• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Suli, krahina shqiptare nga ku burojnë faqet e lavdisë së shtetit të ri grek

Si përmendet në histori Suli dhe konfliktet e tij të hershme

Vinny nga Vinny
29 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura
0
0
NDARJET
269
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

  Në parantezë, për Suliotët, dimë se kanë  qenë një entitet  shqipfolës ortodoks nga krahina e Sulit, sot në Epirin e greqizuar. Ata hynë në një konflikt edhe me osmanet në rastin konkret me Pashallëkun e Janinës,  që drejtohej në atë kohë nga Ali Pashë Tepelena. Pas humbjes së tyre në vitin 1803, suliotët ishin të detyruar të shpërnguleshin në drejtim të Rumelisë (Greqia e sotme), dhe shumë prej tyre luajtën një rol të dorës së parë në Luftën e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri me emrin Greqi.  Duke filluar që nga 1821, suliotët u dalluan me udhëheqës të shquar si Marko Boçari,  Kiço Xhavella dhe shumë të tjerë.

 

Nga Prof. Pëllumb Xhufi

 

  Malet e Sulit janë caku fundor i vargmalit, që dikur quhej i Kasiopesë, i cili prej Sulit vazhdon drejt veriut me Zavrokon dhe përfundon afër Paramithisë me malin Kurilla. Toponimia e Sulit është krejtësisht shqiptare: Bira, Bregu Vetëtimës, Kungjë, Vila, Qafa.

 

Edhe ndonjë emër grek, si Agia Paraskeve, Astrape e Trypa, nuk është gjë tjetër veç përkthim i thjeshtë i origjinalit shqip: Shën Premte, Vetëtime, Birao. Banorët e Sulit ishin padyshim shqiptarë. Suli përmendet më së pari si fshati i tretë i madh, pas Kurillës e Mazhanit, në nahijen e Ajdonatit në regjistrimet osmane të viteve 1551 dhe 1583, përkatësisht me 210 dhe 180 shtëpi. Më 1583, Suli kishte edhe tre shtëpi myslimane.

 

Përmendjen e parë të Sulit si krahinë e gjejmë në disa raporte të vitit 1772 të Proveditorit të Përgjithshëm të Detit nga Korfuzi, ku flet për grumbullimin e forcave myslimane nga Margëlliçi, Parakallami e Paramithia për të sulmuar Sulin, e më tej Prevezën veneciane. Me 10 shkurt 1772, guvernatori i Pargës, Rodostami, njoftonte se ishte informuar nga Shqiptarët e krishterë të rrethinave, se myslimanët po grumbulloheshin në Margëlliç, deri atë çast ishin bërë 12 mijë vetë nën urdhrat e krerëve, si Mehmet Pasha, i quajturi Kallo Pasha, Ali Beu, muselim i Janinës, Maksut Bylykbashi i Paramithisë, Sulejman e Hasan Aga nga Margëlliçi. Ata do sulmonin Sulin, për ta kthyer atë në besën e tyre, nga ku u shkëput para disa vjetësh, kur zgjodhi edhe si kreun e vet të krishterin, Boçari. Mes krerëve të Çamërisë, gjithsesi, Suliotët kishin një lloj aleance me familjen Pronja nga Paramithia: Sulejman Aga shkoi vetë ta takonte të parin e tyre për ta tërhequr në inkursionin që po përgatisnin kundër Sulit, dhe më në fund e bindi atë të ndërpriste aleancën trevjeçare të mossulmimit, që kishte përmbyllur më parë me Suliotët. Venecianët frigoheshin, se siç kishte ndodhur herët e tjera, Sulejman Aga do kalonte edhe kufijtë venecianë. Një përshkrim të asaj fushate e jep kështjellari i Butrintit në një raport të 24 marsit 1772 për Proveditorin e Korfuzit. Sipas tij, shqiptarët myslimanë ishin mbledhur në fshatin Glyki, gjithsej 5-6 mijë vetë nën komandën e Sulejman Agës së Margëlliçit, dhe prej andej nisën luftën kundër Suliotëve, që nuk ishin më shumë se 600 luftëtarë. Megjithatë, Suliotët i rrethuan dhe i shpartalluan sulmuesit, të cilët u strehuan në një kishë, ku u zunë rob prej tyre, mes tyre dhe Sulejman Aga. Suliotët, pasi u morën armët dhe paratë, i lëshuan kundrejt një shume 1500 xekinë dhe premtimit se nuk do u binin më në qafë Suliotève “trima e fatlume” (valorosi e fortunati). Ndërkohë, Suliotët kishin shpartalluar edhe trupat e Muhtar Bylykbashit të Janinës, që me 500 vetë po vinte në ndihmë të Sulejmanit, duke vrarë 40 burra të tij Suliotët, që ishin atë kohë shtetas otomanë, i propozuan Proveditorit të Përgjithshëm të Detit në Korfuz, të përfshiheshin në forcat e republikës, në rast se kjo pranonte të strehonte familjet e tyre në zotërimet e veta. Nga ai moment, fillon lidhja e Suliotëve me sundimtarët e ishujve të Jonit, që u shërbeu atyre si kundërpeshë ndaj presionit që ushtronin mbi ta bejlerët e Çamërisë. Krahina e Sulit përmendet edhe në një raport nga Preveza të 22 shkurtit 1779 të agjentit venecian Andrea Mamunà, i cili ndiqte lëvizjet e murgut Kozma Etoli, që atë kohë kishte vizituar veç Sulit, edhe Paramithinë, Janinën e aktualisht ndodhej në Zagor.

                                                                    …

—————

P. Xhufi – “Arbërit e Jonit” faq.206-208

Përgatiti Elis Buba/usalvision

Shkrimi Mëparshëm

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i foltores

Shkrimi Vijues

Raporti i “Standard & Poor’s”/ Ekonomia shqiptare B+, perspektiva e “qëndrueshme”

Shkrimi Vijues

Raporti i “Standard & Poor’s”/ Ekonomia shqiptare B+, perspektiva e "qëndrueshme"

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

12 Mars, 2026
Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

Dimitrios Ainianos dhe “Vëllazëria e gjakut”: Si ishin marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e vitit 1876

12 Mars, 2026
Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

Estetika e pavdekshme: Sacheverell Sitwell dhe kostumet shqiptare në oborrin mbretëror të Athinës

12 Mars, 2026
34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

34 vjet nga vdekja e Martin Camajt

12 Mars, 2026
Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

Intelektuali i rrallë Marash Ivanaj – njeriu që hodhi themelet e arsimit modern shqiptar

12 Mars, 2026
Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

Paradoksi mitologjik i vazhdimësisë së grekëve nga antikiteti, përball realitetit shqipfolës të arvanitasve

11 Mars, 2026
Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

Eleni Bukura-Altamoura, piktorja e parë femër në Greqinë moderne, ishte arbërore

11 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.