• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

I hapet rrugë resorteve pas rishikimit të kufijve natyrorë të Parkut të Butrintit

Vinny nga Vinny
6 Maj, 2022
Në Ekonomia, Kryesore, Politika
0
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sipërfaqja e hequr së fundi prej 800 hektarësh, në një pjesë të së cilës do të ngrihet “Manastiri Resort” ishte përfshirë në zonën e Parkut të Butrintit prej vitit 2005 dhe gëzonte statusin e mbrojtur në kategorinë “B”, ku nuk lejoheshin zhvillime ndërtimore intensive.

Projekti “Manastiri Resort” që do të zbatohet, fitoi statusin e investimit strategjik në fund të vitit 2021 me një vendim të Komitetit të Investimeve Stategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.Sipas vendimit të qeverisë vlera e investimit parashikohet 28 milionë Euro, në një sipërfaqe zhvillimi rreth 53 mijë metra katrorë, pronë private, me struktura akomoduese me kapacitet total që variojnë nga 83-100 shtretër, restorant, bar, pishinë e jashtme, etj.

Qeveria ka miratuar në parim edhe lejimin e përdorimit të brigjeve të detit si dhe zonës së plazhit, për tridhjetë vjet.

“Manastiri Resort” është krijuar së fundmi si subjekt nga palët sipërmarrëse, Shoqëria ALB-STAR dhe Shoqëria ANDI shpk të cilat edhe u pajisën me leje ndërtimi nga qeveria në shkurt të këtij viti.

Në zonën ku do të ndërtohet resorti ishte ndërtuar 23 vite më parë vetëm një hotel, në rreth 200 metra katrorë, i cili u prish vitin e shkuar nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit.

Ndërhyrja u bazua në një vendim prishjeje të Bashkisë së Sarandës, ndërsa pronari i hotelit tha se kishte leje ndërtimi të lëshuar në vitin 1999 dhe ishte në proces gjyqësor të papërfunduar për legalizimin e objektit.

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të këtij viti.

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës Aleko Miho, Ferdinand Bego, Mihallaq Qirjo dhe Spase Shumka pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale “.

“Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”, kishin pohuar organizatat dhe profesorët e njohur të shkencave të natyrës.

Ndërtimi i resorteve turistike favorizohet edhe nga një ligj për investimet startegjike, i miratuar në vitin 2015 nga parlamenti i Shqipërisë dhe i projektuar për të tërhequr investime të mëdha.

Sipas një hulumtimi të Agjensisë BIRN, bizneset vendase që synojnë fitimet afatshkurtra kanë korrur shumicën e përfitimeve pasi nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, 26 ishin të orientuara drejt turizmit dhe vetëm dy të ardhur plotësisht nga jashtë.

BIRN veçoi si të diskutueshme dy projekte që kishin fituar statusin e investimit strategjik, sipas ligjit të 2015-ës.

Njëri prej projekteve lidhet me një vendim të qeverisë për t`i dhënë leje partneres amerikane të vëllait të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, të merrte në përdorim një plazh në Dhërmi, për 30 vjet.

Ndërsa projekti tjetër lidhet me ndërtimin e një kompleksi turistik me rreth 13.8 milionë euro në Dhërmi i cili do të zhvillohet nga dy kompani, njëra prej të cilave me administrator aktorin shqiptar të humorit Gazmend Paja, i panjohur më parë në sferat e biznesit.

Etiketa: butrintkufijeveresorterishikimi
Shkrimi Mëparshëm

Ambasadorja amerikane përkujton Skënderbeun në ditën e lindjes

Shkrimi Vijues

Meta takon nipin e Ismail Qemalit: Kënaqësi të dëgjoja për lidhjen e ngushtë me vendlindjen

Shkrimi Vijues

Meta takon nipin e Ismail Qemalit: Kënaqësi të dëgjoja për lidhjen e ngushtë me vendlindjen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

Mozaikët e antikitetit të vonë – gjurmë të kishave të hershme në Berat

13 Mars, 2026
Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

Amnezia të diktuar politike e arvanitasve të sotëm

13 Mars, 2026
Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

Mes lutjes dhe pranverës: orët e fundit të Fan Nolit dhe kujtimi i një mendjeje të madhe shqiptare

13 Mars, 2026
“Pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të vjetër” Historia dhe gjeografia shqiptare, në shkollat greke (1834-1914)

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist