• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Rajoni

Blinken, letër Kurtit: Po koordinohemi me BE-në për dialogun Prishtinë-Beograd

Vinny nga Vinny
14 Janar, 2022
Në Aktualitet, Kryesore, Politika, Rajoni
0
0
NDARJET
27
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku Uashingtoni zotohet për mbështetje ndaj Prishtinës. Sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, sekretari amerikan i shtetit thekson se në qendër të bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke.

Në një letër që mban datën 11 janar, Blinken ka thënë se marrëdhënia mes dy shteteve është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane e të pavarur.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka vazhduar ai.

Blinken ka shtuar se raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë mbesin pengesë për anëtarësim në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Ka thënë se pranimi i Kosovës në to është qëllimi i përbashkët i Kosovës me SHBA-në. Blinkeni ka ofruar mbështetje për dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken.

Blinkeni i ka thënë Kurtit se pret që lidershipi i tij ta rikthejë momentumin në dialog duke i mbështetur zotimet paraprake të Kosovës, duke nxitur transparencë e duke shmangur veprime apo retorikë që mund të rrisë tensione. Ai ka bërë thirrje për vëmendje në arritjen e marrëveshjes për energji për veriun e Kosovës dhe për avancim të çështjes së personave të pagjetur.

“Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar Blinken.

Blinken ka përsëritur kërkesën për mbështetje të vendimeve gjyqësore – në veçanti ato që lidhen me të drejtat e minoriteteve.

Në fund ai ka thënë se Kosova duhet të punojë ngushtë me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën Blinkeni.

Shkrimi Mëparshëm

“Janë rritur çmimet e produkteve, por jo nga fermerët”/ Erjon Braçe thërret në interpelancë qeverinë

Shkrimi Vijues

Trupi i mbretit dhe Mbretëria

Shkrimi Vijues

Trupi i mbretit dhe Mbretëria

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

Dimitrios Storaitis: “Armiqësia midis Shqiptarëve dhe Grekëve është një “vorr kombëtar” për të dy”

18 Mars, 2026
Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

Përballja shqiptaro-shqiptare brenda Revolucionit të vitit 1821

18 Mars, 2026
Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

Suksesi i Luana Bajramit bën që “Oscars” të prekë edhe Kosovën

18 Mars, 2026
Media gjermane: Ilirët ndërtuan qytetet e para evropiane para 3 mijë viteve

Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

Konstantinos N. Rados : Ali Pashë Tepelena imituesi i Pirros dhe arkitekti i heshtur i 1821-shit

17 Mars, 2026
Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

Nicolas Vignier: Kur Historia e shekullit XVI i quante Shqiptarët “Epirotë dhe Maqedonas”

17 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist