• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
28 Maj, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare
0
NDARJET
16
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Lokaliteti i njohur arkeologjik i periudhës ilire, i njohur si shpella “Liqeni i zi” afër Dobrovnikut, ka nxjerrë një maskë prej terrakote e cila daton nga shekulli IV deri në shekullin III para erës sonë. Sipas autoriteteve kroate, paraqet një maskë teatrale. Në pjesën e sipërme ndodhet një vrimë për varje, ndërsa brenda është e zbrazët. Si e tillë, me shumë gjasa ka qenë e vendosur në mur

Arkeologët në shpellën “Liqeni i zi” në gadishullin Peleshac afër Dobrovnikut në jug të Kroacisë, kanë gjetur një maskë teatrore prej terrakote të shekullit IV-III para erës sonë. Hulumtimet arkeologjike në këtë lokalitet arkeologjik ilir kanë zgjatur disa javë, organizuar nga Muzeu Arkeologjik i Dobrovnikut, i cili ka njoftuar për gjetjen e radhës të cilën e cilëson si artefakt helenistik. Aty u gjet koka e plotë prej terrakote me paraqitjen e një maske teatrale, e cila daton nga shekulli IV deri në shekullin III para erës sonë. Në pjesën e sipërme ndodhet një vrimë për varje, ndërsa brenda është e zbrazët. Si e tillë, me shumë gjasa ka qenë e vendosur në mur. 

“Nëse mund ta lidhim Dionisin ose ekuivalentin e tij ilir me enët për verë, njëkohësisht edhe me maskën e përmendur, dhe në këtë të kërkojmë hyjninë së cilës shpella i ka shërbyer si faltore dhe çfarë ritualesh janë kryer aty – këtë mund vetëm ta hamendësojmë”, citohet të ketë thënë Domagoj Perkiq, arkeolog dhe drejtor i Muzeut Arkeologjik.

Gjatë hulumtimeve të vitit 2025, u vërtetua se shpella dhe pjesë të saj janë përdorur në periudha të ndryshme, nga epoka e bronzit deri në fund të epokës së re të hekurit, por për qëllime të ndryshme.

Në epokën e bronzit, kryesisht gjatë mijëvjeçarit të dytë para erës sonë, ajo përdorej si një formë banese ose strehe gjatë periudhave të luftërave.

Nga fundi i epokës së bronzit deri në fillimin e epokës së re të hekurit, funksioni i saj ndryshoi dhe përdoret për varrosjen e njerëzve.

“Sipas rezultateve të analizave radiokarbonike të eshtrave njerëzore, bëhet fjalë për periudhën midis viteve 1012 dhe 481 para erës sonë. Pra, për më shumë se 500 vjet ajo ka shërbyer si nekropol. Megjithatë, pasi ndaloi varrosja në shpellë, ajo qartazi u përdor si faltore ilire, e cila sipas gjetjeve mund të ndiqet nga fundi i shekullit IV deri në mesin e shekullit I para erës sonë. Për këtë dëshmojnë shumë enë miniaturale, kryesisht helene (amforë të vogla, tasa), por edhe me prejardhje vendase, të cilat zakonisht liheshin në faltore si dhurata votive, pra dhurata të përdorura në kuadër të riteve dhe kulteve fetare”, ka theksuar Perkiq.

Shpella “Liqeni i zi” në Gadishullin Peleshac, në jug të Kroacisë nga fundi i epokës së bronzit deri në fillimin e epokës së re të hekurit, e ndryshoi funksionin dhe u përdor për varrosjen e njerëzve. Për më shumë se 500 vjet ka shërbyer si nekropol. Pasi ndaloi varrosja në shpellë, ajo qartazi u përdor si faltore ilire, e cila sipas gjetjeve, mund të ndiqet nga fundi i shekullit IV deri në mesin e shekullit I para erës sonë

Aty janë gjetur edhe fragmente të tjera të enësh më të rafinuara dhe më të shtrenjta të asaj kohe, me origjinë helene. Të gjitha këto enë shërbenin për ruajtjen e verës (amforat) ose për pirjen e saj (lloje të ndryshme gotash). Ato nuk përdoreshin në jetën e përditshme të ilirëve, por ishin simbol i pasurisë dhe fuqisë së komunitetit lokal parahistorik, të cilët duket se kishin nevojë t’i përdornin në rituale ende të panjohura për ne (ndoshta të lidhura me pirjen e verës), por edhe t’i linin si dhurata për perënditë.

“Në çdo rast, mund të jemi të lumtur që në zonën më të gjerë të Dubrovnikut njihen deri tani tri faltore ilire, në bazë të të cilave mund ta studiojmë fenë ilire, ndikimet dhe ndërthurjet e saj me qytetërimin dhe fenë helene, si dhe ndoshta bashkimin dhe identifikimin e hyjnive dhe riteve lokale me ato helene. Përveç shpellës ‘Liqeni i zi”, bëhet fjalë për faltoret në ‘Shpellë’ dhe në ‘Shpellën e zanës’. Faltorja në Nakovana ekzistonte në të njëjtën kohë me këtë në ‘Liqenin e zi, ndërsa ‘Shpella e zanës’ fillon pak më herët, në fund të shekullit V dhe zgjat deri në fillimin e shekullit III para erës sonë”, citohet të ketë thënë Perkiq.

Shpella ‘Liqeni i zi’ ndodhet në gadishullin Peleshac, në jug të Kroacisë, pranë zonës së Dubrovnikut. Peleshaci është një nga gadishujt më të mëdhenj të bregdetit dalmat dhe ndodhet përgjatë Detit Adriatik. Shpella është një lokalitet arkeologjik i rëndësishëm ilir dhe prehistorik në atë rajon. Shpella “Liqeni i zi”, ajo që njihet si “Shpella” afër fshatit Nakovana në Peleshac dhe “Shpella e Zanës te burimi Ombla pranë Dubrovnikut, njihen si lokalitete të rëndësishme për studimin e fesë dhe ritualeve ilire, si dhe lidhjeve të ilirëve me kultura të tjera.

Etiketa: amfiteatergrekeilirmaskateater
Shkrimi Mëparshëm

Arvanitasit nga themelues të revolucionit, në viktima të heshtjes historike

Shkrimi Vijues

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

Shkrimi Vijues
Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Kosova nuk harron! 27 Maji 1999: Aktakuza që vulosi përgjegjësinë shtetërore të regjimit të Millosheviçit në Kosovë

Kosova nuk harron! 27 Maji 1999: Aktakuza që vulosi përgjegjësinë shtetërore të regjimit të Millosheviçit në Kosovë

28 Maj, 2026
Perceptimi i popujve të Ballkanit në hartën satirike europiane të vitit 1871 dhe rikthimi aktual në historinë e së shkuarës

Perceptimi i popujve të Ballkanit në hartën satirike europiane të vitit 1871 dhe rikthimi aktual në historinë e së shkuarës

28 Maj, 2026
Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

28 Maj, 2026
Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare

Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare

28 Maj, 2026
Kosova nuk harron! 27 Maji 1999: Aktakuza që vulosi përgjegjësinë shtetërore të regjimit të Millosheviçit në Kosovë

Kosova nuk harron! 27 Maji 1999: Aktakuza që vulosi përgjegjësinë shtetërore të regjimit të Millosheviçit në Kosovë

28 Maj, 2026
Perceptimi i popujve të Ballkanit në hartën satirike europiane të vitit 1871 dhe rikthimi aktual në historinë e së shkuarës

Perceptimi i popujve të Ballkanit në hartën satirike europiane të vitit 1871 dhe rikthimi aktual në historinë e së shkuarës

28 Maj, 2026
Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

Nis restaurimi i Kullës së Turanit, monument kulture i shekullit të 19-të

28 Maj, 2026
Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare

Shpella ilire në Kroaci nxjerr maskën teatrore rreth 2400-vjeçare

28 Maj, 2026
Arvanitasit nga themelues të revolucionit, në viktima të heshtjes historike

Arvanitasit nga themelues të revolucionit, në viktima të heshtjes historike

26 Maj, 2026
Si e rrëmbyen vallen e Pirros pontikët? Mafia ortodokse dhe dekonstruktimi i një mitologjie kombëtare

Si e rrëmbyen vallen e Pirros pontikët? Mafia ortodokse dhe dekonstruktimi i një mitologjie kombëtare

26 Maj, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist