• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

Sqaron BE, ETIAS nuk është rikthim i vizave për shqiptarët

Vinny nga Vinny
7 Tetor, 2020
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Sociale
0
0
NDARJET
35
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

BE ka sqaruar se nuk ka asnjë të vërtetë në rikthimin e vizave për shqiptarët duke hedhur poshtë keqinformimin që kanë bërë disa media në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS).

Informacion mbi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) për shtetasit shqiptarë. Kemi vënë re se në median shqiptare qarkullon një keqinformim në lidhje me Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS). Ju lutemi të lexoni informacionin e paraqitur më poshtë për të kuptuar se çfarë është ETIAS-i dhe se cilat do të jenë ndikimet e fillimit të zbatimit të ETIAS-it për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në zonën Shengen.

Çfarë është ETIAS-i?

ETIAS-i është një sistem i automatizuar IT aktualisht në fazën e zhvillimit dhe nuk është ende në përdorim. Ai pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022.

Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in.

Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.

A është autorizimi për udhëtim i ETIAS-it një vizë e re?

Autorizimi ETIAS nuk është një vizë. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre.

Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda vetëm pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife.

Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Cilët janë objektivat e ETIAS-it

Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt.

Gjithashtu, do të përmirësojnë menaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit/Shqiptarja

Shkrimi Mëparshëm

Basha përkrah naftëtarët: Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti pas 25 prillit

Shkrimi Vijues

Do e kallzoj në SPAK! Veliaj akuzon Bashës: Ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”

Shkrimi Vijues

Do e kallzoj në SPAK! Veliaj akuzon Bashës: Ka marrë makinë luksoze dhe vila nga “oligarkët”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist