• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku: Linja e re e interkonjeksionit Shqipëri-Greqi futet në punë brenda vitit 2030

Vinny nga Vinny
13 Maj, 2022
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
56
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Tiranë me Ministrin e Energjisë dhe Ambientit të Greqisë, Kostas Skrekas.

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp, ministrja Balluku bëri të ditur se brenda vitit 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë do të jetë operative.

“Një nga çështjet më të rëndësishme që kemi diskutuar ka qenë linja e re e interkonjeksionit midis vendeve tona, për të cilën dy operatorët e transmetimit kanë nisur punën pas takimit që kemi pasur në janar të këtij viti në Athinë. Kjo punë ka avancuar dhe ne presim që brenda këtij viti të mbyllim studimin e mirëfilltë. Nga informacioni synojmë që brenda vitit 2030 linja e re e transmetimit midis Shqipërisë dhe Greqisë të jetë operative”, deklaroi Balluku.

Ministrja theksoi se një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën u diskutua ishte edhe ngritja e bursës energjetike shqiptare.

“Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me konsorciumin grek dhe si datë finale për nisjen e operimeve është dhënë 23 nëntori i këtij viti duke përmbushur një kusht tjetër për liberalizimin e tregut shqiptar siç kërkohet nga BE”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se, u diskutua edhe sa i përket investimeve nga pala greke në territorin shqiptar në burime të gjelbra energjetike, duke qenë se Greqia si vend i BE-së, por edhe Shqipëria me statusin që ka, është e nevojshme që investimet të shkojnë në burimet e gjelbra.

“Duke qenë se të dy vendet, Greqia me terminalin e Aleksandropolit, dhe qeveria shqiptare me terminalin e Vlorës, kemi vendosur të investojmë në gazifikim në 10-vjeçarin e ardhshëm, kemi diskutuar dhe shkëmbyer eksperiencat tona sa i përket planeve që ne kemi duke krijuar portin e lundrueshëm në Vlorë, apo edhe ndërtimin e linjës së re të gazit Jonian-Adriatik, ku një pjesë e saj parashikohet të ngrihet përmes projektit të gazifikimit të terminalit të Vlorës duke ndërtuar kështu një pipeline rreth 30 km që lidh terminalin me pikën e daljes së Fierit”, tha Balluku.

Sipas Ballukut, në takim është diskutuar zhvillimi që konsorciumi TAP do të ketë në të ardhmen dhe mundësitë e investimeve në këtë projekt apo edhe kapaciteteve gazsjellëse që Shqipëria do të ketë në të ardhmen.

Ndërsa ministri grek, Skrekas deklaroi se bashkëpunimi ka për qëllim rritjen e konkurrencës së dy vendeve sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Ai tha se së shpejti do të realizohet edhe një memorandum.

“Jemi në Shqipëri në një periudhë shumë kritike. Fatkeqësisht sulmi i papritur i Rusisë në Ukrainë, që ka shkaktuar mijëra të vdekur, ka krijuar pasoja shumë të rënda në sektorin e energjisë së Evropës. Ne madje shohim një krizë energjetike që ka goditur të gjithë Evropën, edhe Greqinë madje edhe Shqipërinë. Shohim çmimet e energjisë dhe gazit të lëngshëm që që janë rritur dhe kërcënojnë sot të gjitha familjet. Madje shohim një problematikë edhe në mënyrën e furnizimit, sepse nëse kjo luftë vazhdon mund të shkaktojë ndërprerje të rrjedhjes së gazit të lëngshëm nga Rusia drejt Evropës dhe Ballkanit, gjë e cila do të sillte pasoja në ekonominë e të dy vendeve, por edhe shoqërinë tonë”, tha ministri grek.

Ndaj vuri theksin ai, kjo vizitë është shumë e rëndësishme, sepse ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit energjetik Shqipëri-Greqi.

Skrekas u shpreh se, pala greke do të materializojë funksionalitetin e tregut të ri të energjisë elektrike në Shqipëri gjë që do ti japë mundësi Shqipërisë që shumë shpejt të integrohet në tregun evropian të energjisë.

“Ne propozuam edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në qendrën rajonale të sigurisë, me qendër në Selanik, ku aksionerët janë Greqia, Italia, Bullgaria, tani duam të marrë pjesë edhe Shqipëria pavarësisht se nuk është pjesë e BE-së”, deklaroi ministri grek.

Sipas tij, u diskutua dhe për realizimin e një memorandumi mes dy vendeve deri në fund të vitit dhe të kalojmë në një përmirësim të linjave.

“Tani jemi në 400 megavat dhe projekti jonë është që të shkojë në 1400 megavat. Një bashkëpunim i ngushtë do të sjellë rezultate të mira për vendet, ekonominë dhe qytetarët tanë”, tha ai. /Telegrafi/

Etiketa: ballukugreqilinjashqiperi
Shkrimi Mëparshëm

Koncesioni Butrintit, eksperti-anëtar i PS: Më dhemb shpirti për këtë vlerë

Shkrimi Vijues

VOA: Shqipëria ndër vendet e pakta që nuk e ka dënuar gjenocidin e Srebrenicës!

Shkrimi Vijues

VOA: Shqipëria ndër vendet e pakta që nuk e ka dënuar gjenocidin e Srebrenicës!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

National Geographic për shqiptarët: Asgjë nuk i mposhtë ata, janë racë unike

23 Prill, 2026
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave

23 Prill, 2026
Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

Nga Maqedonasit, Ilirët dhe Epirotët, historia e shqiptarëve sipas Mehmet Konicës. Vëllim monumental për t’u shpjeguar Fuqive të Mëdha identitetin e një kombi shpesh të keqkuptuar

23 Prill, 2026
Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

Ekspozitë e fotoreporterit Ridvan Slivova – dokumenton krimet e luftës në Gollak

22 Prill, 2026

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

Sot në datëlindjen e Hilë Mosit, poetit shkodran në shërbim të çështjes kombëtare

22 Prill, 2026
Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

Faik Konica paraqitet si ‘i paqëndrueshëm në pikëpamjet politike’, kurse Fan Nolin, si ‘komunist’ pasi…”/ Zbulohen raportet sekrete të FBI-së

22 Prill, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist