E enjte, 23 Tetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Grigor Përliçev, epi ‘Homerik’ për Skënderbeun

10 Janar, 2022
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të rralla rastet kur figura të ndritura me të bëmat e tyre, tejkalojnë shekujt, rrezatojnë shembull trimërie e atdhetarie, siç është figura e ndritur e princit arbëror, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

 

 

Heroizmi dhe atdhedashuria e kryetrimit arbëror u bë objekt studimi e frymëzimi për breza të tërë, jo vetëm në hapësirën arbërore; shkëlqimi i veprës së tij tejkaloi këta kufij, i dha shkëlqim rruzullimit. Frymëzoi piktorë, artistë, poetë e bibliografë…

Ndër ta edhe poetin e shquar, por fatkeqësisht pak të njohur e të pavlerësuar sa duhet ndër shqiptarë, Grigor Përliçev, i cili i nisur dhe i ndikuar nga epet e Homerit, “Iliada” dhe “Odiseja” krijoi epet “Skënderbeu” dhe “Armatollos”. Për këtë të fundit, në konkursin e vitit 1860 në Athinë, i dha epitetin “Homeri i dytë”.

Epi “Skënderbeu” i Përliçevit, përkthyer nga Spiro Çomora, pas botimit të parë në Tiranë më 1967 dhe botimit të dytë në Shkup, në vitin 1969, në përmbyllje të vitit 2021, Sh. b. “Beqir Musliu” e Gjilanit, pas shumë vitesh, sjell përsëri një libër të rëndësishëm dhe me shumë vlera, epin e poetit të shquar “Skënderbeu” të Përliçevit me parathënie nga profesor Anton Nikë Berisha.

Botimi i këtij epi, është një dëshmi e rëndësishme për botën e librit në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare, që të merret me seriozitet e të studiohet në mënyrë shkencore vepra e këtij “Homeri të dytë” i cili, siç e dëshmojnë edhe vargjet e epi “Skënderbeu”, pena e tij e vyer sikur ‘mori’ ngjyrën në gjakun dhe palcën e fisit arbëror. Vargjet e poemës dëshmojnë dashurinë e Perliçevit për shqiptarët, veçmas për kryetrimin Skënderbe, për traditat fisnike të arbërorëve, për dashurinë e tyre ndaj atdheut, për nderimin e besimit të tjetrit, për faljen e besën si vlerë që shqiptarët i bartur e ruajtur brez pas brezi.

Se epi “Skënderbeu” i Përliçevit, është një vepër vlerash letrare poetike e dëshmon edhe studiuesi profesor Anton Nikë Berisha në parathënien e poemës, duke e cilësuar këtë poemë ‘Një kryevepër poetike’.

“Pa asnjë dyshim them se epi “Skënderbeu” i Grigoiu Stavridhu-it – Grigor Stavrev Përliçevit është një kryevepër letrare poetike, ku bëhen objekt vështrimi poetik luftërat mbrojtëse të kryetrimit arbëror, Gjergj Kastriotit- Skënderbeu kundër ushtrisë otomane të udhëhequr nga Ballaban Pasha” (f. 22).

Epi “Skënderbeu” i Përliçevit i përkthyer nga Spiro Çomora është në njëmbëdhjetërrokësh, me vargun me të cilin janë përkthyer dy epet e Homerit “Iliada” dhe “Odiseja” nga Gjon Shllaku dhe Pashko Gjeçi, ndërsa dhjetë këngët e “Odisesë” Spiro Çomora i përktheu në heksametër.

Subjekti i poemës “Skënderbeu”, ngjashëm si në epet homerike, zhvillohet në dy taborë atë të Skënderbeut dhe luftën e tij 25 vjeçare dhe taborin otoman me në krye Ballaban Pashën.

Derisa tek Skënderbeu, Përliçev vlerëson trimërinë, guximin, dashurinë ndaj atdheut, trajtimin njerëzor ndaj robërve, respektimin e besimit të tyre (muahamedanë), në taborin e Ballabanit, poeti e tipizon me tradhtinë, lakminë dhe ligësinë e pushtuesit.

Poema “Skënderbeu” dëshmojnë për dashurinë dhe vlerësimin që Përliçev kishte ndaj Skënderbeut dhe ndaj shqiptarëve, të cilin në vargjet e tij ai e vlerëson: “Ai është fatosi Skënderbe, / Hero që s’e ka shokun sipër dheut!” (f. 71) , […] këtej banonte fisi i divit Skënderbe. (f. 122) apo, “Për shumë kohë i lumtur do kujtoj se pashë Skënderbenë dhe pallatin e tij të madhërishëm, si pallat që kanë sundimtarët e lavdishëm.”(f. 123) ose “midis tyre shquhet Skënderbeu, mbret gojëmjalt’ e luftëtar i rrallë, që nuk ka lindur nënë deri sot.”(f. 136). Të kundërt me Skënderbeun, Përliçevi e ka shprehur figurën e Ballaban Pashës, tradhtar, satrap, vrasës dhe i pabesë.

Epi “Skënderbeu” shquhet për vlera të arrira poetike; autori ka krijuar tablo të mrekullueshme poetike, sidomos dallohen përshkrimit e bëra më shumë mjehstëri, metaforat, krahasimet, ku brumosur me shprehje të tjera figurative, që i japin vlerën kryesore këtij epi.

Po sjellin disa prej tyre: krahasime: “ Si bebëzën e syrit të më ruante “ (f. 184), “Si ndonjë statujë e mermertë” (f. 146); metafora: “xixa të zjarrta sytë i lëshuan” (f. 147), “Ecë, Allahu i lartë, inshalla, me krahë të mbuloftë” (f. 142)

Në vargjet e kësaj poeme është dhënë bukur edhe nderimi i besimit të tjetrit, i cili është virtyt shembullor i shqiptarit, në këtë rast i kryetrimit Skënderbe. Ja se si shprehet poeti:

“Bënë të gjithë Kryq, përveç të huajit […]” (f. 128).

Përliçevi me shumë mjeshtëri ka ngjizur në vargjet e tij dhe një varg fjalësh të urta, të cilat janë kultivuar në mënyrë të mrekullueshme në traditën gojore shqiptare:

“Nderi i një ushtari është pushka”(f. 104); “Guximi lind fitoren, frika ikjen”(f. 1 40); “Gëzimi është fuqi i hidhërimit, sëmundja është fqinja e shëndetit”(f. 113); “Këshilla e urtë qeverisë shtëpinë, /arën në tokë dhe në det anijen / këshilla shpëton kombet dhe qytete”(f. 89).

Në disa tablo poetike, sikur “dëgjojmë tingujt e lahutës’ kësaj vegle muzikore të vjetër shqiptare, duke përcjellë ngjarje e të bëma të luftërave fitimtare të kryetrimit Skënderbe.

Është mjaft domethënës vlerësimi i profesor Anton Nikë Berishës në përmbyllje të parathënies së këtij libri: “[…] epi i tij “Skënderbeu” kushtuar kryetrimit tonë, e përligj atë në mënyrën më të thellë: është shkruar me një dashuri e ngrohtësi të jashtëzakonshme, sikur çdo pjesë e qenies së tij të ishte ngjizur krejtësisht me gjak dhe rrënjë arbërore – shqiptare, duke i ngritur Gjergj Kastriotit, një përmendore poetike të rrafshit të lartë dhe derisa të çmohet arti i fjalës dhe mesazhi artistik, ajo do të mbijetojë” (f. 52)

Leximi i këtij libri, sikur natyrshëm përputhet me atë thënien e njohur të Réne Descartes : “Leximi i të gjitha librave të mirë është sikur bashkëbisedimi me mendjet më të mira të shekujve të kaluar”.

Kjo poemë e lidhur ngushtë me këtë mendim të Dekart-it, shpalos në mënyrë artistike të bëmat e kryetrimit Skënderbe, nga një mendje e ndritur e poet i talentuar, Grigor Përliqev./botasot

Shkrimi Mëparshëm

Raketat e Kim Jong-un! Shqipëria dhe aleatët kërkojnë mbledhje në Këshillin e Sigurimit

Shkrimi Vijues

Sukses i jashtëzakonshëm, Dua Lipa shkruan histori në ‘Spotify’

Të Ngjashme

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit
Aktualitet

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë
Aktualitet

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848
Kultura

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar
Kryesore

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)
Kultura

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025
Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova
Kultura

Gazetarët ndërkombëtarë rrezikuan jetën për të raportuar nga Kosova

22 Tetor, 2025
Shkrimi Vijues

Sukses i jashtëzakonshëm, Dua Lipa shkruan histori në ‘Spotify’

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

Shqipëria e viteve ’20 në fotografitë e Eugene Pittardit

23 Tetor, 2025
“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

“Jeta si një film”, rrëfimi i fundit i Piro Milkanit vjen në një dokumentar: Nuk kam asnjë peng. Prapaskenat e filmave ikonikë

23 Tetor, 2025
Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

Udhëtimi i Edward Lear në Shqipëri/ PEIZAZHE të rralla nga viti 1848

23 Tetor, 2025
154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

154 vjet nga lindja e Homerit shqiptar

23 Tetor, 2025
Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

Kosova dhe Serbia këmbejnë sërish akuza në OKB, shprehin mospajtime për raportin e UNMIK-ut

22 Tetor, 2025
“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

“Naim Frashëri nuk u bën më nder shqiptarëve.” Përse sistemi arsimor formal i është larguar Rilindjes Kombërate)

22 Tetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist