• Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura Kreu

Masakra në Reçak / Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti: Historia nuk mund të rishkruhet

Vinny nga Vinny
15 Janar, 2022
Në Aktualitet, Kreu, Rajoni
0
0
NDARJET
34
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në rendin e varreve në Reçak, qëndron i hapur tash e më shumë se 20 vjet varri i Sahide Metushit. Për të moshuarën nga masakra e 15 janarit dhe më shumë se 40 banorëve të tjerë po kërkohet drejtësi. Në përvjetorin e kësaj masakre e cila bëri jehonë të madhe në botë, u tha se është data vendimtare për historinë e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë thënë se askush nuk mund të harrojë apo mohojë atë që ndodhi ne Reçak.

Përmes një video-mesazhi, ish-ambasadori William Walker u shpreh se çdo vit prej kur ka ndodhur ky krim është rritur rëndësia për masakrën në Reçak. Ai ka kujtuar ditën kur ndodhi ky krim dhe ditë më pas kur me mijëra banorë të fshatit morën pjesë na varrimin e mbi 40 të vrarëve.

“Reçaku zë një vend shumë të veçantë në zemrën time edhe në përvojën time, por e kuptoj plotësisht se te tjerët mund të pyesin pse Reçaku merr vëmendjen që merr kur vendet tjera që kishin fatin e ngjashëm nuk e kanë këtë vëmendje? Fillimisht në ceremoninë e 15 janarit morën pjesë kryesisht vetë fshatarët dhe fqinjët e tyre nga Shtime. Dhe unë e mbaj mirë ceremoninë e parë përkujtimore në të cilën shkova, dhe isha absolutisht mahnitur në një ditë mes dimrit, i ftohtë, i acartë, siç mund të jetë sot. Toka ishte e mbuluar me akull dhe ishte e rrëshqitshme  dhe aty ishte një turmë prej 15 mijë njerëzve në ceremoninë e parë për t’i nderuar dhe për ta shprehur dhimbjen”, ka thënë ai.

Walker u shpreh se kjo masakër në fillim është kujtuar vetëm nga populli shqiptar, por që sipas tij tashmë e njëjta përkujtohet edhe nga ambasadorë. Ai nuk pati mundësi këtë vit të jetë në Reçak, por që sipas tij, çdo vit ka parë rimëkëmbjen e fshatit Reçak të Shtimes.

Walker: Jam i pikëlluar kur dëgjoj që në Kosovë po ndërpritet energjia elektrike (Video)

“Kur kthehem dhe shoh progresin që është bërë, progresin që është duke u bërë, gjërat që po ndodhin. Po, jam i pikëlluar kur dëgjoj për ndërprerjen e energjisë elektrike apo kur dëgjoj se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin, këto gjëra më pengojnë. Brengosem për këto. Mirëpo, kur e shoh progresin, jam i impresionuar nga ndikimi që Reçaku dhe ngjarjet e ngjashme kanë pasur në aspektin e zhvillimit të këtij shteti sovran në zemrën e Evropës”, tha ai.

Presidentja Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë, bota kuptoi përfundimisht nga pamjet për krimet që po ndodhnin nga serbët në Kosovë.

“Civilëve duarthatë mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviq. Atë ditë Kodra e Bebushit ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, qëllimit shfarosës dhe gjenocidal të regjimit të Sllobodan Millosheviqit… Tendencat për ta mohuar masakrën në Reçak janë përpjekje e qartë për rehabilitimin e atyre që kanë kryer krimin. Por, propaganda asnjëherë nuk mund t’i ndryshojë faktet historike. E sidomos jo një të vërtetë që ka ndodhur para syve të gjithë botës. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe shpërfaqja e qëllimit për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. Reçaku është një nga masakrat e shumta të tmerrshme ku u dëshmua ky qëllim. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje e krimit. Por, e vërteta e Reçakut është shumë më e fuqishme se çfarë do propagande”, tha Osmani.

Shkrimi Mëparshëm

Do të promovohet në Universitetin e Harvardit “Kosova” e Jusuf Buxhovit

Shkrimi Vijues

Osmani: I përulemi Skënderbeut, si krijues i lidhjes së përhershme mes shqiptarëve dhe qytetërimit perëndimor

Shkrimi Vijues

Osmani: I përulemi Skënderbeut, si krijues i lidhjes së përhershme mes shqiptarëve dhe qytetërimit perëndimor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 Gusht, 2026
Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

14 Gusht, 2026
Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

Historiania e njohur greke Marianna Koromila: “Jemi kombi më pa histori në botë”

14 Gusht, 2026
Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

Dëshmia serbe për autoktoninë e shqiptare në Kosovë: Çfarë shkroi Branislav Nušić në 1902

13 Gusht, 2026

190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

190 vjet nga botimi i `Këngëve të Milosaos`, kryevepra lirike e De Radës

12 Gusht, 2026
Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

Bërthama e vërtetë e hellasit: Çfarë thotë shkenca gjermane e vitit 1895 për shqiptarët dhe Greqinë

12 Gusht, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist