• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Ekonomia

Rekord historik borxhi në 2021, stoku shtohet me 1,3 mld euro, arrin në 78,1% të PBB-së

Vinny nga Vinny
25 Shkurt, 2022
Në Aktualitet, Ekonomia, Kryesore
0
0
NDARJET
19
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Borxhi në përqindje të PBB-së u rrit me 2.5 pikë % gjatë vitit të kaluar përkundër një rregulli fiskal që u vendos në ligjin organik të buxhetit me 2016 për të sjellë raportin borxh /PBB me ulje vit pas viti deri sa ti afrohej nivelit 45% të PBB-së.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në raport me PBB rritjen më të madhe e pati borxhi i jashtëm, i cili në fund të vitit 2021 arriti në 38.4% të PBB-së nga 35.8 % që ishte në fund të vitit 2020. Në raport me periudhën para pandemike borxhi i jashtëm u rrit me 8 pikë përqindje. Vlera e tij u rrit kryesisht nëpërmjet emetimeve të njëpasnjëshme të Eurobondeve me 2020 dhe 2021.

Rritje ka pësuar edhe borxhi i brendshëm, por në raporte me të buta. Më 2021 niveli i tij arriti në 39.6 për qind të PBB-së me zgjerim 0.2 pike % të PBB-së në raport më vitin 2020, ndërsa në raport me para pandemisë borxhi i brendshëm shënoi rritje me 4.3 pikë % të PBB-së.

Ndërkohë gjatë vitit të kaluar, Qeveria shpenzoi për shlyerjen e borxhit rreth 69 miliardë lekë (560 milionë euro), nga të cilat 35.8 miliardë ishin interesa dhe 33,1 miliardë lekë ishin principal.

Më herët gjatë vitit 2021, Banka Botërore lajmëroi se rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021.

Qeveria shfrytëzoi fatkeqësitë natyrore, tërmetin dhe pandeminë për të rritur borxhin publik me rreth 2,5 miliardë euro në dy vitet e fundit, ndërsa një pjesë e tij u përdor për financimin e projekteve që nuk kishin lidhje me fatkeqësitë.

Gjatë vitit të fundit, qeveria e ka zgjeruar borxhin publik me ritme më të shpejta se sa rritja ekonomike e vendit. Të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë rritur me ritme më të ulëta se sa borxhi për frymë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë në dhjetor të vitit të kaluar shprehu shqetësim për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara të cilat rrisin detyrimet e paraportuara./monitor

Shkrimi Mëparshëm

Kodheli: Mbrojmë sovranitetin territorial të Ukrainës, çdo sfidë e saj është edhe e BE-së

Shkrimi Vijues

Vjosa Osmani mesazh Serbisë: Nëse ju shkon mendja të sulmoni Kosovën, do të përballeni me ushtrinë tonë dhe të NATO-s

Shkrimi Vijues

Vjosa Osmani mesazh Serbisë: Nëse ju shkon mendja të sulmoni Kosovën, do të përballeni me ushtrinë tonë dhe të NATO-s

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

5 Mars, 2026
Pirroja dhe Epiri: Një histori mes botës Iliro-Epirote dhe debatit modern historiografik

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist