E martë, 9 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kryesore

“Reuters” zbulon negociatat e SHBA me Shqipërinë e Kosovën. / Pas muxhahedinëve, vijnë edhe afganët?

14 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Bota, Kryesore, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

“Administrata e Presidentit amerikan, Joe Biden, ka zhvilluar bisedime të fshehta me më shumë vende, sesa që ishin bërë publike, për të strehuar përkohësisht afganët që kanë punuar me forcat amerikane në Afganistan”, tha agjencia e lajmeve “Reuters”, duke iu referuar katër zyrtarëve amerikanë.

Diskutimet e pa raportuara më parë me vende të tilla si Kosova dhe Shqipëria nënvizojnë dëshirën e administratës për të mbrojtur afganët që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara nga hakmarrja e talebanëve, ndërkohë që përmbyllet procesi i miratimit të vizave amerikane.

Agjencia “Reuters” citoi burimet t’i kenë thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Kosovës favore ekonomike dhe politike në shkëmbim të pranimit të disa mijëra afganëve.

Por, diplomatët amerikanë kanë thënë se në Uashington ka shqetësime për aftësinë e Kosovës që të strehojë afganët.

Qeveria e Kosovës nuk i konfirmoi njoftimet e tilla me gjithë interesimin e “Zërit të Amerikës”.

Ndërsa talebanët po shtrijnë kontrollin e tyre mbi Afganistanin me një shpejtësi tronditëse, Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se do të dërgojnë 1 mijë veta në Katar për të përshpejtuar përpunimin e aplikimeve për Vizat e Posaçme të Imigrimit (SIV).

Afganët që shërbyen si përkthyes për qeverinë amerikane dhe në punë të tjera kanë të drejtë të aplikojnë për këtë program. Deri më tani, rreth 1 mijë e 200 afganë janë evakuuar në Shtetet e Bashkuara dhe ky numër do të rritet në 3 mijë e 500 në javët e ardhshme.

Nga frika se përparimi i talebanëve po shton kërcënimin për aplikuesit në programin SIV që janë ende në pritje të përpunimit, Uashingtoni po kërkon vende të treta që t’i presin ata derisa të përgatiten dokumentet e tyre dhe të mund të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Dy zyrtarë amerikanë, duke folur me kushtin që të mos identifikohen, thanë se vendet ishin në mëdyshje për të pranuar afganët për shkak të shqetësimeve në lidhje me cilësinë e verifikimit të sigurisë dhe kontrollit shëndetësor për shkak të COVID-19 para se të lejoheshin të fluturonin.

NEGOCIATAT

Administrata e Presidentit Biden po shqyrtonte mundësitë që Kazakistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani të merrnin mijëra aplikantë, por këto përpjekje kanë shënuar pak përparim.

Një marrëveshje për strehimin e rreth 8 mijë afganëve në Katar, ku ndodhet një bazë e madhe ushtarake amerikane, është arritur tash e disa javë, tha një tjetër zyrtar amerikan dhe një person tjetër i njohur me këtë çështje, por një marrëveshje zyrtare ende nuk është shpallur.

Zyrtarët paralajmërojnë se ritmi i çdo marrëveshjeje të mundshme mund të pengohet nga situata në Afganistan që po ndryshon me shpejtësi. Kryengritësit kanë marrë rreth gjysmën e 34 kryeqyteteve të provincave të vendit ditët e fundit.

Këtu përfshihen qyteti i dytë dhe i tretë më i madh në vend, Herati dhe Kandahari.

Talebanët tani kontrollojnë më shumë se dy të tretat e Afganistanit vetëm disa javë para se Shtetet e Bashkuara të përfundojnë tërheqjen e trupave të saj të fundit.

Ngurrimi i disa vendeve ka bërë që administrata të apelojë tek të tjerët që mund të jenë të gatshëm të ndihmojnë nëse Uashingtoni ofron mbështetje, thanë zyrtarët. Në këtë kuadër sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, Shtetet e Bashkuara kanë diskutuar edhe me Kosovën dhe Shqipërinë.

Shkrimi Mëparshëm

Reportazh i France 3: Shqipëria, destinacion pushimesh për t’u zgjedhur

Shkrimi Vijues

Silva Bino jep detajet nga rritja e infektimeve: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

Të Ngjashme

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan
Aktualitet

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë
Aktualitet

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?
Aktualitet

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO
Aktualitet

Trashëgimia që bashkon trojet shqiptare: Tropoja përkujton përfshirjen në UNESCO

6 Dhjetor, 2025
Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″
Aktualitet

Dioqeza Prizren-Prishtinë dhe Argjipeshkvia e Tivarit shënojnë “Ditët e Bogdanit 2025″

6 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit
Aktualitet

Luigj Gurakuqi në dokumente – Ekspozitë me materiale arkivore kroate mbi vrasjen e patriotit

6 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

Silva Bino jep detajet nga rritja e infektimeve: Shumica dërrmuese e rasteve të reja me Delta, të pavaksinuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

Kultura arbëreshe prezantohet në Vatikan

8 Dhjetor, 2025
Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

Godina historike e Teatrit të Kukullave, me hapësirë të re muzeale kushtuar Parlamentit të parë

8 Dhjetor, 2025
Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

8 Dhjetor, 2025
Luigj Gurakuqi i Ferid Kolës, një “qendër gravitacioni kulturor” ku Shkodra lexon veten dhe e riprodhon simbolikën e tij

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

Janina dhe përkatësia shqiptare: Historia, gjeografia dhe gjeopolitika e identitetit të qytetit që dikur frymonte shqip

8 Dhjetor, 2025
Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

Një kompani shqiptare që ka ndërtuar reputacionin e saj mbi cilësinë, korrektësinë dhe përkushtimin

6 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist