhësore të albanologjisë zyrtare, e nxjerrin gjuhën shqipe si gjuhën me më shumë huazime në botë (93% huazime), duke i treguar botës se “shkencërisht” shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre dhe duke mos patur identitet gjuhësor, ata nuk mund të jenë as autoktonë! Mjafton të themi se “albanologia” Anila Omari (mbesa e Heroit të popujve jugosllavë E. Hoxha) “ka gjetur” rreth 1000 huazime nga serbishtja në shqip e asnjë anasjelltas!

7. Albanologjia zyrtare është tallur, ka injoruar dhe në shumë raste edhe ka masakruar në mënyrë konsekuente studime e autorë që kanë prurje të vërteta mbi albanologjinë. ASH e ASA kanë stigmatizuar edhe Rilindjen Kombëtare, duke quajtur patetizëm kombëtar idetë e rilindësve se shqiptarët janë kombi më i hershëm i Europës dhe se grekët e latinët kanë dalë prej tyre.

Historikisht, institucionet e identitetit kombëtar të shqiptarëve (ASH e ASA, që përfaqësojnë edhe albanologjinë zyrtare), qyshkur se ata u bënë shtet, janë kontrolluar e drejtuar me rotacion nga Serbia, Turqia e Greqia. Mjafton të bëhet një studim për etnicitetin e drejtuesve në vite të ASH e të ASA dhe të pasurive të tyre dhe do zbardhen ca të vërteta serioze.

Sapo në Shqipëri ndryshon qeveria, të parët që vijnë janë ministri grek dhe turk i arsimit dhe çka ata ratifikojnë, është mister për publikun shqiptar!

Menjëherë sapo u largua nga posti, ministri i jashtëm grek, Koçias, deklaroi se shteti grek ka një fond sekret 53 milionë € në buxhet për punët e fshehta në Shqipëri… Më herët është bërë e ditur se Serbia kish në buxhetin e saj një fond prej 40 milionë $ për punët e saj të ndyta në Shqipëri. Ndërkaq nuk dihet sasia që fut Turqia, por dihet se vetëm në një rast ajo akordoi 80 mijë € për bibliotekën e Institutit të Historisë e Gjuhësisë në Tiranë…

Nëse i kthehemi paksa së shkuarës, do kujtohemi se drejtues të ASH në Tiranë kanë qenë përgjithësisht njerëz të politikës dhe pa prurje shkencore. Aleks Buda ishte 21 vjet kreu i ASH dhe nuk kish asnjë libër të botuar. Pas tij, asnjë figurë e spikatur në shkencë. Sot ASH drejtohet nga një njeri i politikës, i cili nuk ka asnjë qasje shkencore. Skënder Gjinushi qëndron në krye të ASH edhe pse nuk është mandatuar nga Presidenti i Republikës. Sekretari personal i Ramiz Alisë (Shaban Sinani), që sot është anëtar i ASH dhe kryetar i komisionit shkencor brenda ASH, për 10 vjet “gjeti” 5000 huazime perse në gjuhën shqipe dhe i botoi te revista e tij “Perla”, që financohej nga një shoqatë iraniane… E gjithë ASH është e mbushur me dhëndurë të ish buroistëve të KQ të PPSH e që presin të vdesin në kolltukët e ASHsë, e ndërkaq albanologjia e tyre thyen rekorde duke bjerrur identitetin e kombit shqiptar sa as serbët nuk do mundnin ta bënin, nëse edhe ligjërisht do drejtonin ASH-në.

 

Politika në krye të albanologjisë në dukje është absurditet, por në brendi ajo është garanci për të mbajtur kombin shqiptar në errësirë të plotë për të harruar identitetin e tij, për të mosnjohur madhësinë e madhështinë e tij dhe për të ndaluar bashkimin e tij.

Albanologjia zyrtare është ngritur pikërisht për misionin e mësipërm, përndryshe, shqiptarët do kishin në duar e para syve të vërtetën e tyre. Ndaj, mund të themi me bindje, se e ashtuquajtura shkenca e albanologjisë, në fakt është shkenca e djallëzisë europiane për t’i fshehur popullit të madh shqiptar gjëmën që Europa i ka bërë atij në shekuj: copëtim, shpërngulje, gjenocid të stimuluar e mosnjohje të të vërtetave të tij historike e identitare.

Ajo, që ne shqiptarët dimë me siguri, është se albanologjia zyrtare na ka fshehur me rigorozitet të vërtetën tonë dhe në çdo rast ka sulmuar çdo autor, që ka sjellë pjesë të së vërtetës sonë të madhe.

Përpjekja europiane për të na vënë në gjumin e madh si komb, ka një arsye të madhe: Europa nuk do që krimet, të cilat vetë ajo ka ideuar, organizuar e kryer mbi shqiptarët nëpërmjet dorës greke, serbe e turke, të njihen nga shqiptarët. Për të na mikluar e për të na vënë në gjumin e madh, ajo (Europa) shpiku edhe shkencën e albanologjisë, si një helm me veprim të ngadaltë, deri në vdekjen përfundimtare të kombit më të ndritur në historinë e kontinentit tonë.

Ajo që kombit shqiptar i duhet sot, është albanologjia e vërtetë, e mbështetur në fakte e studime të sakta shkencore, e cila duhet ta nisë rrugën, organizimin dhe veprimtarinë e saj të ardhme mbështetur në studime të pamanipuluara e të pakontestuara. Organizma si ASH e ASA, që kanë rezultuar të kenë qenë kolona e pestë në luftën kundër kombit shqiptar, duhet t’i asfiksojmë deri në ngordhjen e tyre. Misioni i tyre duhet të zbardhet e të njihet mirë nga i gjithë populli shqiptar dhe ta detyrojmë politikën që dy zgjeboakademitë e Tiranës të disinfektohen e të mbyllen.

Ne shqiptarët lypset të njohim të shkuarën pseudoalbanologjike, që na kanë ofruar dhe qetësisht e me mençuri të planifikojmë e ndërtojmë të ardhmen tonë, duke patur institucionet tona të identitetit kombëtar, larg tutelës dhe qëllimeve të armiqve tanë.

Ne do ta sigurojmë të ardhmen tonë kur të kemi tonat institucionet e identitetit tonë kombëtar.

Koha është tani!

Etiketa: agron dalipajalbanologjiakombiperhumbjeshqiptarzyrtare
Shkrimi Mëparshëm

Mbishkrimi 2400 vjeçar shqip, YLL-AS, të cilin gjuhëtarët ‘zyrtarë’ nuk e pranojnë se është Shqip!

Shkrimi Vijues

Miratohet propozimi francez/ Rama: Më në fund! Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel

Të Ngjashme

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit
Aktualitet

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron
Aktualitet

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës
Kultura

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore
Aktualitet

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar
Aktualitet

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Miratohet propozimi francez/ Rama: Më në fund! Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

Digjitalizimi i fototekës së Muzeut Kombëtar në 44-vjetorin e themelimit

28 Tetor, 2025
“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

“Travel and Tour World”: Zbuloni Kalanë e Borshit, një nga monumentet më ikonike të epokës bizantine

28 Tetor, 2025
Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

Apolonia forcon masat e sigurisë, Parku Arkeologjik, masa të reja sigurie dhe mbikëqyrje me dron

28 Tetor, 2025
“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

“Fjetja e Shën Mërisë”, kisha 500-vjeçare e Kosinës

28 Tetor, 2025
Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

Shaip Kamberi – Zëri i Luginës së Preshevës në qendër të demokracisë botërore

27 Tetor, 2025
Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

Pjetër Bogdani – dritë e mendimit dhe e shpirtit shqiptar

27 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist