• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

27 prill 1999, 23 vite nga masakra e Mejës në Kosovë, si u vranë qindra meshkuj në një ditë

Vinny nga Vinny
27 Prill, 2022
Në Kryesore
0
0
NDARJET
107
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

E marta shënon përvjetorin e 22-të të masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

22 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi që konsiderohet të jetë më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët, duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës. Grumbullimi i djemve dhe burrave në grupe nga mosha 15-60 vjeç filloi në orët e hershme të mëngjesit. Aty u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë djemtë dhe burrat shtëpi për shtëpi.

Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjtë e maskuar, krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë.

Atë ditë asnjëri nga të ndaluarit nuk arriti të dilte i gjallë nga Meja, disa u gjetën nëpër varreza masive nëpër Kosovë kurse të tjerët ka informacion se janë ende diku nëpër Serbi, të pagjetur.

Përkundër kërkesave të familjarëve dhe organizatave të ndryshme në Kosovë që trupat e tyre të kthehen nga Serbia, kjo gjë është zvarritur nga shteti serb dhe ende nuk është bërë.

Më 21 prill, një javë para masakrës u vranë pesë policë serbë dhe një oficer në një pritë. Një fshatar nga Meja iu tha hulumtuesve të Human Rights Watch : “Pesë policët u vranë në një makinë, një Opel Ascona ngjyrë kafe. Ata erdhën te ne disa minuta para se të vriteshin, duke pyetur: “ku është UÇK?” Ata u larguan dhe pastaj ne dëgjuam të shtënat e bazukës”.

Njëri prej oficerëve të vrarë ishte komandanti i policisë Milutin Praçević, drejtuesi i një njësie që, sipas dëshmitarëve, kryente spastrimin etnik të shqiptarëve në zonë. Të tjerët ishin Ljubodrag Lazarević, Boban Lazovic, Naser Arifaj dhe Miladin Dončić. Sulmi ndaj Praçević është renditur si një motiv i mundshëm për inicimin e operacionit Reka. Sipas dëshmive të Kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanović, Operacioni Reka ishte planifikuar para se të vriteshin policët serbë dhe misioni i tij ishte, ‘’të neutralizonte elementet terroriste në zonë’’.

Etiketa: gjakovekosovemasakramejesqindravrare
Shkrimi Mëparshëm

Kalaja e Margëllicit, monument kulture, tashmë totalisht e shkatërruar

Shkrimi Vijues

Ambasadori britanik thirrje institucioneve: Për hir të së ardhmes, hidhni dritë mbi fatin e të pagjeturve

Shkrimi Vijues

Ambasadori britanik thirrje institucioneve: Për hir të së ardhmes, hidhni dritë mbi fatin e të pagjeturve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist