E enjte, 6 Nëntor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Fevziut: Lulzim Basha nuk di të fitojë zgjedhje, ky ishte basti i vetëm

7 Mars, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu thotë se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk fiton dot zgjedhje. I ftuar në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, duke komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, Fevziu u shpreh “basti i madh” i Bashës ishin zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në të cilat e djathta humbi përballë Partisë Socialiste, e cila për herë të parë në Shqipëri fitoi 3 mandate rresht.

“Ka një gjë shumë të thjeshtë. Unë nuk kam surprizë në rezultatet e bashkive të tjera. Mendoj që një mundësi z.Berisha të fitojë Shkodrën por duhet parë sa do të jetë përqindja e atyre që do të marrë Basha sepse sa më e lartë të jetë kjo përqindje aq më shumë u rritet mundësia socialistëve që të fitojnë bashkinë.

Problemi është shumë i thjeshtë, ka një problem Partia Demokratike, jo opozita shqiptare. Lulzim Basha nuk fiton zgjedhje. Ishte basti i vetëm dhe beteja e vërtetë e Lulzim Bashës ishte beteja e 25 Prillit. Ai ishte lideri i një opozite të bashkuar ku kishte brenda z.Berisha si mbështetës të tij brenda partisë, LSI, të gjitha partitë e tjera aleate dhe me një koalicion të tillë ai nuk arriti të mundte Ramën, madje as ta kondiciononte Ramën. Rama fitoi mbi 70 mandate i vetëm.

Kështu që në këtë situatë dramatike do jetë opozita dhe çështja s’ka rëndësi shifrat, në qoftë se partia që ne e njohim si partia më e madhe e opozitës, që ka numrin më të madh të deputetëve, del forcë e tretë, çfarë duhet ky grup deputetësh atje? Ky grup deputetësh nuk ka më mbështetjen e bazës së Partisë Demokratike. Këta deputetë janë si degë të një peme të cilës i kanë prerë trungun dhe vazhdojnë të rrinë akoma në ajër për inerci. Pra ne do hyjmë në një periudhë dramatike të opozitës shqiptare, kur nëse grupi parlamentar mbetet i një pjese të madhe nga Basha nuk ka mbështetjen e votuesve të kësaj partie në bazë dhe Shqipëria do të ketë një opozitë akoma më të dobësuar. Kështu që, për çfarë nevojitet opozita e Shqipërisë? Nevojitet për një qeverisje më të mirë”, tha ndër të tjera Blendi Fevziu.

Duke marrë shkas nga rezultati në Bashkinë e Vorës ku fitoi kandidati i PS, ndërsa kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” u rendit i dyti dhe i PD në vend të tretë, gazetari Blendi Fevziu thotë se kryedemokrati Lulzim Basha “nuk di të fitojë”. Në studion e Klan News me gazetaren Mirela Milori, Fevziu deklaroi se opozita shqiptare është në një pikë kritike, teksa theksoi se në Parlament do të ketë një opozitë të emëruar. Ndërsa opozita tjetër do të jetë në terren. Sipas Blendi Fevziut, kushdo që bëhet pengesë për një forcë politike, duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet.

“Do jemi në një situatë tejet të pa sens. Do jemi në një situatë kur në opozitë të emëruar në Parlament do të kemi ca njerëz që janë zgjedhur dhe rrinë atje, ndërsa mbështetësit e opozitës në terren do jenë ata që kanë votuar konkurrentët e tyre brenda partisë. Në këtë aspekt cili do të jetë zëri opozitar i këtyre njerëzve? Çfarë kurajo do kenë këta njerëz të përballin Ramën i cili në çdo moment do i thotë shkoni të takoni njerëz në bazë se nuk gjeni dot komisionerë në Vorë për të vendosur apo nuk keni njerëz për të votuar. Pra që në këtë moment, këta njerëz i marrin fytyrën opozitarizmit shqiptar për interesat e tyre personale. Njeriu ka një kurajo. Vjen një moment që thotë unë deri këtu nuk vazhdoj dot më. Çdolloj karriere të kesh ti moj zonjë ose ti mor zotëri në qoftë se e sheh që ti je një thikë pas shpine për opozitarizmin shqiptar, ti largohesh. Këta janë njerëz që kanë mundësi të bëjnë dhe një karrierë tjetër. Unë s’po them të largohet.

Ka 2 rrugë. E para duhet të shohim deri në fund shifrat. Duhet t’ju kujtoj një gjë. Një nga partitë më të mëdha të politikës greke ishte PASOK, e cila vetëm sepse nuk diti t’i përshtatej zhvillimeve të reja u shkërrmoq dhe sot është në parti inekzistente. Duhet t’ju kujtoj që një nga partitë më të mëdha të politikës italiane për vite, ishte Partia Demokrastiane që nxorrën të gjithë Kryeministrat e Italisë së pasluftës që prej vitit 1945 e deri në vitin 1991. Këto dy parti janë inekzistente sot. Fakti që PD është një parti me një histori relativisht të lavdishme, si një parti me arritje shumë të mëdha, në qoftë se kjo parti nuk gjen kohezionin e brendshëm, kjo parti nuk do ekzistojë më. Çfarë do ndodhë nëse z.Berisha këtë “Shtëpinë e Lirisë” do ta kthejë në një strukturë opozitare akoma më të madhe sepse deri tani ka ndenjur brenda partisë? PD mbetet forcë e tretë. Çfarë vlerë ka? E vetmja funksion që do ketë do të jetë te pengojë këtë forcën tjetër për të ardhur në pushtet. Pra të lënë Ramën në pushtet. Dhe e fundit se dëgjova sot paradite një nga drejtueset e PD që thoshte ne jemi opozita e vërtetë, Berisha me Ramën janë bashkë. Në qoftë se rezultati i Vorës është një rezultat që mund t’i maste në Shqipëri, kjo është kriminale që të quash popullin opozitar në Shqipëri 6%. Është kriminale t’ju thuash shqiptarëve që opozita në Shqipëri është 6%. Shpirti opozitar janë shumë më tepër”, u shpreh Blendi Fevziu./tvklan

Shkrimi Mëparshëm

Mësonjëtorja e Korçës, ajo e Velës apo Kurbini, kush është shkolla e parë shqipe?

Shkrimi Vijues

Rama për zgjedhjet: Arritëm rezultatin që prisnim, 5 nga 6 bashkitë

Të Ngjashme

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori
Aktualitet

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë
Aktualitet

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian
Kultura

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave
Kultura

Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

5 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin
Aktualitet

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025
Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj
Aktualitet

Washington Post për Lea Ypin: Ajo gjeti një foto të vjetër, pastaj e riimagjinoi jetën e gjyshes së saj

5 Nëntor, 2025
Shkrimi Vijues

Rama për zgjedhjet: Arritëm rezultatin që prisnim, 5 nga 6 bashkitë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

Portreti më i vjetër i Ismail Kadaresë restaurohet, zbulohet dhe autori

6 Nëntor, 2025
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë

6 Nëntor, 2025
Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

Dritëroi, oratoria e mendimit dhe kushtetuta morale e politikës shqiptare

6 Nëntor, 2025
Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

Nikollë Leonik Tomeu – Aristoteli i ri i Humanizmit Evropian

6 Nëntor, 2025
Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

Gjergj Danush Lapacaji (1495-1570): Gjenialiteti shqiptar në Rilindjen Evropiane të shkencave

5 Nëntor, 2025
‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

‘Shqipëri, O Nëna ime’ himn për atdheun në TKOB, Josif Gjipali ngjitet në skenë me Ansamblin

5 Nëntor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist