Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka refuzuar që të përballet me banorët e 5 Majit, në Komisionin e Ligjeve.
Seanca dëgjimore është thirrur nga 1/3 e deputetëve të Partisë Demokratike që pej datës 19 Janar, kur edhe nisën shembjet e para. Në seancë dëgjimore janë thirrur:
- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
- Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
- Përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.
Përveç Veliajt, në mbledhje janë paraqitur personat e tjerë të përfshirë. Nga banorët mëson Fax neës, se ka pasur 2 përfaqësues. Vetë Veliaj kishte dërguar një letër në Komision ku shprehej se ishte i gatshëm që të komunikonte përmes dokumenteve, por pa dhënë shkak se pse nuk ishte i pranishëm fizikisht në këtë seancë dëgjimore.
Një ditë më parë, PD bëri kallëzim penal në SPAK kundër Erion Veliajt, pasi sipas tyre ndërtimi tek 5 Maji i është dhënë një trafikanti droge në kundërshtim me ligjin.
Kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera, pasi Bashkia e Tiranës i dha një tender me vlerë mbi 10 milion euro, kompanisë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.