E enjte, 11 Dhjetor, 2025
Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com
  • Kyçu
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

Ismail Kadare: “Dogmat” e “psikoza” që “pengojnë rrugën e mirëqenies dhe demokracisë” në Shqipëri

21 Qershor, 2021
Në Kryesore, Kultura
Share on FacebookShare on Twitter

Prestigjozja “Le Monde” ka botuar, të mërkurën e 4 prillit 1990, në faqen n°3, një intervistë të Ismail Kadaresë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :Shqipëri : në një intervistë të botuar në Tiranë

Shkrimtari Ismail Kadare denoncon “dogmat” të cilat “pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë”

Romancieri Ismail Kadare, i cili festoi 5 tetorin e kaluar, botimin e romanit me titull “Thikat” (bëhet fjalë për romanin e Neshat Tozaj me parathënie të Ismail Kadaresë), që denoncon praktikat e “sigurisë” shqiptare (Le Monde, 11 dhjetor 1989), sapo dha në Tiranë një intervistë të gjatë të botuar më 21 mars në gazetën “Voix de la jeunesse – Zëri i rinisë”.

Në deklaratat e tij, ai përmend shumë shkrimtarë të së kaluarës si Faik Konicën, Ernest Koliqin, apo priftin katolik Gjergj Fishta, ende të ndaluar në Shqipëri. Ai denoncon teprimet e luftës kundër fesë, të cilat kanë dëmtuar seriozisht kulturën e vjetër kombëtare shqiptare, duke kujtuar në veçanti se sa kjo kulturë është e lidhur me historinë e krishterimit (Shqipëria u krishtërua që në shekullin e parë dhe është një peshkop i këtij vendi i cili e kompozoi “Te Deum” në shekullin e katërt).

Ai denoncon me terma të forta intelektualët dhe zyrtarët që heqin dorë të angazhohen në procesin e demokratizimit : “Këta njerëz, thotë ai, të cilët nuk i kuptojnë aspiratat e popullit shqiptar, vlerësojnë nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore nëpërmjet trurit të tyre të ngushtë, mendjeve të tyre të varfëra. Për të justifikuar konceptimet e tyre qesharake, ata pickojnë aty këtu në trupat e doktrinës, koleksionet e citateve, paragrafët kushtetues, duke harruar se logjika që qëndron në themel të ekzistencës së kombit shqiptar është mbi teoritë dhe dogmat. Dogmat, teoritë dhe citatet që i kundërvihen kësaj logjike dhe pengojnë rrugën e mirëqenies, lirive dhe demokracisë janë të papranueshme për banorët e këtij vendi. (…) Ata që nuk dallojnë se mirëqenia kombëtare dhe demokratizimi janë dy objektivat kryesorë për jetën e këtij vendi nuk i kanë kuptuar aspiratat e njerëzve (banorëve) të tyre. Që procesi demokratik të jetë real dhe i pakthyeshëm, duhet që të gjithë të jenë në gjendje të marrin pjesë.”

Kadare më pas evokon “psikozën” e cila shtyn një shtet drejt krimit : “E gjeneruar nga forcat më të errëta të vendit, ajo rritet dhe shumohet në organet e tij shtypëse. Pasi të kenë filluar të mbjellin sugjerimet e tyre kriminale, këto organe qëndrojnë në gatishmëri, duke mbledhur ditë pas dite fakte dhe të dhëna që do të bindin shtetin se kupa është mbushur plot. Nëse efekti i dëshiruar vonohet, ato vetë do të shumëfishojnë provokimet për të arritur qëllimet e tyre. Të verbuar nga kjo psikozë, duke u përpjekur të demonstrojnë tezën e tyre të pafund, sipas së cilës, pa to, Shteti do të vraponte drejt shkatërrimit të tij, ato nuk e kuptojnë se është pikërisht dhuna e tyre që do të jetë fatale për shtetin, dhe në fund të fundit, për vetë ato. Si qentë besnikë të regjimit, ato përfundojnë duke u bërë varrmihës të vendit. Siç e vinte në dukje Marksi, akti i parë i një tirani është gjithmonë gërmimi i varrit të tij.”

Kadare shton : “Demokracia, kultura e drejtësisë dhe ligjit janë ndër vlerat themelore të kombeve dhe të gjithë duhet të bëjnë çmos, çdo ditë, në çdo kohë, në mënyrë që ky sistem vlerash të mbizotërojë dhe të mbretërojë kudo. Kjo kulturë duhet të punojë urgjentisht për të gjunjëzuar forcat e errëta regresive që qëndrojnë kundër saj; nuk duhet hezituar të shtypen ato (forcat e errëta), sepse mbi këtë pyetje (çështje) civilizimi fisnik shqiptar do të kthehet në përparim.”

Shkrimtari përfundon : “Për letërsinë, kjo nuk është vetëm një detyrë, por një provë dhe një shans. Demokracia, ligji, drejtësia, këto koncepte kanë mbajtur gjithnjë lidhje të thella me krijimin letrar : ato, mund të thuhet, janë të të njëjtit trung. Duke rrezikuar të përsëritem, do të kujtoj atë që thashë për Eskilin, tek i cili është e vështirë të dallosh se ku mbaron dramaturgu dhe ku fillon mbrojtësi i ligjit. Për të, mund të themi se ai ishte ministri i parë i drejtësisë, jo i ndonjë qeverie, por i mbarë njerëzimit… Nëse nuk kujdeset për problemet e demokracisë, të drejtat e njeriut, liritë, letërsia nuk është vetëm e gjymtuar : ajo shënon sensin e saj moral me një pikëpyetje të madhe.”

Shkrimi Mëparshëm

Publikohet projekti / Rama: Porti i Durrësit, një prej porteve më të mëdha të Mesdheut

Shkrimi Vijues

“Exit”, Artur Muharremi, regjisori shqiptar rrëmben çmim në SHBA

Të Ngjashme

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”
Kultura

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla
Aktualitet

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare
Aktualitet

Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

11 Dhjetor, 2025
“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?
Kryesore

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë
Kultura

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës
Kultura

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

10 Dhjetor, 2025
Shkrimi Vijues

“Exit”, Artur Muharremi, regjisori shqiptar rrëmben çmim në SHBA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

11 Dhjetor, 2025
“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

Dëshmia e rrallë e gazetarit libanez: “Pas vdekjes së gruas dhe së bijës, Pashko Vasa gjente ngushëllimin te dhëndri dhe dy vajzat e tij, por…”

11 Dhjetor, 2025
Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

Ekspozitë për krahinën autonome të Korçës, koleksionistët Shamblli e Demeti sjellin materiale të rralla

11 Dhjetor, 2025
Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

Behlul (Karaçica) lahuta, këngët për historinë shqiptare

11 Dhjetor, 2025
“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

“Për të dëshmuar se je grek, mjafton të tregosh se je Arvanit” Pse teksti i Aristidh Kolës shkaktoi bujë të jashtëzakonshme në Greqi?

11 Dhjetor, 2025
Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

Princi i Mirditës mbi dorëzimin e Shkodrës dhe fatin e ardhshëm të Shqipërisë

10 Dhjetor, 2025
Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

Restaurohet disku i rrallë me zërin e at Gjergj Fishtës

10 Dhjetor, 2025

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English

© 2022 USAlbanian Media Group / Kontakt: info@usalbanianmediagroup.com

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist