• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Kultura

105 vjet Parlament

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
21 Prill, 2026
Në Kultura, Pikepamje
0
105 vjet Parlament
0
NDARJET
6
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka.

Nga Roland Qafoku

21 prilli i vitit 1921 është një ditë e madhe e shtetit shqiptar. Si sot 105 vjet më parë, për herë të parë, u mblodh parlamenti i parë, i dalë nga zgjedhjet e 5 prillit të atij viti, të parat të organizuara në historinë e shtetit shqiptar. Kjo ngjarje shënon një moment kulmor historik për mënyrën e funksionimit të shtetit shqiptar, vetëm 9 vjet nga shpallja e Pavarësisë. Në orën 10.00 të asaj dite të bekuar, 56 deputetë ishin ulur në të vetmen sallë të përshtatshme për një parlament në Tiranën e asaj kohe, që ishte shtëpia e Zija Toptanit, godina ku sot është Akademia e Shkencave dhe realizuan një moment solemn hapjen e asaj që e quajtën Këshilli Kombëtar. Ishte deputeti 55-vjeçar nga Tirana, Mytesim Këlliçi, ai që hapi seancën si më i vjetri mes të gjithë kolegëve.

Pas verifikimit të mandateve, Deputeti i Korçës Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i parlamentit. Më 27 mars pasdite ky parlament nisi punimet normale me seancën e parë parlamentare nën drejtimin e tij. Në shkrimin kryesor të numrit të datës 1 maj 1921, gazeta “Taraboshi” që botohej në Shkodër, shkruante për këtë ngjarje:

“Parlamenti u hap. Vllaznit t’onë q’i janë larg nesh, larg atmës, do të thonë: A mos jena n’ander? E qe besa, gadi gadi se dhe na që gjendena në Shqypnie mendohena: A thue mos t’jemi në andër?”. (Foto 2)

Po, kush ishin ata 56 deputetët e zgjedhur dhe që hapën parlamentin e parë? Në foton që po publikoj janë disa prej tyre që as më shumë e as më pak kishin vërtetë përkufizimin baballarët e kombit; Sejfi Vllamasi, Stavro Vinjau, Ali Këlcyra, Ali Koprëncka, Ahmet Zogu, Bahri Omari, Rexhep Mitrovica, Bajram Fevziu, Pandeli Cale e të tjerë.

(Foto 1). Mes tyre do veçoja dy Ali-të. I Pari Ali Këlcyra, deputeti i Gjirokastrës dhe pinjoll i familjes së madhe Këlcyra. Për atë që bënte dhe jepte në parlament, beu i Këlcyrës është cilësuar oratori i parlamentit. Fjalimet e tij janë të papërsëritshme edhe sot e kësaj dite dhe kanë hyrë në historinë e parlamentarizmit si më të bukurat, më të veçantat dhe më një fjalor të pasur politik dhe juridik. Ali Këlcyra bëri një akt personal në parlamernt teksa hoqi dorë nga titulli bej dhe kjo më pas u pasua edhe nga të tjere me një ligj të posaçëm. I dyti ishte Ali Koprëncka, deputeti i parë dhe i vetëm në atë parlament i Skraparit.

Një nga më të arsimuarit e atij parlamenti, me akademi ushtarake dhe me kulture gjenerale të admirueshme, ai njihej edhe si armik personal i Ahmet Zogut. Fjalimet e tij në parlament kanë mbetur në memorien e asaj kohe, ndërsa për studiuesit janë një lëndë e parë për startin e jetës parlamentare.

Shumë ligje të asaj kohe kanë iniciatvën dhe ideimin prej tij. Për fat të keq Ali Koprëncka u vra më 12 korrik 1930, 9 vjet nga zgjedhja si deputet i parlamenti të parë. Ai kishte lidhje të largët me firmëtarin e pavarësisë Xhelal Koprëncka po nga Skrapari, si dy patriotë që e donin Shqipërinë kur nuk kishte Shqipëri. Edhe Xhelal Koprëncka pati të njëjtin fat. U vra më 21 tetor 1919, 7 vjet pasi hodhi firmën e rëndë në proklamatën e Pavarësisë, duke treguar edhe një herë se bijtë më të mirë ky vend nuk i ka dashur. Si vrasja e Xhelal Koprënckës dhe ajo e deputetit Ali Koprëncka janë turpe të mëdha të asaj kohe. Por më me turp na bën sot mosrespektimi dhe mosvlerësimi i këtyre figurave, deri në raste ekstreme si mospranim nga shoqëria. 105 vjet më pas na takon të nderojmë atë parlament dhe ata deputetë që e bënë atë parlament.

Etiketa: parlamentipervejtoriroland qafokushqiptar
Shkrimi Mëparshëm

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Shkrimi Vijues

Elias Petropoulos:  Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

21 Prill, 2026
Elias Petropoulos:  Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

Elias Petropoulos:  Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

21 Prill, 2026
105 vjet Parlament

105 vjet Parlament

21 Prill, 2026
Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

21 Prill, 2026
Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

Jovan Cvijić: Rrënjët e Ballkanit, autoktonia e shqiptarëve, grekëve dhe arumunëve

21 Prill, 2026
Elias Petropoulos:  Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

Elias Petropoulos:  Fustanella një trashëgimi e rrëmbyer. Origjina shqiptare e një simboli Neo-Grek

21 Prill, 2026
105 vjet Parlament

105 vjet Parlament

21 Prill, 2026
Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

Plumbi i 20 prillit 1924, fundi i Avni Rustemit

21 Prill, 2026
Punime në Kalanë e Borshit/ Plan për hapjen si sit i ri muzeal me biletë hyrëse

20 Prill, 2026
Kosova e shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit

  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist