E enjte, 11 Shtator, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

“Unë vdes për 3D”, Investigimi i BIRN: Premtimet e Ramës që nuk janë mbajtur

28 Qershor, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika
Share on FacebookShare on Twitter

Premtimet e Edi Ramës duken të shkëlqyera në 3D, por një analizë e BIRN zbulon se shumë nga projektet e tij infrastrukturore nuk janë ndërtuar ende.

Më 8 qershor, në një takim të nismës Ballkani i Hapur në Ohër, Maqedoni e Veriut, kryeministri shqiptar Edi Rama zbuloi një plan për të ndërtuar një urë mbi lumin Buna, që lidh Velipojën në Shqipërinë veriore me Ulqinin në Malin e Zi në jug.

Delegatëve iu prezantua një projekt 3D të planit, i cili parashikohet të kushtojë 9 milionë euro.

“Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur”, tha Rama.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por animacioni i teknologjisë së lartë nuk është garanci se ura do të ndërtohet në të vërtetë.

Nga aeroportet te hipodromet, linjat hekurudhore e ishujt artificialë, projektet e shpalosura në 3D janë bërë një markë e sundimit nëntëvjeçar të Ramës. “Unë vdes për 3D”, tha ai në një takim me të rinjtë në korrik të vitit të kaluar.

Por BIRN ka gjetur se vetëm disa nga planet janë realizuar.

Rama “është bërë mjeshtër për të manipuluar emocionet”, tha ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni. “Teknologjia thjesht e ndihmon atë të përcjellë planet e tij dhe çfarëdo që ai mendon se është e drejtë për votuesit.”

Berat, Elbasan, Durrës, Kukës, Vlorë…

Rama, kreu i Partisë Socialiste në pushtet, e ka këtë mandatin e tij të tretë radhazi si kryeministër.

Në vitin 2015, dy vjet pas marrjes së mandatit të tij të parë, Rama përdori 3D për të prezantuar një projekt ambicioz për të krijuar një ishull në lumin Osum që rrjedh përmes qytetit juglindor të Beratit, duke shndërruar katër hektarë tokë bosh në një ishull multifunksional që, sipas planit, do të sillte aty turistë.

“I siguroj të gjithë qytetarët e Beratit se pas marrjes së propozimit fitues nga juria, do të fillojmë punën me bashkinë e re për zbatimin e këtij projekti”, tha Rama.

Gjashtë vjet më vonë, ndërsa bënte fushatë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Rama u përball me protesta në Berat nga banorët e zemëruar që projekti nuk është realizuar ende. Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për informacion në lidhje me statusin e projektit.

Por nuk është vetëm Berati.

Në korrik të vitit të kaluar, Rama përdori një tjetër animacion 3D për të prezantuar një projekt për të ndërtuar një pistë garash në qytetin e Elbasanit, duke e quajtur atë “një ëndërr e bërë realitet”. Kryebashkiaku i Elbasanit nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN lidhur me statusin e këtij projekti.

Më pas është Porti i Durrësit, projekti 3D i të cilit u prezantua në prill të vitit të kaluar, me ndërtimin që do të nisë në mars-prill të këtij viti.

I pyetur më 7 prill gjatë një interviste televizive se kur dhe nëse do të ndërtohet porti, Rama u përgjigj: “Po përfundojmë negociatat.”

Një projekt 3D që ka filluar të ndërtohet është një linjë hekurudhore që lidh Durrësin me kryeqytetin, Tiranën.

Por edhe ky projekt ka shkaktuar polemika pasi mediat zbuluan se Rama kishte përdorur imazhe nga një video promovuese për një linjë treni në Katar si pjesë të prezantimit të tij. Ai, madje, huazoi edhe muzikën. Megjithatë, ndërtimi filloi në nëntor të vitit të kaluar.

Një aeroport i premtuar në rajonin verior të Kukësit gjithashtu u realizua përfundimisht, ndonëse vite pasi Rama e prezantoi për herë të parë atë në 3D. Vonesat kanë shoqëruar ndërkohë një aeroport të propozuar në rajonin bregdetar jugor të Vlorës, i kundërshtuar shumë nga grupet për mbrojtjen e mjedisit.

Ndërtimi duhej të fillonte në vitin 2018. Ai filloi në nëntor 2021 dhe Rama e ka shtyrë afatin e përfundimit për në vitin 2024. Rama ka premtuar një tjetër aeroport në jug në qytetin turistik të Sarandës, por dy tendera publikë nuk kanë marrë deri më tani asnjë ofertë.

Teatri i vjetër i rrafshuar, i riu s’ka nisur ende të ndërtohet

Megjithatë, asgjë nuk krahasohet me stuhinë që rrethon planin e Ramës për një teatër të ri kombëtar, të zbuluar sërish në 3D. Shumë anëtarë të skenës kulturore shqiptare u zemëruan nga plani për të rrafshuar ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe aktivistë pushtuan ndërtesën, por në maj 2020, Rama dërgoi atje forcat speciale të policisë.

Ndërtesa u shkatërrua, por më shumë se dy vjet më vonë, vendi mbetet pak më shumë se një gropë e rrethuar nga një gardh i lartë. Ndërtimi i teatrit të ri ende nuk ka filluar.

Rama fajësoi për vonesat tërmetin që goditi Shqipërinë në nëntor 2019 – para se teatri të shkatërrohej – si dhe për pandeminë COVID-19 dhe luftën në Ukrainë.

“Teatri do të ndërtohet siç është parashikuar dhe siç kemi premtuar”, tha ai, duke fajësuar “ngjarje të paparashikuara” për ngadalësimin e ritmit.

Opozita akuzon Ramën për propagandë në rrjetet sociale. Vitin e kaluar, Jorida Tabaku, nga Partia Demokratike e opozitës, tha se shteti shqiptar nën Ramën dhe aleatin e tij në zyrën e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “është një shtet i projekteve në Facebook dhe 3D”.

Erlis Çela, një profesor komunikimi në Universitetin Beder në Tiranë, tha se qeveria po përdor teknologjinë dhe dominimin e saj në skenën mediatike për të krijuar një “imazh të rremë” të arritjeve të saj.

“Me këto imazhe, qeveria dhe kryeministri i drejtohen një audience masive që përdorin kryesisht rrjetet sociale dhe portalet si burim informacioni”, tha ai për BIRN.

“Ata e dinë shumë mirë që shumica e kësaj audience nuk është në gjendje të verifikojë realizimin e këtyre projekteve.”

Gjoni, eksperte komunikimi, tha se gjithçka ishte “e tepruar”.

“Është një produkt i epokës digjitale”, tha ajo./ BIRN/

Etiketa: 3Dbirnmbajtenpremtimetrama
Shkrimi Mëparshëm

Media gjermane: Ballkani Perëndimor i poshtëruar nga Franca dhe Bullgaria. 3 vjet që pengojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë

Shkrimi Vijues

Situata e zjarreve/ Raporti i KLSH: Shqipëria pa strategji për përballimin e fatkeqësive

Të Ngjashme

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana
Kryesore

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit
Aktualitet

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare
Aktualitet

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s
Kryesore

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij
Aktualitet

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025
Shkrimi Vijues

Situata e zjarreve/ Raporti i KLSH: Shqipëria pa strategji për përballimin e fatkeqësive

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

Monumente kulti të periudhës bizantine nga Tirana

11 Shtator, 2025
“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

“Një histori e plotë e caktimit të kufijve të Shqipërisë, është edhe vëllimi ‘Kujtime’, (1913-1933), i një prej figurave më të shquara të politikës…”/ Refleksionet e ish-kryeministrit për paraardhësin e tij Mehdi Frashëri

11 Shtator, 2025
Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

Libër dhe ekspozitë kushtuar banesave karakteristike të Beratit

11 Shtator, 2025
Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

Botime të vjetra dhe harta për Shqipërinë e shekujve XIX dhe XX nga Mali i Zi ekspozohen në Bibliotekën Kombëtare

11 Shtator, 2025
Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

11 Shtator, 2025
Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

Muzeu Hebraik Shqiptar në Vlorë, Rama ndan pamjet nga punimet: Do të dëshmojë sesi populli ynë shkruajti faqen më të lavdishme të Besës së Tij

10 Shtator, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist