• Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
US Albania Media Group
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politika
    • Kronike
    • Ekonomia
  • Pikepamje
  • Rajoni
  • Bota
  • Diaspora
  • Sociale
  • Kultura
  • English
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
US Albania Media Group
Asnjë Rezultat
Shikoni të Gjithë Rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse ka rëndësi dhe çfarë përmban harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos që u bë pjesë e Muzeut “Gjergj Kastrioti” në Krujë

US Albanian Media Group nga US Albanian Media Group
20 Janar, 2026
Në Aktualitet, Kultura
0
Pse ka rëndësi dhe çfarë përmban harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos që u bë pjesë e Muzeut “Gjergj Kastrioti” në Krujë
0
NDARJET
13
SHIKIMET
Share on FacebookShare on Twitter

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, ministri i kulturës Blendi Gonxhja vuri në dukje rëndësinë e një artefakti të jashtëzakonshëm me vlerë kombëtare dhe europiane, i cili u shtua në koleksionin e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Bëhet fjalë për hartën origjinale të Bartolomeo Paretos të vitit 1455, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV, e cila ka vlerë të madhe jo vetëm për saktësinë e saj gjeografike, por edhe për rëndësinë historike dhe kulturore që mbart.

Harta origjinale e Bartolomeo Paretos vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se ai ishte që në kohën e tij një figurë referimi për oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë.

Kush ishte Bartolomeo Pareto dhe çfarë përmban kjo hartë e vitit 1455?

Harta e vitit 1455, e njohur si portolano, është një dokument i dekoruar me detaje të hollësishme, që përfshin pjesën më të madhe të Europës, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme. Ajo është krijuar me kujdes të madh dhe tregon ndikimet e modeleve kartografike të Battista Beccario-s nga Gjenova dhe të Angelino Dulcert-it nga Spanja.

Pse ka rëndësi dhe çfarë përmban harta e vitit 1455 e

Përveç detajeve të bregdetit dhe porteve, harta përmban edhe elemente artistike dhe simbolike që i japin asaj një vlerë të dyfishtë: si mjet navigimi dhe si vepër arti. Një nga detajet më të veçanta është paraqitja e ishullit fantazmë Antilia në Oqeanin Atlantik, një element i njohur nga mitet dhe hartat e kohës, i cili u zhduk nga hartat e shekullit XVI.

Portolani përmban gjithashtu të dhëna të rëndësishme historike dhe kulturore për Ballkanin dhe Evropën e Mesme. Shënimet e tij vendosin në hartë jo vetëm qytete dhe porte, por edhe emra të figurave të shquara.

Një nga veçantitë e  kësaj harte është se vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se figura e heroit shqiptar ishte e njohur dhe e respektuar nga oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë. Kjo e bën hartën një burim unik për historianët dhe studiuesit e marrëdhënieve politike dhe kulturore në Europën e shekullit XV.

Pas vdekjes së jezuitit valencian Juan Andrés në vitin 1817, gjurmët e hartës humbën përkohësisht, por ajo u rizbulua në vitin 1877 në një depo të asaj që atëherë quhej Biblioteka Vittorio Emanuele, pranë Kolegjit Romak, nga gjeografi italian Pietro Amat di San Filippo. Ky zbulim u dokumentua në revistën shkencore “Memorie della Società Geografica Italiana” në vitin 1878, duke rikthyer kështu në vëmendje një nga hartat më të rëndësishme të shekullit XV dhe duke e bërë të aksesueshme për studiuesit dhe koleksionistët. Sot, kjo hartë jo vetëm që është një pjesë e vyer e koleksioneve europiane, por përbën edhe një urë lidhjeje midis historisë shqiptare dhe asaj evropiane, duke treguar se Shqipëria dhe heronjtë e saj ishin pjesë e kulturës dhe politikës ndërkombëtare shumë shekuj më parë.

Kush ishte Bartolomeu Pareto?

Krijuesi i kësaj harte, Bartolomeo Pareto, ishte një prift dhe kartograf gjenovez, i njohur për mjeshtërinë e tij në hartografinë nautike. Nuk dihet shumë për jetën e tij të hershme, por është e dokumentuar se ai jetoi dhe punoi në Gjenova, ku u shugurua prift në vitin 1455, pas shërbimit si akolit papnor. Ky funksion sugjeron kontakte me oborrin papnor në Romë, megjithëse titulli ishte më shumë një nder sesa një detyrë aktive. Në vitin 1453, një mbledhje e Këshillit të Shën Gjergjit e përshkroi si “i vetmi gjenovez ekspert në artin e hartimit të hartave nautike” dhe i dha një përjashtim fiskal deri në 12 libra, duke njohur rëndësinë e veçantë të punës së tij për navigatorët gjenovezë. Para vitit 1455, Pareto ndërmori një udhëtim të gjatë detar, gjatë të cilit kaloi Detin e Alboranit, dhe që nga viti 1460 shërbeu si famullitar i kishës së Shën Gjergjit në Gjenova.

Pse ka rëndësi dhe çfarë përmban harta e vitit 1455 e

Përveç hartës së vitit 1455, nga Pareto kanë mbijetuar disa fragmente të një harte të Gadishullit Italian të vitit 1457 dhe një fragment i një mappamundi, i ruajtur në Muzeun e Pallatit Topkapi. Ai vdiq para datës 9 nëntor 1464, kur drejtimi i kishës së Shën Gjergjit iu caktua kanonikut Pietro de’ Carderini.

Përmes veprës së tij, dhe veçanërisht hartës së vitit 1455, Bartolomeo Pareto la një trashëgimi të paharrueshme në hartografinë europiane dhe një dëshmi të rëndësishme të lidhjeve kulturore dhe politike midis Gjenovës, Vatikanit dhe Europës së shekullit XV, duke bërë që emri i tij të mbetet një pikë referimi për studiuesit e historisë së hartografisë dhe kulturës evropiane.

Një kopje hartës e certifikuar sipas standardeve shkencore u soll për herë të parë në Shqipëri nga kartografi shqiptar Artan Shkreli në vitin 2017 dhe sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Shqipërisë, ku është ekspozuar dhe e aksesueshme për publikun, studiuesit.

Etiketa: bartolomeogjergj kastriotihartaparetospermbajtjaskenderbeu
Shkrimi Mëparshëm

A mundet që vetëm 30 grekë modernë të përfaqësojnë ADN-në e një popullsie prej mbi 10 milionë banorësh?

Shkrimi Vijues

Sali Vranishti – Zapata i Labërisë

Shkrimi Vijues
Sali Vranishti – Zapata i Labërisë

Sali Vranishti – Zapata i Labërisë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

  • Prirje
  • Komente
  • Të fundit

Legjenda e Rozafës, për t’u ngritur një kala, u flijua një grua

25 Qershor, 2021

Realizuar në vitin 1467, zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini

21 Mars, 2024

Populli vuante për bukë, shikoni si jetonte Enver Hoxha, gazetari anglez publikon fotot e pabesueshme

22 Dhjetor, 2020

E vërteta mbi historinë e xhaxhait të Vjosa Osmanit, që u varros i gjallë nga Enveri

18 Dhjetor, 2020

Shqiptarët në Udhëkryq!

0

Meditime NYC 2020…

0

Paradokset e ditës së parë të shkollës

0

Foto – “ 70% plagjaturë në artikullin shkencor”/ Studiuesi “nxjerr zbuluar” Ministren e re të Arsimit

0
107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

107 vite nga kalimi në amshim/ Homazhe pranë varrit monumental të Ismail Qemalit në Vlorë

24 Janar, 2026
Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

Musine Kokalari, intelektualja që sfidoi regjimin komunist

24 Janar, 2026
Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

Mani dhe Maniotët: Rigjetja e rrënjëve arbërore përmes historiografisë së Kanellidis dhe Sathas

24 Janar, 2026
Kush u’a nxori në pritë xhandarëve malazezë Isa Boletinin dhe trimat e tij në Podgoricë më 23 janar 1916?

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

Pikturat murale të Kishës së Shën Todrit i nënshtrohen restaurimit të specializuar

23 Janar, 2026
Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

Reflektime mbi 50 vite të sportit shqiptar, Ahmet Shqarri sjell librin“Copëza Mozaiku”

23 Janar, 2026
  • Home
  • Kreu

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Mirë se Erdhe!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Harruat Fjalëkalimin?

Merrni Fjalëkalimin

Ju lutemi shkruani emrin e përdoruesit ose adresën e emailit për të rivendosur fjalëkalimin tuaj.

Identifikohu

Add New Playlist