• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Pikepamje

Avokat Ngjela komenton deklaratën e ambasadores Kim: Berisha rrezikon të ekstradohet në SHBA

“Prisni dhe shikoni”

Vinny nga Vinny
2 Gusht, 2021
Në Aktualitet, Kryesore, Pikepamje, Politika
0
0
NDARJET
39
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela iu është bashkuar reagimeve në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, se “një parti nuk mund të hajë bar për shkak të një deputeti”.

Kjo deklaratë shigjetonte ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall “non grata” nga DASH.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela thekson se Berisha rrezikon të ekstradohet drejt SHBA-ve. Sipas Ngjelës, deklarata e Kim ishte një apel i fortë për Bashën.

REAGIMI I NGJELËS
Është për të qeshur se si po përgjigjen “fansat” e Saliut për atë që i tha pardje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Lulzim Bashës…
I ka kërcënuar së brendshmi presioni i hapur me emrin Yuri Kim: kjo kuptohet.
Janë të trembur nga lufta antikorrupsion vetë këta, që të tërë, por jo se po mbrojnë Saliun: prandaj, nga frika po sokëllijnë.
Kot e kanë. Frika e tyre do të jetë shoqëruese e kësaj kohe antikorrupsion. Dhe shqiptarët do ta shohin si komedi fundin e tyre.
Keni për ta parë.
l.
Po pse, o njerëz, nuk e vini mendjen në arsye, dhe arsyen në logjikë, e logjikën në gjykim?
Ambasadorja Yuri Kim, nuk e kishte me Saliun, për atë që ajo i tha Bashës, kur i përmendi “ngrënien e barit”. Në këtë rast, ajo i dha rrugën e shpëtimit Bashës;
sepse, kuptohet që, për Saliun, ata kanë provat e tyre për veprimtarinë e tij antiamerikane, dhe këto i kanë shprehur.
Vendimi i Departamentit të Shtetit thotë se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe juve kjo, ju duket pak?
Po, nuk e dini ju, o njerëz, që, cënimi i sigurisë së Amerikës, është krim federal në Amerikë, dhe ky krim ndiqet dhe hetohet nga FBI?
Ai është një krim federal, kjo dihet. Kurse Saliu dhe mbrojtësit e tij, thonë se Berisha është “një proamerikan i madh”. Por, këtë e din vetëm FBI, dhe askush tjetër.
Po, ku e dini ju se ndërkohë në Uashington FBI nuk ka filluar një proces penal kundër Sali Berishës?!
Por, a e dini ju se, për një krim federal kundër Amerikës, Uashingtoni mund të kërkojë ekstradimin e të akuzuarit?
Por, gjithashtu, në funksion të kësaj, duhet theksuar se, Shqipëria sot e ka nxjerrë konventën amerikano-shqiptare si ligj për ekstradimin nga Shqipëria në Amerikë, të personave të kërkuar nga akuza amerikane. Dhe, prandaj, shiheni konventën me kujdes, që ta kuptoni rrezikun që po i kanoset Saliut.

Dhe pastaj, më tej: nuk ju bëri përshtypje fare kërkesa e ngutshme amerikane për ratifikimin sa më të shpejtë në Parlament të konventës së ekstradimit Shqipëri-SHBA?
Kërkesa me ngutje për konventën, kuptohet se do të sjellë operacion drastik antikrim në Shqipëri.
As kaq nuk kuptoni dot?!

ll.
Brenda kësaj arsyeje, na duhet të pyesim:
Ku e dini ju, o njerëz, që nuk do ta kërkojë Uashingtoni diplomatik ekstradimin e Sali Berishës në Uashington, për të vijuar hetimi i tij me akuzë për veprimtari antiamerikane?
E pra, ajo që i tha ambasadorja Yuri Kim Lulzim Bashës, ishte një rrugë shpëtimi për Bashën, dhe jo goditje për Saliun.
Sepse…
Eshtë e kuptueshme: nëse Sali Berisha ekstradohet për një krim federal me akuzë antiamerikane, dhe, Basha nuk e ka shkëputur ndërkohë partinë prej tij, edhe Basha rrezikohet.
Këtë tha zonja Kim, kur i përmendi “ngrënien e barit” Bashës.
Po Basha, çdo të bëjë?
Po e ndjen veten të fortë në arsyen juridike, le të shkojë edhe ky nën akuzën amerikane si bashkëpunëtor i Sali Berishës…
Apo, mos ndoshta Basha po dëgjon Saliun që thotë se Departamentin e Shtetit në Uashington po e drejton Sorosi dhe Rama, kundër Sali Berishës?
Po ju, o njerëz, ende nuk e dini se, për krimet kundër Amerikës, Departamenti i Shtetit drejtohet nga FBI?
Vërtet mund ta drejtojë Rama FBI-në amerikane! Na bëtë për të qeshur, me gjithë Saliun.
Kaq të leshtë jeni, o njerëz! Nuk e dini që, për krimin antiamerikan, edhe Presidentin amerikan, edhe Departamentin e Shtetit, i drejton FBI, me arsyen e vet juridike në hetimin antikrim?
Por, pse të zgjatemi më tej: nga ajo që shprehu ambasadorja Kim, me sarkazëm, duke evokuar marrëzinë kriminale të Enver Hoxhës, arrijmë në konkluzionin se:
Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh, dhe krimi shtetëror do të goditet rëndë.
Këtë i ka thënë pardje, hapur, ambasadorja e Yuri Kim Lulzim Bashës. Dhe Basha nuk po flet.
Atëherë: prisni dhe shikoni.

Shkrimi Mëparshëm

Albin Kurti bashkëbisedim me mërgatën: Nuk e shohim bashkatdhetarin tonë vetëm si kapacitet financiar

Shkrimi Vijues

Pas forumit që u mbajt në Maqedoni, kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë Edi Ramës

Shkrimi Vijues

Pas forumit që u mbajt në Maqedoni, kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë Edi Ramës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

Sot në ditëlindjen e Vangjush Mio, piktorit të parë impresionist, “Poetit të peizazhit shqiptar”

5 Mars, 2026
“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

“Time”: Valbona, thesari i fshehur i Alpeve për aventurierët e ecjes në natyrë

5 Mars, 2026
Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

Edhe Gjergj, edhe Skënder. Gjergjin s’e harroi, Skënderin s’e hoqi!

5 Mars, 2026
Pirroja dhe Epiri: Një histori mes botës Iliro-Epirote dhe debatit modern historiografik

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

Stavros Voutyras dhe trashëgimia e tij më e çmuar, studimi i ethnos-it shqiptar

4 Mars, 2026
Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

Vulin kërcënon Kosovën dhe Kurtin, Sveçla: As Vulin, as Vuçiq, as nuk mund të na frikësojnë e as të na ndalin

4 Mars, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist